“Ne Tirane ka 50 pedofile qe levizin lirshem”/Nisma per regjistrin e krimeve seksuale ndaj femijeve.

Në këtë pjesë të parë të programit, ashtu sic shpesh ne jemi bërë pjesë e kauzave të rëndësishme dhe kemi ngritur zërin edhe sot do të flasim për projektligjin “Regjistrin e Krimeve Seksuale” i paraqitur ne Kuvend nga deputetja Erisa Xhixho ne bashkepunim me CRCA/ECPAT Shqipëri. Vetëm pak javë më parë ka qenë rasti i fundit i bërë publik ku babai kishte dhunuar fëmijën e tij 6 vjecare, dhe një tjetër rast në Jug të vendit u përdhunua një vajzë 12 vjecare. Këto raste janë vërtet ulëritëse për shoqërinë tonë dhe ne si vajza, gra, si nëna duhet të japim kontributin tonë për t’u bashkuar në këto nisma dhe të zbatohet një ligj i tillë, për të mbrojtur cdo krijesë në tokë. 

Miratimi i këtij projektligji, zgjidh një herë e mirë regjistrimin e çdo grabitqari seksual dhe mbrojtjen e fëmijëve e grave nga dhuna seksuale! Kjo nisëm bëhet edhe në kuadër të muajit të Fiongos Blu, ditëve ndërkombëtare kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe të drejtat e tyre.

Julian Bulku: Karriera ime si balerin dhe koreograf pertej kufijve.

Sot do të kemi të ftuar një prej emrave i cili shpesh herë na ka bërë krenarë e ka ngritur lart flamurin shqiptar dhe emrin e tij, Julian Bulku është koreografi dhe balerini i njohur i cili është larguar në një moshë shumë të vogël nga Shqipëria por rikthehet gjithmonë me dëshirën e madhe për të ndarë eksperiencën e tij me nxënësit dhe studentët e baletit. Jo vetëm si kërcimtar, si krijues, si artist, po ai është gjithashtu një prej instruktorëve më të mirë të Yogës.