#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

“Kënga Magjike”/ Në pritje të netëve finale, cilat janë surprizat

Backstage/ Cfarë nuk u pa në ekran nga nata e dytë e “Kënga Magjike”

Black Friday në Top Shop, ulje deri në 70% e shumë dhurata

Çfarë do të ndodhë sonte në “Kënga Magjike?” Ardit Gjebrea zbulon surprizën ekskluzivisht në “Rudina”

Në një intervistë për programin “Rudina”  në Tv Klan në prapaskenën e “Këngës Magjike” në Pallatin e Koncerteve, Ardit Gjebrea ndan përshtypjet e tij nga festivali. Slogani “feel the energy” është kthyer në një lloj motoje që po përcillet në mënyrën më të duhur jo vetëm nga artistët, por nga secili pjesëtar i stafit gjigand dhe kjo është reflektuar më së miri tek të gjithë.

Ardit Gjebrea: Më lejo të të them që historikisht “Kënga Magjike” ka patur një fenomen që nata e parë ka nisur shkëlqyeshëm, e dyta ndoshta na kanë rënë pak bateritë dhe e kemi marrë veten tek e treta. Ndërsa këtë vit ka ndodhur ndryshe. Nata e dytë mund të them që ka energji  shumë më të mira se e para dhe kur thuhet “feel the energy”, na janë mbushur zemrat me energjinë e të gjithëve nga backstage, nga spektatorët, nga telespektatorët, nga artistët na kanë dhënë një aureolë të jashtëzakonshme energjie që ne e kemi transmetuar, e ndiejmë dhe po shumëfishohet. Jam i sigurt që nata e tretë dhe nata e katërt pastaj që do jetë dhe nata finale të shtunën do të jenë risi.

Mes të tjerash, Gjebrea shprehu krenarinë për materialet e sjella nga artistët dhe sidomos për të rinjtë që janë paraqitur në mënyrë dinjitoze. Ai evidentoi edhe vështirësinë për të mundësuar prezencën e artistëve të mëdhenj të huaj si fituesi i Sanremos apo artistë të tjerë ndërkombëtarë, por edhe vlerësoi gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në festival. Moderatori zbuloi ekskluzivisht për programin edhe një surprizë që na pret në mbrëmjen e tretë.

Ardit Gjebrea: Nesër mbrëma artistët internacionalë do të prezantojnë së bashku me ne artistët shqiptarë. Dhe në fund do të ketë një surprizë prej tyre, kanë kënduar shqip në mënyrën më fantastike të mundshme.

“Klan Radio” prezanton sonte së bashku me Ardit Gjebrean në “Kënga Magjike”

“Klan Radio” ka transmetuar përgjatë dy netëve gjysmëfinale të “Kënga Magjike” më të rejat nga festivali drejtpërdrejt nga Pallati i Koncerteve. Sonte, Dasara Karaiskajn dhe Ardit Muratajn nuk do t’i dëgjoni vetëm nga transmetimi radiofonik, por për “Rudina” në Tv Klan zbulojnë se do të kenë një hapësirë të veçantë.

Dasara Karaiskaj: Ne kemi një prezantim së bashku me Gjebrean.

Rudina Magjistari: Ah, sot në skenë?

Ardit Gjebrea: Jo, do jemi në lidhje nga këndi ynë i radios.

Dasara Karaiskaj: Jo, në skenë, nga këndi jonë do dalim në transmetim kështu që duhet të ikim Rudina se nuk e dimë akoma ç’do veshim për në darkë.

“Një kupë pastaj një bebe”, Dasara Karaiskaj hedh poshtë thashethemet, Mariza nuk është në pritje të ëmbël

azetarja Dasara Karaiskaj ka hedhur poshtë thashethemet mbi një shtatzëni të mundshme të mikeshën së saj, këngëtares Mariza Ikonomi. Dasara ishte e ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan ditën e sotme ku ka folur mbi këngët e këtij viti në Këngën Magjike. Sipas saj një ndër risitë dhe surprizat ishte edhe kënga e mikeshës së saj Mariza Ikonomi, e cila i dedikohej nënës. Meqenëse ato janë mikesha prej vitesh, moderatorja Rudina Magjistari pyeti mos kjo këngë kishte një mesazh të fshehtë dhe Mariza është në pritjen e ëmbël. 

Dasara Karaiskaj: Më shkruajti pak më parë dhe më tha “ishallah marr një kupë dhe pastaj një bebe, por do të doja të ishte vajzë”. Të rrini të gjithë të qetë akoma nuk ka asgjë.

Rudina Magjistari: Do jetë për një herë tjetër ky moment.

Dasara Karaiskaj: Mua më jep gjithmonë më të rejat në lidhje me këtë pasi kam 5-6 vjet që e kam me shumë merak që të bëhet mama. Kështu që nuk ka asgjë”.

Për pak orë pritet të jetë nata e dytë gjysmëfinale e “Këngës Magjike” e cila do të mbahet në Pallatin e Kongreseve. Ndërkohë nata e madhe e finales pritet me shumë emocion në datën 26 Nëntor./tvklan.al