Të ftuar:

Oriola Kuçi – Sipërmarrëse

Ajo është e njohur si gruaja e parfumeve, por njëkohësisht është një nënë e përkushtuar, që ia del të përkujdeset për të gjitha. E angazhuar në mbrojtje të fëmijëve, ajo është edhe një grua aktive edhe në shoqërisë civile. Bëhet fjalë për Oriola Kuçin, e cila ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan së bashku me fëmijët e saj, binjakët David dhe Gabryel në një rrëfim ndryshe. Gjatë emisionit Oriola u shpreh se fëmijët e kanë “rritur” atë dhe se tashmë janë miq me njëri-tjetrin.

“David dhe Gabryel para pak kohësh u bënë 9 vjeç dhe për mua kanë qenë 9 vite lumturi. Por mendoj se më shumë se sa i rris unë, më rrisin këta mua. Ne jemi shumë miq me njëri-tjetrin dhe në familjen tonë secili ka historinë e tij, nuk gënjejmë dhe nuk kemi sekrete. Edhe unë si nënë edhe pse ndonjëherë më duhet t’ia zbukuroj gjërat që iu them, iu them të vërtetën. Shpesh prindërit kanë tendencën që t’i trajtojnë fëmijët me mendësitë e tyre, por unë dua që ata të jetojnë etapat e jetës së tyre. Mendoj se janë më të profilizuar tek artet edhe pse David ndonjëherë do që të bëhet doktor që të shpëtojë fëmijët nëpër botë. Unë dua që këta të dy të ndjejnë hapësirat, lirinë, dëshirat e veta dhe të profilizohen aty ku ata kanë dëshirë. Dua vetëm të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur”, tregoi ajo.

Oriola gjithashtu tregoi edhe momentin e parë kur mori lajmin se ishte shtatzënë me binjakë.

“Kur mora lajmin se isha shtatzënë me binjakë kam qenë shumë e emocionuar. Ne kemi binjakë në familje, edhe unë edhe babai i fëmijëve të mi. Kemi qenë në Gjermani kur unë mora vesh që isha shtatzënë dhe në muajin e dytë më thotë doktori që janë dy. Gëzohesha kur shihja të tjerët që gëzonin sepse vetë isha e mpirë. Në muajin e tretë marr vesh që njëri nga fëmijët ishte djalë dhe çdo natë lutesha që tjetri të ishte vajzë. Kam dobësi për fëmijët, por sidomos për vajzat. Në muajin e pestë mjeku më tha me siguri që ishte vajzë dhe aty e kam ndjerë veten njeriun më të lumtur. Nuk ishte i lehtë viti i parë, aq më tepër që David pati një problem me shëndetin dhe duhej të ndahesha mes të dyve. Megjithatë kanë qenë fëmijë të mbarë”, tha Oriola.

Violeta Kukaj – Këngëtare

Ajo është një këngëtare e njohur e muzikës tradicionale të Kosovës, por jo vetëm, pasi ka lëvruar në disa zhanere.

Violeta Kukaj ka realizuar mjaft këngë të dashura për publikun, por një bashkëpunim i rëndësishëm në karrierën e saj muzikore është ai me këngëtaren e madhe Nexhmie Pagarusha, e titulluar “Mbushni gotat”. Kjo këngë është kompozuar në vitet e 70’ nga Fahri Beqiri dhe e ka kënduar në atë kohë Nexhmije Pagarusha. E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Violeta Kukaj rrëfeu se ideja për ta kënduar së bashku këtë këngë ka ardhur gjatë një koncerti kushtuar Fahri Beqirit në “Ansamblin Shota”.

“Nexhmie Pagarusha e ka zemrën dhe shpirtin këtu. Ajo ka qenë idhull për mua që në fëmijëri dhe e kam shoqe shumë të mirë, pavarësisht diferencës së moshës. Dalim shpesh, por për muzikën nuk kisha diskutuar asnjëherë me të sepse kam pas frikë se mos e lëndoj duke i thënë që të këndojë. Mënyra si erdhi bashkëpunimi ka qenë shumë interesante. Unë punoj në “Ansamblin Shota” dhe ishin në një koncert kushtuar Fahri Beqirit, i cili është kompozitori i kësaj kënge. Kënga është kompozuar dhe kënduar në vitet ’70 nga Nexhmie Pagarusha, por nuk e kishte të filmuar. Në atë koncert unë do të këndoja këtë këngë. Nexhmia erdhi në prova dhe tha: “Pse të mos e këndojmë një strofë unë e një Violeta”? Mbetëm të gjithë të habitur. Bëmë koncertin live dhe më pas vendosëm bashkë që ta regjistrojmë dhe ta filmojmë”, tha Kukaj.

Genti Minga – Gazetar