Mihrije Braha – Këngëtare

Mihrije Braha këngëtare nga Kosova që tashmë prej më shumë se 25 vitesh në tregun muzikor. Me 13 shkurt ka publikuar videoklipin e fundit me titull “Kollaj” Kënga është baladë,  teksti dhe muzika janë realizuar nga Arsim Bunjaku. Për Mihrijen do bëhën 5 pyetje që janë voxe nga qytetarët. Ajo është e martuar me Naim Abazi dhe kanë një djalë, Platori

Dajana Dako – Fashion Blogger

Dajana Dako ka mbaruar për Inxhinieri Telekomunikacioni. Pasioni për modën e ka bërë atë të vijoj studimet për fashion dizanjer. Dajana është nga Përmeti dhe pasionin për qëndisjen ka nisur që e vogël por duket se prej kohësh e ka kthyer në profesionin dhe punën e saj. Dajana Dako qëndis në bluza në pëlhurën e pambukut, figura të ndryshme si dhe shkrime që tregojnë një thënie apo fjali të ndryshme. Sincerely Ana është dyqani i saj online ku ajo pret porosi nga çdo person për të qëndisur bluzën ashtu siç ai dëshiron. Në 27 dhjetor 2019, Dajana Dako lindi djalin e saj Pier. Gjatë shtatëzënisë, Dajana u kujdes për veshjet e saj duke eksperimentuar në veshje të ndryshme. Pas lindjes së djalit të saj Pier, Dajana tregon në çdo moment në Instagramin e saj djalin e saj. 47 ditë pas lindjes së djalit Dajana shpërndau një fotografi se si dukej barku i saj. Një foto që pati shumë komente ku Dajana jepte një mesazh sensibilizimi për dashurinë që gratë duhet të kenë për trupin e tyre edhe pas lindjes së fëmijës së tyre.

Aldo Mehmeti – Shef Kuzhine “Marina Bay Luxury Resort & Spa”

Pasioni dhe dashuria për kuzhinën, ka nisur që në moshë të hershme për shefin e kuzhinës nga Vlora Aldo Mehmeti. Ai  ka studiuar në Firenze, duke u njohur me botën e shijes dhe gatimit në të gjitha format dhe dimensionet e tij.Për 17 vite Aldo ka fituar eksperiencë duke studiuar dhe punuar ne disa nga restorante me  me emer ne Itali. Perpara 7 vitesh është kthyer në qyetin e tij të zemrës, në Vlore duke dashur të sjell nje fryme te re persa i perket kuzhines moderne dhe sherbimit ne pergjithesi.