Hygerta Sako – Moderatore sportive/Ish-Miss

Ajo është një ndër vajzat më të bukura të ekranit, e cila tashmë prej 20 vitesh është pjesë e botës së televizionit, e fokusuar kryesisht në moderimin e programeve sportive. Bëhet fjalë pikërisht për moderatoren Hygerta Sako. E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, moderatorja na riktheu në kohë teksa kujtoi Festivalin e Këngës të 22 viteve më parë, ku ka kënduar dhe performuar një prej këngëve hit të asaj kohe, “Barbie girl”. Ajo tregoi se kënga ka qenë një ndër ëndrrat e saj të fëmijërisë, por më vonë kuptoi se s’mund të ishte këngëtare. “Të këndosh playback dhe të mjaftohesh me videoklipin e bukur nuk është për kapacitetin tim”, tha Sako ndërkohë që shtoi se nuk ka ndërmend të bëj më gjëra të tilla gjëra.

“Kam kërcyer bashkë me Albi Nakon. Ai krijoi një koreografi sepse mua ma dha truri të këndoja, të kërceja… Isha 20 vjeç dhe në atë kohë kam pasur dëshirë jo vetëm televizionin, por të bëhesha dhe këngëtare. Festivali ishte katër netë, kishte drejtues kryesor Adi Krastën dhe tre vajza. Natën e dytë e prezantoja unë me Adin dhe mendova të bëj diçka në natën time. Drejtor artistik në atë kohë ishte Zhani Ciko, atij i pëlqeu ideja dhe mendoi ta linte si numër special për natën e katërt. Ka qenë 1997-ta dhe ka qenë festivali i parë që filloi të interpretohej “live” sepse më herët ka qenë me regjistrim. Unë mbeta e kënaqur sepse publiku e priti shumë mirë, më duartrokiti sepse deri në atë kohë nuk kishte pasur prezantuese që të këndonin apo performonin. Dhe për shumë vite të tjera njerëzit më pyesnin: “E mban mend Barbie girl?” Ka qenë një improvizim dhe doli bukur dhe mbahet mend edhe sot e kësaj dite. Muzika ishte një nga ëndrrat e fëmijërisë, por kuptova që nuk jam këngëtare. Mund të kem një vesh shumë të mirë muzike, por këngëtare nuk jam. Dhe të këndosh playback dhe të mjaftohesh me videoklipin e bukur nuk është për kapacitetin tim. Hoqa dorë dhe tani nuk kam ndërmend të bëj gjëra të tilla”, tha Sako.

Hygerta Sako është një nga figurat më të njohura televizive në Shqipëri. Ajo mori famë kur u shpall ‘Miss Albania’ në 1995 dhe pas këtij momenti nisi karriera e saj në televizion. Sako është prej kohësh e divorcuar, marrëdhënie prej së cilës ka një vajzë të quajtur Ana. Sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan moderatorja nuk i shpëtoi pyetjes së drejtueses së emisionit Rudina Magjistari, nëse është single apo e dashuruar. Sako tha se është single dhe shtoi se është më mirë vetëm se e keqshoqëruar.

Rudina Magjistari: Për çfarë je më shumë mirënjohëse?

Hygerta Sako: Unë jam shumë mirënjohëse për shëndetin dhe njerëzit që më rrethojnë. Kam një familje të mrekullueshme, një vajzë që e adhuroj për atë që është, kam mikesha shumë të mira që i dua shumë dhe në këtë rreth të ngushtë jam shumë e lumtur. Jam e rrethuar nga dashuria, kjo është një frazë të cilën edhe ma keqinterpretuan për ditëlindje duke thënë se jam e dashuruar. Por nuk ka gjë se jemi mësuar tashmë.

Rudina Magjistari: Meqë ra fjala je single apo e dashuruar?

Hygerta Sako: Jam single. Më mirë vetëm se sa e keqshoqëruar. Jam me këtë parim. Derisa të vijë personi special më mirë single sepse flemë rehat dhe nuk kemi probleme./tvklan.al

Pëllumb Elamzi – Këngëtar