Rudina – Emisioni 24 Shtator 2020


Rudina – Emisioni 24 Shtator 2020

18:57 24/09/2020

Blero zbulon planet e se ardhmes: “Me Afronen ne te njejten shtepi dhe me nje femije”

Ditën e sotme Blero lancon këngën e re sot me titull “Merri sytë e mi” Kënga ishte njoftuar se do të lancohet me datë 18 shtator, por e ka shtyrë për ditën e sotme, për ta pasur premier në program.

Këngëtari Blero Muharremi ka qënë i infektuar me Covid-19. Me 3 shtator ka njoftuar përmes një postimi se ka kaluar Covid-19. Një foto nga spitali.Blero është i martuar me modelen (fashion blogeren) e njohur Afrona Dika. Ata janë martuar me 21 shtator të 2019 në bregdetin e Shëngjinit, ku kanë bërë një dasëm madheshtore. Ditë kjo që ka pasur lëkundje tërmeti në vendin tonë.Ditën e dasmës Blero i ka dedikuar një këngë Afronës. Por ky nuk është dedikimi i parë që Afrona ka marrë nga Blero pasi dhe në vitin 2018,  kënga “Bingo” ka qënë një dedikim për Afronën. Blero dhe Afrona kanë festuar 1 vjetorin e martesës në Turqi. Ku dhe kanë bërë dedikimit në rrjetet e tyre sociale.

Afrona e ka të ndarë jetën mes Zvicrës dhe Kosovës, pasi në Zvicër ka një kontratë pune. Ku dhe për shkak të pandemisë kanë qëndruar 4 muaj pa u takuar, pasi Blero ndodhei në Kosovë.

Blero nga martesa e parë më Teuta Krasniqin ka një vajzë 10 vjec me emrin Tara. Tara duket që do të ndjek rrugën e artit. Në muajin gusht Blero ka publikuar në instastory një foto të Tarës në studio, ku shkruante: “Në punë me evladin, soon… sic e kemi premtuar”

Klinika e Fertilitetit Hygeia, nje mundesi me shume per ciftet.

Klinika e Fertilitetit Hygeia në Tiranë që prej viti 2012.

Në këto 8 vite eksperiencë Klinika e Fertilitetit Hygeia numëron më shumë se 800 fëmijë të ardhur në jetë, kjo falë trajtimeve të suksesshme dhe përkushtimit që çiftet kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin nga stafi profesionist i Klinikës së Fertilitetit Hygeia.

Ekipi i mjekëve grek të Klinikës Fertilitetit Hygeia kanë qenë një ndër ekipet e para në botë që kanë aplikuar aspirimin e spermatozoideve nga testikuli i meshkujve, si dhe janë të mirënjohur për shumë publikime të bëra mbi problemet e infertilitetit dhe alternativat e trajtmit në revistat nga më prestigjoze në botë.

Nje inxhinier telekomunikacioni, qe ben art me dru!

Fatmira Baushi në profesion inxhinier telekomunikacionit për kompanitë celulare. Prej dy vitesh Fatmir bën punimë me dru të papërpunuar, por edhe pjesë nga moblijet që nuk duhen më. Mund të ripërdoren për të krijuar objekte decorative por edhe funksionale mjaft të bukura.  Ai realizon abazhur, korniza, pasqyra, aksesorë të ndryshëm. Fatmiri është i martuar dhe ka dy vajza. 



Të ngjashme