#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Rudina – Të huajt që kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar/ 5 histori frymëzuese

Rudina – Çfarë duhet të vizitoni në: ITALI, TURQI, ZIMBABWE, BRAZIL, MEKSIKË

Rudina – Çfarë të gatuani nesër? Receta afrikane, turke, braziliane, italiane dhe meksikane

“U dashurova me shqiptarin e parë që njoha”, Anahi nga Meksika tregon pse u shpërngul në Shqipëri

Anahi  Martinez nga Meksika e  largët ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Rudina”në Tv Klan . Ajo ka treguar eksperiencën e saj në Shqipëri. Sipas saj vendi jonë ka shumë ngjashmëri me vendin e saj dhe ajo që në fillim është ndier si në shtëpi. Por çfarë e ka bërë këtë të huaj të lërë gjithçka dhe të vijë në Shqipëri?

Ajo ka zbuluar në studio se arsyeja ka qenë një histori dashurie. Anahi është dashuruar me shqiptarin e parë që ka njohur, ka ardhur në Shqipëri e më pas është dashuruar edhe me vendin e tashmë ajo jeton këtu prej 8 vitesh.  Anahi ka treguar gjithashtu se një nga gjërat që i pëlqen më shumë në Shqipëri është fakti se është një vend i sigurt ku nuk ke frikë të ecësh vetëm natën.

Rudina Magjistari: Si ke ardhur ti nga  Meksika në Shqipëri? Si ndodhi?

Anahi  Martinez:  Është gjithashtu një histori dashuri.

Rudina Magjistari: Një histori dashurie edhe për ty?

Anahi  Martinez:  Po, në fakt kam takuar shqiptarin e parë në jetën time dhe rashë në dashuri edheme Shqiptarin edhe më Shqipërinë. Unë erdha në Shqipëri për herë të parë në vitin 2013 dhe nuk ika më. Zemra ime ka qëndruar këtu.

Rudina Magjistari: U ndje menjëherë në shtëpi. Po si ndodhi që erdhe këtu, ishe njohur me djalin që dashuroje?

Anahi  Martinez:  Jemi njohur në Londër sepse ishim studentë bashkë në një program master në një universitet në Londër dhe në fakt kur jemi takuar unë e pyeta nga je dhe ai më tha nga Shqipëria. Ishte hera e parë që kisha dëgjuar për vendin, kështu që e pyeta Albany, New York City, jo më tha nga Shqipëria. Pastaj ai më ka ftuar për herë të të parë në Shqipëri dhe kemi bërë një udhëtim, një tur nga veriu në jug, në Shqipërinë e mesme dhe kam parë vendet më të bukura që në fillim fare. Për mua ka qenë një eksperiencë shumë e bukur sepse nga fillimi unë u ndjeva si në shtëpi, njerëzit janë gjithmonë me vullnet për të ndihmuar për çdo gjë. Është diçka që më ka habitur shumë. Një tjetër gjë që më pëlqen shumë është se unë ndihem shumë e sigurt në këtë vend. Ti mund të ecësh në rrugë deri vonë dhe nuk ke asnjë moment frikë se do të vjedhin. Kam harruar portofolin nëpër kafe dhe e kam gjetur prapë. Është diçka që ka shumë vlerë.

“14 vjeçe u dashurova me një shqiptar”, Ilaria nga Italia arsyen që e solli në Shqipëri

Shpesh turistë të vizitojnë vendin tonë dhe mahniten prej mrekullive natyrore që Shqipëria ofron dhe jo  në pak raste ka ndodhur edhe që turistët e huaj të shprehen se dëshirojnë të jetojnë këtu. Pikërisht për të diskutuar mbi këtë çështje, ishin këtë të shtunë të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan pesë turistë të huaj, të cilët kanë vendosur ta ndërtojnë jetën e tyre këtu.

Ata kanë treguar se si erdhën në Shqipëri, çfarë prisnin të gjenin dhe se çfarë gjetën e po ashtu kanë rrëfyer se përse vendosën të shpërngulen për të jetuar në Shqipëri. Fotografja simpatike nga Italia, me emrin Ilaria rrëfeu se arsyeja që e solli në Shqipëri ishte “zemra”. Ajo u dashurua me një shqiptar kur ishte ende shumë e vogël 14 vjeçe dhe kur u bë 16 vjeçe ajo u martua dhe erdhi të jetonte në Shqipëri.

Ilaria Paoli: Jam fejuar me bashkëshortin tim në Itali kur isha 14 vjeçe dhe më pas. Pas dy viteve gati më tha që do vish këtu për të jetuar. Ma kanë bërë propozimin për të ardhur. Normalisht fola me prindërit e mi.

Rudina Magjistari: Pra ti ishe 14 vjeçe kur  je dashuruar?

Ilaria Paoli: Po.

Rudina Magjistari: Shumë e vogël për të marrë një  vendim të tillë.

Ilaria Paoli: Po kam qenë më e rritur me mëndje dhe prandaj isha shumë e sigurt me zgjedhjet që bëra atëherë dhe tani prapë njësoj më duket.

Rudina Magjistari: Nuk je penduar fare që ke  zgjedhur djalin nga Shqipëri. Ai ndërkohë jetonte në Itali?

Ilaria Paoli: Po kishin vite që jetonin atje. Ata punonin atje, por jetën  e tyre e kishin ndërtuar kështu, prandaj zgjodhën të vinin këtu.

“Festojnë sikur s’kanë asgjë për të humbur”, Tino nga Zimbabwe tregon pse i pëlqen Shqipëria

Shpesh turistë të vizitojnë vendin tonë dhe mahniten prej mrekullive natyrore që Shqipëria ofron dhe jo  në pak raste ka ndodhur edhe që turistët e huaj të shprehen se dëshirojnë të jetojnë këtu. Pikërisht për të diskutuar mbi këtë çështje ishin këtë të shtunë të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan pesë të huaj të cilët kanë vendosur ta ndërtojnë jetën e tyre këtu.

Ata kanë treguar se si erdhën në Shqipëri, çfarë prisnin të gjenin dhe se çfarë gjetën e po ashtu kanë rrëfyer se përse vendosën të shpërngulen për të jetuar në Shqipëri. I pyetur nga Rudina Tino Makiriyado i cili vjen nga Zimbabve dhe punon si ‘digital creator’, është shprehur se një nga gjërat që i pëlqen më shumë është mënyra se si festojnë shqiptarët.

Tino Makiriyado: Njerëzit mendojnë se është gjë e keqe, që  Shqipëria është një  vend i vogël, mirëpo ti ke mundësi ta vizitosh në çdo vend atë. Ti mund të vizitosh një vend këtë vit, të shkosh sërish vitin tjetër dhe të kënaqesh po shumë. Jeta e natës këtu është shumë e bukur. Më pëlqen mënyra se si shqiptarët festojnë.

Rudina Magjistari: Si është si do e përshkruaje?

Tino Makiriyado: Sikur nuk kanë asgjë për të humbur. Siç i keni parasysh dasmat shqiptare, nuk e di pse e bëjnë këtë. Është shumë qejf. Njerëzit janë të qejfit. Vendi gjithashtu. Mund të ketë gjëra të vogla negative, po unë nuk i shikoj fare negativet para gjithë këtyre gjërave kaq pozitive.

“Nuk ke frikë se do të vjedhin”, Anahi nga Meksika tregon çfarë i pëlqen më shumë në Shqipëri

Anahi  Martinez është një meksikane e cila duke dëgjuar zemrën e la vendin e saj për të ardhur e për të krijuar jetën e saj në Shqipëri. Ajo ishte e ftuar këtë të premte në emisionin “Rudina” në Tv Klan kur tregoi për eksperiencën e saj në Shqipëri.

Anahi tregoi se ajo është ndier si në shtëpi, njerëzit kanë qenë gjithmonë mikpritës e të gatshëm për ta ndihmuar. Gjithashtu ajo tregon se Shqipëria i duket një vend i sigurt ku nuk ke frikë të ecësh vetëm në rrugë e ku nëse harron portofolin në një kafene mund ta gjesh sërish.

Rudina Magjistari: Si ke ardhur ti nga Meksika në Shqipëri? Si ndodhi?

Anahi  Martinez:  Është gjithashtu një histori dashuri.

Rudina Magjistari: Një histori dashurie edhe për ty?

Anahi  Martinez:  Po, në fakt kam takuar shqiptarin e parë në jetën time dhe rashë në dashuri edhe me shqiptarin edhe me Shqipërinë. Unë erdha në Shqipëri për herë të parë në vitin 2013 dhe nuk ika më. Zemra ime ka qëndruar këtu.

Rudina Magjistari: U ndjeve menjëherë në shtëpi. Po si ndodhi që erdhe këtu, ishe njohur me djalin që dashuroje?

Anahi  Martinez: Jemi njohur në Londër sepse ishim studentë bashkë në një program master në një universitet në Londër dhe në fakt kur jemi takuar unë e  pyeta nga je dhe ai më tha nga Shqipëria. Ishte hera e parë që kisha dëgjuar për vendin, kështu që e pyeta Albany,  New York City, jo më tha nga Shqipëria. Pastaj ai më ka ftuar për herë të të parë në Shqipëri dhe kemi bërë një udhëtim, një  tur nga veriu në jug, në Shqipërinë e mesme dhe kam parë vendet më të bukura që në fillim fare. Për mua ka qenë një eksperiencë  shumë e bukur sepse nga fillimi unë u ndjeva si në shtëpi, njerëzit janë gjithmonë me vullnet për të ndihmuar për çdo gjë.  Është diçka që më ka habitur shumë. Një tjetër gjë që më pëlqen shumë është se unë ndihem shumë e sigurt në këtë vend. Ti mund të ecësh në rrugë deri vonë dhe nuk ke asnjë moment frikë se do të vjedhin. Kam harruar portofolin nëpër kafe dhe e kam gjetur prapë. Është diçka që ka shumë vlerë.