#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Në studio: Aurora Polo, Dasara Karaiskaj, Ferdinand Samarxhi

Rekuizita e çmuar e filmave shqiptarë, së shpejti në një muze

Nga djepi e deri te makina e Enver Hoxhës, sendet e ruajtura të ish-diktatorit

Rekuizita e filmave shqiptarë nga “Alba Film” përmbledh të gjitha sendet e përdorura në ta, që nga detajet më të vogla e deri te makinat. Por jo vetëm kaq, kjo rekuizitë ruan edhe një pjesë të historisë të lidhur me ish-diktatorin Enver Hoxha. Administratorja e “Alba Film”, Aurora Polo, shprehet se të gjitha sendet, dhuratat, makina, djepi apo banka e tij e shkollës ruhen në këtë rekuizitë.

Aurora Polo: Dua të theksoj që në rekuizitën e “Alba Filmit” ndodhen dhe të gjithë sendet e zyrës së ish-diktatorit dhe ato ruhen me shumë kujdes.

Rudina Magjistari: Po pse ruhen në arkivën e “Alba Filmit?”

Aurora Polo: Sepse kjo ka ndodhur ngaqë pas viteve ’90 iu dhanë Kinostudios të gjitha, siç thashë edhe makina që ishte përdorur nga vetë ish-diktatori iu dha Kinostudios në ruajtje ngaqë ishte vendi, si duket, më i sigurtë për të ruajtur të gjitha këto. Gjithë sendet, dhuratat që i jepeshin ish-diktatorit janë të ruajtura me kujdes.

Rudina Magjistari: Po kjo bankë?

Aurora Polo: Është banka e ish-diktatorit. Gjithashtu edhe djepi.

Rudina Magjistari: Ka pasur bankë? E mbante në shtëpi?

Aurora Polo: Bankën e shkollës ku ka studiuar në Gjirokastër, ruhen tek ish-Kinostudio. Të gjitha ishin të ruajtura aty. Ja edhe djepi i ish-diktatorit.

Tina Turner: Mbretëresha e rock’n’roll-it dhe jeta e saj aspak e lehtë

Shtatorja e Kryeëngjellit Mikel – Vatikani ia dhuron Shqipërisë, simbolika dhe rëndësia

/tvklan.al