“Pyetësori i Karantinës” për Aulonën dhe Fatmën!

Në një lidhje në Skype këtë pasdite për programin “Rudina” në Tv Klan ishte Aulona Musta.

Ajo qëndron e karantinuar këto ditë në shtëpinë e saj bashkë me bashkëshortin dhe vajzën, Amara, 6 vjeç.

Ditët e karantimit, Aulonën e gjejnë me veshje sportive në shtëpi, ku ajo bën vazhdimisht aktivitete sportive, madje më shumë se më parë.

Aulona Musta: Absolutisht dhe tani më shumë se kurrë më parë. Duke qenë se më kapi frika ditët e para thashë, obobo po tani çfarë do bëj, do ha, do jem pasive normalisht, nuk do ushtrohem sa duhet dhe e kam marrë shumë më seriozisht edhe regjimin, edhe stërvitjen. Ndryshe nga gjithë njerëzit, se unë jam futur në karantinë që ditën e martë, u bë dy javë, se jam njëçik frikacake, por edhe e përgjegjshme në të njëjtën kohë. Dhe për dy javë kam rënë dy kile, nga kujdesi që kam treguar.

Më tej, Aulona shton se pasiviteti në shtëpi bën shumë dëm, prandaj 30 minuta në ditë stërvitje i bën mirë trupit dhe mendjes

Aulona Musta: Njerëzit nuk e dinë sa dëm na bën pasiviteti në shtëpi. Po nuk treguam kujdes, po nuk u stërvitëm sadopak, por të paktën mos jemi pasivë. T’i dedikosh vetes tënde 30 minuta, kaq mjafton për stërvitjen jo vetëm të trupit, por edhe mendjes se të bën shumë mirë. /tvklan.al

Ne lidhje Skype me dr. Pëllumb Pipero -Mjek Infeksionist!

Në këto ditë kaq të vështirë kur të gjithë jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi, nuk duhet të mungojnë as informacionet e sakta nga mjekët, profesionistët që qëndrojnë vijën e parë të rrezikut me virusin e panjohur që ka gjunjëzuar botën.

Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan ishte mjeku infeksionist Pëllumb Pipero. Lidhur me matjen e temperaturës çdo mëngjes për të qenë të sigurt, mjeku u përgjigj se nuk është e këshillueshme, nëse individi nuk ndjen shqetësim.

Pëllumb Pipero: Në qoftë se nuk ndjejnë që kanë bezdi, që kanë dhimbje koke, që nuk kanë temperaturë, nuk do thosha të rrinë me termometër në dorë, nuk do ta këshilloja. Në rast se ka temperaturë do t’i këshilloja ta maste atë dy herë në ditë, për të qenë të sigurt që temperatura zgjat një 2-3 ditë dhe mbas kësaj fillon kolla dhe vështirësia në frymëmarrje. Pra duhet ta ndjekim me dinamikë, jo të rrimë me termometër në dorë. /tvklan.al

Via Skype me këngëtaren Nertila Koka nga Suedia!