#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen

Të ftuarit: Erieta Koliqi Gajtani, Nard Ndoka, Irini Qirjako, Xhon Jeskusi, Bora Bitri

Nga jugu në veri, traditat e bukura shqiptare të trashëguara ndër breza

Irini Qirjako ia merr këngës/ Rrëfime plot humor- traditat e veçanta të qyteteve

Mishi në bidon në Gramsh, fërgesa Tironse, japarakët/ Gatimet tradicionale shqiptare

Bizhuteri me fije ari, Erjeta Gajtani sjell në studio punimet e saj: Paret e florinit gratë i mbanin në qafë

Mjeshtrja e punimeve me gurë Erjeta Koliqi Gajtani ka sjellë sot në studion e “Rudinës” në Tv Klan disa nga bizhuteritë të cilat i ka përfunduar së fundmi.

Erjeta thotë se dikur këto bizhuteri të punuara me grep e fije ari i vinin gratë tironse. Sipas saj sa më e kamur të ishte familja, aq më shumë vargje të tilla do kishte në qafë një grua. Veç këtyre, ajo tha se shumë shpejt do të mbarojë dhe një fustan të punuar me dorë.

ErjetaKam filluar të bëj një koleksion me këtë fije, të punuara në grep.

Rudina: Është bizhuteri, sa e bukur!

Erjeta: E punoj vetë.

Irini Qirjako: Ua sa e bukur!

ErjetaKjo si të thuash është një nostalgji e dupjeve, gjyshja ime ka pasur 7 dupje, janë ato paret e floririt që i mbajnë këtu. Janë sipas familjeve, sa më i kamur aq më shumë vargje kishe. Gjyshja në atë kohë ka pasur 7, por shumë të mëdha edhe këtu kam 7. Është një lloj imitimi.

Rudina: Sa kohë të ka marrë punimi?

Erjeta: Ha pak se është shumë e hollë kjo fija dhe e kam rregulluar, zbukuruar me këto gurët, perlë e kështu…

Rudina: Ti e vë dhe e kombinon, sa bukur ja shkon dhe me fustanin e zi që ke veshur sot!

Erjeta: Ja dhe kjo tjetra pak a shumë e ngjashme. Unë do të qëndis edhe kostumin dhe kur ta mbaroj do ta demonstroj. Unë që merrem dhe me gurin, e di vetë ti ça durimi kam. Këtu kam një mini sepet ose sënduk. Mbaj ndonjë unazë, se mbaj mend prej sa vitesh e kam, që e vogël.

“Zonjat e Pogradecit mjeshtre të vajtimit”, Xhon Jesku: Edhe mamaja ime e zotëron këtë ritual

Këngëtari Xhon Jesku ka folur sot në programin “Rudina” në Tv Klan për disa nga traditat më të bukura që e karakterizojnë Pogradecin.

Teksa përmendi serenatat pogradecare dhe kulinarinë, Jesku u ndal te një ritual mjaft unik sipas tij në atë qytet, që është pjesa e vajit në ceremonitë mortore.

Ai rrëfeu se nëna e tij, por thuajse të gjitha zonjat pogradecare e zotërojnë këtë mjeshtëri të vajtimit.

Xhon Jesku: Unë jam shumë i lidhur me vendlindjen time dhe gjithë qytetarët e Pogradecit janë shumë tradicionalë. Ka shumë rite që e identifikojnë Pogradecin , duke marrë të parën pjesën e kulinarisë që gjenden dhe ushqime shumë të rralla që mund ti mund t’i provosh vetëm në Pogradec.

Rudina Magjistari: Po, ka kuzhinë shumë të mirë Pogradeci.

Xhon Jesku: Po të marrim pjesën artistike është përfaqësuar denjësisht, ka muzikën folklorike shumë të pasur, kemi një grup emblematik si “Nostalgjia” që vazhdon brez pas brezi dhe ka në përbërje këngëtarë nga i gjithë Pogradeci, të cilët këndojnë shumë bukur serenatën pogradecare.

Rudina Magjistari: Edhe Pogradeci ka serenatat e veta? Se kur themi serenata mendojmë Korçën.

Xhon Jesku: Ajo e cila mua më mbetet në mendje dhe jam shumë krenar, e që familja ime apo gjithë njerëzit e Pogradecit vazhdojnë e trashëgojnë sepse kjo vërtetohet edhe nga mosha ime, jam vetëm 26 vjeç dhe i di shumë mirë ritet e ceremonive të lindjes, të martesave e madje deri te ceremonitë e vdekjeve, që ne kemi një traditë shumë të pasur në këtë pjesë. Edhe zonjat në këtë të fundit, dallohen për mjeshtërinë e tyre ose lavdërohen në momentin që përfaqësojnë ose përcjellin me dinjitet mënyrën se si vajtojnë. Jam shumë krenar për këtë, mamit tim i bëhet një vend shumë i veçantë…

Rudina Magjistari: Aa pse është mamaja jote që e zotëron këtë mjeshtëri të të kënduarit?

Xhon Jesku: E zotërojnë gati gati të gjitha zonjat e Pogradecit, unë jam kaq krenar për nënën dhe fisin tim që e zotërojnë me një mjeshtëri kaq të madhe që në të gjitha gëzimet familjare e madje edhe në momentet e trishta kur përcjellim dikë, është një moment që i ka rezistuar shumë kohës dhe traditës, pjesa e vajit.

Rudina Magjistari: Është art më vete!

“I thoni darsëm?!”, Nard Ndoka flet për vitet e rinisë së tij në Shkodër: Kam jetuar në Vaun e Dejës tamam, bëra shkollën…

Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka kësaj here nuk do të flasë për politikën, por për disa nga traditat më të veçanta të Shkodrës, qytetit të tij të lindjes.

Në programin “Rudina”  në Tv Klan, Ndoka tha se Shkodra është një krenari kombëtare për një sërë traditash të ruajtura brez pas brezi, ku përmendi fotografinë, këngët, humorin e arkitekturën. Ai kujtoi dhe vitet e rinisë së tij në Vaun e Dejës, atje ku edhe u shkollua.

Nard Ndoka: Të gjitha të veçanta, kënga shkodrane që shoqëron çdo darsëm.

Rudina Magjistari: Darsëm! Thatë darsëm?

Nard Ndoka: Po.

Rudina Magjistari: I thoni darsëm, edhe Shqipëria e mesme e përdor apo jo, e kam dëgjuar.

Nard Ndoka: Pastaj është fotografia që ka histori në Shkodër me Marubin e famshëm.

Rudina Magjistari: Marubi ka bërë historinë e gjithë Shqipërisë ë?

Nard Ndoka: Po patjetër, por në mënyrë të veçantë ishte i lidhur me Shkodrën, pavarësisht se u desh një italian që të vinte dhe ta linte si trashëgëmi. Janë shumë gjëra që të lidhin me traditën, arkitektura në Shkodër është e veçantë që i mbart të gjitha kulturat.

Rudina Magjistari: Ju deri në ç’moshë keni jetuar në Shkodër?

Nard Ndoka: Unë kam jetuar në Vaun e Dejës tamam, ajo është jeta ime. Kam jetuar, kam bërë shkollën, kam gjithë pjesën e rinisë të lidhur me Shkodrën dhe historinë e saj. Është një qytet që është dhe një lloj krenarie kombëtare, duhet ta pranojmë sepse janë shumë gjëra të para që lidhen me të. Teatri, libri,fotografia, futbolli, humori. Janë gjëra që nuk kanë humbur, janë trashëguar ndër breza, kjo është e veçanta.

Irini Qirjako kujton me nostalgji dasmat në Finiq: Pala e dhëndrit dhe nuses hidhnin batuta labçe, unë çuditesha…

Tema e kësaj të Shtune në programin “Rudina” në Tv Klan ka të bëjë me traditat e bukura shqiptare të trashëguara ndër breza. Pjesë e panelit, këngëtarja e njohur e këngës popullore Irini Qirjako rrëfen me shumë nostalgji disa nga traditat më të bukura të vendlindjes së saj.

Sipas saj, dasmat në Sarandë nuk bëheshin me orkestër, por me këngë polifonike e batuta që hidhnin pala e nuses dhe ajo e dhëndrit.

Irini Qirjako: Në zonën tonë, tradita më e bukur është kënga polifonike në Sarandë. Përpara nuk kishte instrumenta fare apo orkestër, dasmat bëheshin duke kënduar. Por, më e bukura ka qenë në këto gëzimet, kur lindte fëmija i vogël, në fejesa, në këto pagëzimet. Mbaj mend se kam qenë e voçkël, kendonim në momentin e dasmës bëheshim dy palë. Një palë këtej nga krushqia dhe pala tjetër e dhëndrit dhe jepnin batuta me njëri-tjetrin labçe, krijoheshin në moment. Unë çuditesha, gjithë ato fjalë si i krijonin në çast!

Rudina Magjistari: Improvizime…

Irini Qirjako: Improvizim po kaq perfekt dhe kaq artistikisht letrate ato fjalitë sa unë mahnitesha. Kjo ishte gjëja më e bukur, edhe sot e vazhdojnë e kanë paçka se ka hyrë orkestra e muzika, por në disa krahina për nostalgjinë e vjetër i bëjnë ato batutat.

Ndërsa për dialektin në Finiq, Irini thotë se nuk mban mend shumë se ka ikur e vogël, por shpjegoi disa fjalë shpjegon për objektet e gatimit.

Unë kam ikur e vogël, po përshembull tepsisë ne i thonim sini. Sini e madhe që bënim byrekun, ja si qeshin gratë. Ajo që vihej në zjarr, pirostia quhej me tre këmbë. Një trekëndësh me këmbë metali dhe sipër vihej kusia, se tenxheres kusi i themi ne. Bjer çik kusinë dëgjoja ato komshitë çame”, tha Irini./tvklan