#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Ai turk ajo shqiptare/ Historia e dashurisë që nisi në sallonin e bukurisë

Bukë me vete në shkollë – 5 receta për 5 ditët e javës

Të rinjtë cool të kryeqytetit në maratonën e parë me patina

Sezer: Kur e dërgova Gertën në Turqi i thashë paketo vetëm gjëra të mbyllura, vishu…

Parukieri turk Sezer, i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan së bashku me partneren e tij shqiptare Orgeta folën për jetën e tyre profesionale dhe private. Duke qenë se vijnë nga dy vende dhe kultura të ndryshme, Sezer tha se në Shqipëri e pati të lehtë të përshtatej edhe prej ushqimit, ngjashmërisë së zakoneve dhe traditave familjare. Gerta u shpreh se po njësoj funksionoi dhe me të, por gjithsesi vërehen disa ndryshime në mentalitetin turk, si për shembull, veshja.

Rudina Magjistari: Cilat janë ritualet turke ndryshe nga ne?

Orgeta: Ritualet e njëjta janë por ndoshta këtu te ne njerëzit janë më të hapur dhe atje i ndjekin më shumë traditat. Ne jemi më europianë, atje janë më të mbyllur në mentalitet. Kjo është pak më ndryshe.

Rudina Magjistari:  Për shembull më trego një detaj?

Orgeta: Janë fanatikë, sidomos në veshje janë shumë më shumë se ne.

Sezer: Gerta është në siklet tani, nuk e tregon dot.Pjesa ku jemi ne, nga pjesa e jugut, ka jugun dhe veriun që t’i ndaj pak, aty është absolutisht edhe jugu, edhe veriu, për ne është europian, patjetër. Aty në vendin tim janë të mbyllur. 70% janë me shami ndërsa 30% me flokë të hapura. Dy motrat e mia janë me shami dy të tjerat pa shami. Okej secili e zgjedh vetë, por ka një pjesë që pjesa e veshjeve që thotë Gerta është e vërtetë, nuk iu pëlqen të shohin njerëz me gjëra të shkurtra, ose shumë të shkurtra, me dekolte nuk preferohen, kështu që pak më të mbyllura. Gerta, normale, e ka mësuar me gjërat këtu.

Rudina Magjistari:  Kur vjen atje, çfarë bën, ndryshon stil veshjeje? Për shembull siç ka ardhur sot, me këtë veshje?

Sezer: Është okej.

Rudina Magjistari: Është okej, domethënë mund të shkosh me këtë dekolte se ka pak dekolte të zbuluar sot? Do vinte kështu siç është, atje nuk do guxonte kështu?

Sezer: Pak më mbyllur. Herën e parë që e dërgova Gertën në Turqi, i thashë Gerta merr me vetë gjëra të mbyllura, vishu siç duhet aty te vjehrra, kur të vish këtu s’ka problem, aty pak më kujdes.

Ai mysliman, ajo katolike, dashuria shqiptaro-turke që nisi në sallonin e bukurisë

“Nusja shkoi vetëm në Turqi të takonte familjen time”

Emrin e Sezerit tashmë e njohin të gjithë. Prej 8 vitesh, parukieri i njohur turk kujdeset për flokët e shumë personazheve të famshëm në sallonin e tij të bukurisë. Përveç  punës, Sezer ka gjetur edhe dashurinë në Shqipëri  kur njohu partneren e tij, Orgetën, me të cilën sot ka një djalë 18-muajsh, Reis.

Një dashuri e lindur nga dy kultura, fe, prejardhje të ndryshme që nisi në një sallon bukurie, çifti na tregon në “Rudina” në Tv Klan se si nisi historia  e tyre. Greta, nga një kliente u kthye në njeriun e zemrës së Sezerit pas një takimi me të. Një nga momentet kyçe të njohjes është edhe prezantimi me familjet dhe Gerta na rrëfen frikën që hasi kur erdhi ky çast.

Orgeta: Të them të drejtën e kisha shumë frikë që t’i thoja prindërve njoh një djalë nga Turqia, është turk, është mysliman duke qenë se unë jam katolike, e krishterë. Kisha këtë frikën si do e prisnin një turk, një mysliman. Por më ndodhi komplet e kundërta. I them mamit, sigurisht përpara. Pastaj i them mami do i thuash ti babit apo t’i them vetë. Pastaj mami thotë “si të duash ti”, okej, do i them vetë babit. I them babai që kam njohur një djalë turk, punon këtu në Tiranë, ka sallonin e tij dhe është prej 3 viteve këtu, para 5 viteve domethënë, punon dhe okej, e pritën shumë mirë. “Okej, na e prezanto ta shikojmë”.

Nga ana tjetër, nuk dihej se si do ta priste familja e Sezerit një vajzë të krishterë shqiptare, por edhe kjo provë kaloi me sukses.

Sezer: Unë nuk shkoja dot në Turqi atë moment prej punës,pastaj isha i detyruar. Në fakt kanë ardhur në fillim familja, patjetër. Gerta, ka ardhur familja këtu pastaj ike ti  apo?

Orgeta: Ka ardhur familja e Sezerit këtu që jemi njohur.

Sezer: Pastaj Gerta ka shkuar vetëm në Turqi që të njihte krejt familjen. Mami, babi im  kanë ardhur në  fillim këtu, pastaj i thashë hajde, e gjeta gocën. Erdhën mami e babi, pastaj e dërgova vetëm Gertën atje, ishte për herë të parë, por kombinuan mirë./tvklan.al