RUDINA – EMISIONI 25 PRILL 2019! – TV KLAN

RUDINA – EMISIONI 25 PRILL 2019!

Emision: 25.04.2019

Burger me cokollate, receta me e veccante nga shef Renato!

Renato Mekolli është tashmë një emër i njohur në gastronomi jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Ai shquhet për gatime të veçanta dhe këtë herë i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan tregoi një recetë ndryshe, burger me çokollatë.

Gjatë emisionit ai përgatiti burgerin e ëmbël dhe tregoi se si çdokush mund ta përgatisë vetë në shtëpi.

“Burgeri i ëmbël është një ëmbëlsirë që mund të konsumohet paradite ose pasdite. Merendën e përgatisim me çokollatë të cilën e shkrijmë, shtojmë në të lajthi të grira, kakao, qumësht dhe sheqer ose mjaltë. E gjithë receta mund të ketë 60 gr sheqer, shumica është me mjaltë. Burgeri është marrë nga një recetë franceze, të cilën unë e ndryshova dhe e bëra të ëmbël. Në vend të majonezës lyejmë burgerin me merenda nga të dyja anët. Më pas vendosim kremenë e çokollatës, të cilën e përgatisim me çokollatë të shkrirë, shtojmë në të qumësht ose pana dhe lëmë në frigorifer për 30 minuta që të mpikset. Mbi kremenë e çokollatës vendosim luleshtrydhe dhe e mbyllim me pjesën tjetër të burgerit. Në fund vendosim çokollatë të bardhë të shkrirë në të cilën kemi shtuar edhe mjaltë për ta bërë më të ëmbël”, tregoi Mekolli.

3 vite udhetim me korciere, ne 35 shtete te bote!

Ajo është një vajzë që ka udhëtuar në 35 shtete të ndryshme të botës për 3 vite. Blogerja Delinda Muçollari përveç se ka udhëtuar duke shijuar bukuritë e vendeve të ndryshme, edhe ka punuar në kroçere.

Rasti në fjalë na tregon se si jo vetëm nuk ka shpenzuar, por e ka kthyer udhëtimin e saj të tre viteve në një profesion. “Të punosh duke bërë pushime dhe duke shëtitur botën” mund të cilësohet ndryshe rasti i blogeres, fillimet e së cilës nuk kanë qënë aq të thjeshta.

Siç tregon Muçollari në emisionin “Rudina” në Tv Klan, asaj i është dashur të heqë dorë nga pasioni i saj për gazetarinë, për të realizuar një tjetër ëndërr, udhëtimet.

“Unë kam studiuar dhe punuar për një kohë të shkurtër si gazetare dhe vendimi për të ikur ishte i vështirë. Ishte një eksperiencë të cilën e kisha pasur ëndërr dikur dhe nuk e kisha menduar se do të vinte kaq thjeshtë, që dikush të trokiste në “derën” time dhe të më pyeste a je gati për një udhëtim rreth botës. Pa e menduar thashë po dhe u nisa. Unë isha duke kërkuar për një punë verore në SHBA dhe m’u ofrua një punë në kroçere, më pëlqeu dhe vazhdoi për tre vite. Kam vizituar 35 shtete, ndërsa si qytete janë të shumtë dhe nuk i kam numëruar. Muzeu i Irlandës në Dublin, një nga muzetë më të mëdhej në botë, ka qenë një kujtim i veçantë, karnavalet e Porto Rikos po ashtu”, tregoi Muçollari.

Vjen ne shqip romani “Nusja e re”, i shkrimtarit Alessandro Baricco!

Kategori
Rudina
0 Komente

Përgjigju

*

*