Teatri i Operas nis sezonin artistik me “Artistët e së ardhmes”.

Teatri i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor mbrëmjen e 22 janarit nisi sezonin artistik 2021 me ciklin e koncerteve “Artistët e së Ardhmes”.

Baza ishin artistët e rinj të cilët u zbuluan e u trajnuan në 4 vitet e fundit, që ishinnë vitet më të vështira të historisë së Teatrit të Operas dhe Baletit. Edhe pse në kushtet e vështira që krijoi pandemia, ka qenë i vetmi institucion i cili nuk i ka ndërprerë shfaqjet e tyre artistike pasi zhvilluan një sezon online i cili vazhdon edhe në ditët e sotme.

Në këto 4 vitet e fundit janë punësuar 102 artistë të rinj të cilët premtojnë shumë në rrjedhën artistike të këtij teatri

A e ndjekin prinderit shqiptare protokollin e vaksinave.

Në pjesën e dytë do të flasim për një temë e cila veçanërisht vitet e fundit ka qenë shpesh në vëmendjen publike: vaksinimi!

Të gjithë ne prindërit duhet të jemi familjarë me atë që njihet si “protokolli i vaksinimit”, rëndësinë e vaksinës dhe alternativat që ofrohen sot në treg.

Quiz-i/ Sa fasule ka në kuti.

Në këtë pjesë të tretë do të zhvillojmë quiz-in telefonik. Ndryshe nga hera e kaluar, sicc edhe po e shini kemi një kuti me fasule. Sa fasule ka në kuti, ky do të jetë edhe quiz-i i ri… Numri do të jetë 4 shifror, nese arrini te gjeni sa fasule ka në kuti do ti fitoni, nëse jo, shumës do të shtohet pas cdo telefonate 5000 lekë deri sa të kemi fituesin…