#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Të ftuarit: Ermira Gjata, Anxhelina Kotorri, Spase Shumka, Juli Zguro

“Shtëpia te porta e kalasë”/ Romani i parë i aktores Ermira Gjatës

Karkalecat dhe larvat, nga sot në tryezën tonë për t’u konsumuar

Trendi i fundit në modë: Getat me shkëlqim/ Ja si t’i kombinoni

Humbi dy njerëzit e dashur, nëna e Zhakut merr mesazhin inkurajues prej saj: Gëzoju jetës, edhe pse nuk është aq e lehtë

Ermira Gjata, aktorja e njohur ka publikuar librin e saj “Shtëpia te porta e kalasë”.  E  ftuar këtë pasdite në “Rudina”në Tv Klan për të folur rreth tij, procesit të krijimit por edhe lexueses së parë të  tij, e cila  është vajza, Inida Gjata ose siç e njohim të gjithë, Zhaku. Ermira rrëfen se ardhja në jetë e nipit ka qenë një shtysë e madhe për të vazhduar, sidomos pa dy humbjeve të rënda familjare.

Ermira Gjata: Mua më ndodhën edhe dy fatkeqësi të tjera, na la babi, po ajo që na dhembi më shumë, vëllai iku në mënyrë të menjëhershme. Ai qe i vetmi që rrinte në Elbasan, Fatjoni dhe nuk ka shumë, ka 4 muaj se po mos të kishte ndodhur kjo, unë do ta kisha kënduar këngën për…

Rudina Magjistari: Më vjen keq.

Ermira Gjata: Dhe më vjen keq se mezi  po prisja që ta lexonte ai, por shyqyr kam njëmotër dhe një vëlla të cilët më mbushin dhe me të cilët jam krenare sepse ndjekin çdo krijim timin.

Zhaku, vajza e aktores i ka dërguar një videomesazh surprizë nënës së saj për këtë ditë të rëndësishme.

Inida Gjata: E dashur mamushi! Gjatë këtij mesazhi do të dëgjosh edhe zërin e ëmbël të nipit tënd të dashur, Amonushit, i cili kënaqet aq shumë sa herë që flet me ty. Nuk po e nxjerr tani se nuk dua të ma marrin mësysh, por ti e sheh çdo ditë, kështu që ti flet me të dhe ai flet me ty. Tani ai është i lumtur dhe i gëzuar, unë i thashë që ti ke nxjerrë librin po nuk e di sa e ka kuptuar.

Gjithsesi do doja vetëm që të uroja në këtë ditë të veçantë tënde, jo vetëm për librin e mrekullueshëm që ke shkruar për të cilin të uroj shumë suksese dhe uroj që jo vetëm të bjerë në dorë të lexuesit të duhur, por edhe të gjejë regjisorin e duhur ose regjisoren e duhur për t’u shndërruar në një film të mrekullueshëm sepse është një histori shumë e bukur dhe jam shumë e lumtur që më në fund e realizove, edhe pse ke patur një vit shumë të ngarkuar emocionalisht, me plot luhatje emocionale të thella nga humbjet e njerëzve më të dashur deri tek lindja e nipit tënd, pra e të bërit  gjyshe, pra nga ekstremi në ekstremi në një kohë pak të shkurtër dhe megjithatë tregove forcë, kurajë, e përballove me shumë sukses, jam shumë krenare për ty që je në kulmin e aktivitetit tënd artistik tani edhe me librin, të cilin vërtet uroj që ta lexojnë sa më shumë dhe sigurisht, uroj që të bëhet film. Megjithatë ne të gjithë si familje të urojmë shumë sukses, të duam shumë, vazhdo ec përpara, krijo, ji kjo që je, vazhdo dhe gëzoju jetës,edhe pse ndonjëherë nuk është edhe aq e lehtë.

“Çfarë shijeje ka një insekt?”, shefi i kuzhinës: Si karkalec deti friturë, por pa shijen e peshkut

Lajmi  se Europa do të gjejë në  tavolinat e saj pluhurin ose miellin e karkalecit në gatime të ndryshme dhe larvave të ngrira, të thara  ka  gjetur përkrahjen por  edhe habinë e njerëzve që  nuk janë mësuar të konsumojnë një kategori të tillë ushqimore. Dy të ftuarit në “Rudina” në Tv Klan, profesori i UBT, Spase Shumka dhe shefi i kuzhinës Juli Zguro janë njerëz që kanë  provuar të hanë insekte.

Profesori u shpreh se insektet përmbajnë një mori vlerash ushqyese, kanë sasi të larta proteinash ndërkohë që kushtojnë shumë më pak se sa mishi. Shefi i kuzhinës u shpreh entuziast për këtë lajm  pasi përveçse është një mundësi për të eksperimentuar më shumë  në kuzhinë, mund të zbulosh shije të reja. Duke folur për shijet, lind pyetja, çfarë shijeje ka një karkalec?

Juli Zguro: Në qoftë se ato përdoren , përgatiten ose gatuhen ashtu siç duhet, nuk ka problem, edhe në formë mielli ato mund të përdoren.

Rudina Magjistari: Pra, do ndjehet shija e insekteve në momentin që përzihen me këto produkte të përditshme?

Juli Zguro: Shija e insekteve do ndihet, por meqenëse dhe ana optike nuk është e njëjtë, kështu që nuk do ndihet në të njëjtën formë siç është insekti i plotë në pjatë.

Rudina Magjistari: Po në shije, si e kanë shijen, karkalecat për shembull, si shijojnë nëse do e përshkruanim shijen?

Juli Zguro: Mund ta përshkruajmë me një karkalec deti i cili mund të jetë friturë, por jo me shijen e peshkut. Shija është e veçantë.

Rudina Magjistari: Është e shijshme apo jo?

Juli Zguro: Është e shijshme, varet edhe nga kombinimi që shefat zgjedhin t’i bëjnë, kryesisht është pak delikate në kombinimin që asaj mund t’i bësh. Ose e konsumon siç është, thjesht i pjekur, me një marinim të thjeshtë ose pastaj mund ta bësh në formë salce që mund ta vendosësh, meksikanët e përdorin në taco.

Rudina Magjistari: A hahen krudo?

Juli Zguro: Krudo unë s’e kam provuar, nuk e kam parë, është në fazë eksperimentimi./tvklan.al