Sfilata “Joni Peçi & Friends – One Night Show”!

Sfilata Joni Peçi & Friends – One Night Show që prezantoi koleksionin më të ri të veshjeve Joni Peçi u organizua më 24 Maj në një event në studion e programit “E diela Shqiptare” në televizionin Klan. Një event ku mblodhi shumë personazhë nga bota e showbizz-it duke qenë ata pjesë e sfilatës.

Ndonëse mungonte publiku, sfilata u transmetua në tv Klan. Kjo sfilatë solli koleksionin më të ri të veshjeve Joni Peçi ku madhështorja ishte e ndërthurur me klasiken dhe modernen. Sfilata nisi me çiftin Xhensila Myrtezaji me Bes Kallakun. Më pas shumë artistë të tjerë bashkë me fëmijët e tyre si Bora Zemani me djalin, Eli Fara me vajzën Marina, Aurela Gaçe me vajzën Greis, Inva Mula me vajzën Nina, Fjodora Fjolla me djalin, Blerina Bombaj me vajzën, Enada me Gerd Vason me djalin, Soni Malaj me nipin e mbesën, Marçela Lati me djalin. Po ashtu sfiluan Ilda Bejleri, Anxhela Peristeri, Rozana Radi, Enca, Samanta Karavella duke mbyllur sfilatën Marsela Çibukaj e veshur nuse me Vitmar Bashën dhëndër.

Gjithashtu sfiluan dhe modelë duke u ndërthurrur me artistët. Sfilata pati momente baleti nga Enada dhe Gerd Vaso bashkë me balerinët si dhe performancë në këngë nga Aurela Gaçe dhe Inva Mula.

Kinemate ne normalitetin e ri/ Masat qe po merren!

Kinematë janë bizneset që janë mbyllur të parat dhe ndoshta do të jenë të fundit që do të të rihapen. Kjo për faktin se ato paraqesin rrezikshmëri më të lartë në pandeminë e Covid-19.


Ende nuk është caktuar se kur do të jetë data për rihapjen e tyre ashtu si edhe në vende të ndryshme të botës dhe nuk dihen ende cilat janë rregullat e reja apo kur do të fillojë normaliteti i ri për to. Vetëm Kina i ka hapur Kinematë që në datën 28 Mars. Një zgjidhje e re për të apasionuarit pas Kinemave është metoda Drive-in Cinema, ku gjatë pandemisë u përdor në Gjermani. Përpara një monitori të madh qëndrojnë disa makinë të parkuara ku nuk lejoheshin më shumë se dy persona brenda në të. Ata mund të konsumojnë ushqim në makinat e tyre dhe të shijojnë filmin.

Titujt e filmave të rinj që do të jepeshin në kinematë e vendit kanë mbetur të pandryshuar deri në një moment të ri kur të merret vesht data për rihapjen e kinemave.

“Me mungon”/ Grupi NRG Band prezanton kengen e re!

NRG Band sapo ka publikuar këngën e tij më të re “Më mungon, të cilën e kanë lancuar më 24 Maj, ditën e Fiter Bajramit. Besnik Qaka me grupin NRG Band ka sjellë një këngë dashurie, e duket se kjo është një këngë që do përfshijë shumë të dashuruar që ndodhen larg njëri-tjetrit në këto kohë pandemie ku kufinjtë kanë qenë të mbyllur.

Besnik Qaka ka bërë një ndryshim të look-ut të tij. Ai i ka lyer flokët në platin dhe kështu e ka gjetur karantina. Më 20 Mars, vajza e tij Una, ka mbushur 2-vjeç dhe e ka festuar ditëlindjen në kushtet e karantinimit.