Organizohet edicioni i 25-te i Festivalit “Albania Gjimnastrada”.

Në pjesën e parë të emisionit do të flasim për një event kulturor që është kthyer në traditë prej 25 vitesh tashmë dhe bëhet pikërisht fjalë për Festivalin Albania  Gjimnastrada,  “Dritarja e Shpresës”. Këtë vit në këtë festival marrin pjesë grupe kërcimi fëmijësh nga Shqipëria dhe Kosova. Edicioni i 25-të i festivalit Albania Gjimnastrada do të zhvillohet më Datë 4 Qershor në Amfiteatrin e Tiranës (Tek Liqeni). 

“Muzgu”/ Albumi i pare i “Oda Quartet” ne New York.

Në këtë pjesë të dytë të programit do të kemi një të ftuar shumë interesant. Ai është pjesë e një grupi muzikor që ka pak kohë që është formuar në SHBA. Bëhët fjalë për grupin “Oda Quartet” të cilët një muaj më parë kanë lancuar albumin muzikor “Muzgu”. Sot baritoni i këtij grupi vjen të na flasë për këngë e sapo dal, mbrëmjen e djeshme me titull Por una cabeza”.

“Fast Sale” 27-29 Maj deri ne 65% ulje në Comodita Home.

Në këtë pjesë të tretë do të flasim për produkte cilësore dhe shumë të bukura estetikisht të ofruara nga kompania “Comodita Home”, e cila sjellë fushatën më të re. Duke filluar që nga dita e nesërme nis fushata “Fast Sale” në të gjitha kanalet e shitjes “Comodita Home” (Datë 27 Maj deri në 29 Maj). Për vetëm 3 ditë mund të blihen shpejt të gjitha produktet më të dëshiruara nga Comodita Home. Por për të folur më gjatë rreth kësaj oferte dhe gjithashtu produkteve të përfshira, do të kemi në studio përgjegjësen për Marrëdhëniet me Publikun, Denisa Krasniqi.