#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Në studio: Vlera Pylla, Besfor Berberi, Kaltrin Zalla, Raimonda Shundi, Anila Tufa

Ajo tha “po”/ Propozimi i pazakontë për martesë në teatrin e Gjakovës

Propozimi i guximshëm, aktori ulet në gjunjë në skenën e teatrit

Vlera Pylla dhe Besfort Berberi, dy aktorë të teatrit të Gjakovës do të kurorëzojnë së shpejti dashurinë e tyre 7-vjeçare në martesë. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është se propozimi ka ndodhur në skenën e teatrit.

Ndërsa trupa po përfundonte shfaqjen “Alo Alo”, Besforti u gjunjëzua dhe në prani të publikut e kolegëve, i kërkoi të bëhej gruaja e tij. Çifti rrëfen për “Rudina” në Tv Klan se si erdhi ky moment emocionues dhe i ëmbël.

Rudina Magjistari: Ju kishit folur më herët për plane të tilla me njëri-tjetrin?

Vlera Pylla: Po, kishim folur dhe Besforti më kishte thënë që nuk kam qejf të bëj propozime dhe nuk e mendoja se do kalonim te propozimi, mendoja se do shkonim direkt te martesa.

Rudina Magjistari: Edhe çfarë propozimi ishte! Se s’ishte propozim vetëm ju të dy tek e tek, para një publiku të tërë!

Vlera Pylla: Ishte shumë bukur sepse ishte në skenë.

Rudina Magjistari: Kështu ti me tënden kishe menduar që s’do ndodhte asgjë, do vinte një ditë, do ndanit datën, do përgatiteshit.

Vlera Pylla: Po bënim plane që të martoheshim këtë verë ose këtë vit dhe nuk e dija që do kalonim te propozimi.

Besfort Berberi: Kur flisnim për  martesë se unë këtë ide e kam prej dy vitesh por tani erdhi momenti për t’u realizuar dhe për t’i propozuar për martesë Vlerës. Kur flisnim për martesë nuk kisha dëshirë të flisja për atë punë se kisha dëshirë t’i bëja propozimin pastaj çfarëdo që të ndodhë, a u bë dasma, a s’u bë, a u bë festë a çfarëdo.

Rudina Magjistari: Pra domethënë ti s’kishe dëshirë të flisje, kur binte biseda ti e shmangie?

Besfort Berberi: Po.

Rudina Magjistari: Po Vlera nuk dyshonte këtu që të thoshte çfarë ka ky, s’është i bindur, s’është i sigurt?

Vlera Pylla: Jo, aspak. Dyshoja për keq dhe kisha nisur ditët e fundit, i thashë ti ke thënë këtë vit do martohemi dhe s’po bën plane për martesën.

Rudina Magjistari: Po, po çfarë mendoje ti para se të ndodhte kjo, kur ishe në këtë gjendje?

Vlera Pylla: Po njëherë edhe nuk kam dyshuar dhe aq, pastaj fillova të kem dyshime shumë të vogla, thashë…

Rudina Magjistari: Mos ka ndërruar mendje ky?

Vlera Pylla: Mos nuk po i intereson dhe aq dhe më ka marrë kështu për të mirëqenë. Fillova të kisha disa ndjesi shumë të këqija. Në disa momente ndieja që nuk po m’i thoshte gjërat si duhet. I thoja “ku je?” edhe nervozohej kot, thoja po pse, pyetje e zakonshme.

Besfort Berberi: Ato ditët e përgatitjes.

Tiramisu me limon, receta e veçantë dhe e shijshme e pranverës

Komedia “38 ditë për të ndryshuar jetën”, në teatrin “Zonja e Bujtinës”

Euro 1, gjithçka për shtëpinë vetëm 159 lekë

/tvklan.al