Rudina – Emisioni 26 Mars 2020

Rudina – Emisioni 26 Mars 2020

19:24 26/03/2020

Me moderatorin Labinot Gashi dhe kengetaren Irma Libohova!

Moderatori i njohur, Labinot Gashi në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në TV Klan u shpreh se ai së bashku me Labinot Tahirin kanë marrë nismën për të ndihmuar në këtë periudhë të vështirë familjet që janë në vështirësi ekonomike. Gjithashtu përmes nominimeve ata kanë përfshirë edhe artistë të tjerë, që ti bashkohen ndihmës për këto familje.

Labinot Gashi: Ne po nominojmë njëri tjetrin duke qëndruar në shtëpi. Unë gjatë emisionit nominova Medën, Shkurte Gashin dhe Sinan Hoxhën.

Rudina Magjistari: Dhe e nominoni për çfarë ekzaktësisht?

Labinot Gashi: I nominova për të dhënë në fondacionin e Labinot Tahirit për të ndihmuar, o sot o kurrë, këto familje që janë me ndihmë sociale. Sepse duke e marrë parasysh që jemi popull që dimë të solidarizohemi, të ndihmojmë me njëri tjetrin, aq më tepër kur jemi në këto kushte shumë të vështira. Ne po qëndrojmë në karantinë, po kushedi sa familje ka që nuk kanë as bukë të hanë./tvklan.al

Ne familjen e mesueses se pianos Mimoza Çabeli, Shefi kuzhines Ismet Shehu!

Info:Mimoza Çabeli është mësuese pianoje në qytetin e Gjirokastrës, bashkëshorti i saj Gori është mësues fiskulture në gjimnaz. Ata kanë dy vajza, vajza e madhe Kristiana është 26 vjeç jeton në Chicago. Eshte pianiste dhe ajo. Vazhdon masterin aty, eshte e martuar dhe jep mesime pianoje ne nje shkolle private.

Nikol është vajzë e vogël, cila ëshë 8 vjeç në klasën e tretë. Nikol ka shumë qejf baletin pianon këndon, luan bateri dhe basketboll. Mimoza ka rreth 20 vjet që drejton një qendër kulturore private dhe ka 5 vjet që është mësuese e pianos në shkollën e mesme artistike Feim Ibrahimi ne Gjirokaster. Bashkëshorti ka qenë futbollist me ekipin e Luftëtarit.

Botuesja Manjola Gjonaj sugjeron leximin gjate diteve te karantines!

Në këtë pjesë të tretë do të sjellim sugjerime tituj librash, për ti bërë ditët në shtëpi edhe më të bukura. Një mënyrë shumë e mirë për tu larguar pak nga realiteti në të cilin po jetojmë. Do të kemi një lidhje sype me botuesen Manjola Gjonaj, e cila gjithashtu gjendet në izolim dhe na sugjeron disa tituj librash për të kaluar kohën në të cilën ndodhemi në shtëpi.




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi