#xhesikaberberi #Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Ajo është një supermodele, një vajzë jo vetëm e bukur nga jashtë por me një zemër të madhe e cila po pushton pasarelat botërore.

Xhesika Berberi ka zbukuruar sot studion e emisionit “Rudina” në Tv Klan. Ndryshe nga çdo prezencë televizive, kësaj radhe erdhi me mbesën e saj Evelin.

Evelin e konsideron Xhesikën si të ishte vetë mamaja e saj. Sot ishte një bisedë mjaft e ngrohtë midis 2 vajzave që mbi të gjitha e quajnë njëra – tjetrën “soul sisters”.

Xhesika Berberi është një supermodele me famë botërore, ajo ka shkëlqyer në çdo pasarelë që ka ecur dhe ka shumë admirues. Por fansja e saj më e madhe është vetë mbesa e saj e vogël. Dashuria e tyre për njëra- tjetrën ia kalon shoqeve të ngushta, madje i ngjan asaj të një nëne dhe fëmijës së saj.

Për të folur pikërisht për këtë marrdhënie të bukur që dy vajzat kanë, sot Rudina Magjistari i mirëpiriti në studio. Xhesika e sheh atë si fëmijën e saj, por a do vetë ajo që të ketë fëmijë?

Në “Rudina” u shfaqën disa momente nga intervista e motrës së Xhesikës kohë më parë, e cila shprehej se kishte dëshirë që të bëhej teze.

Laura 5-vjeçare, që ka pikturuar të gjithë muret e shtëpisë së saj

“Ciao buçko”/ Shefi shqiptar i kuzhinës, që u bë i famshëm me videot e gatimit plot humor