Është vajzë! Emocione për Uedën dhe Arlindin, zbulojnë në studio gjininë e bebit

Kur dy bëhen tre! Ueda dhe Arlind zbulojnë mes emocionesh gjininë e foshnjës në emisionin “Rudina”

Momenti i shumëpritur erdhi: është djalë apo vajzë? Kjo është pyetja që na ka mbajtur mbërthyer prej ditësh, që kur Arlindi dhe Ueda njoftuan pritjen e ëmbël.

Këtë të hënë, çifti ka marrë nën menaxhim profilet sociale të “Love Island Albania”, për të treguar pak nga dita e tyre pas daljes nga vila e famshme e dashurisë, por edhe për t’ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve.

Fituesit e edicionit startues na shëtitën në spital për të ndarë me ne disa çaste gjatë ekos. Pjesa më e bukur është që as ata vetë nuk e dinin gjininë e foshnjës, pasi kishin planifikuar të surprizoheshin me lajmin kaq të rëndësishëm për ta, në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

Këtë gjë Ueda dhe Arlindi e treguan në një ‘story’, ku shkruanin: “Na ndiqni te @rudinamagjistari sot në 5! Dhe ju do e mësoni në të njëjtën kohë si ne”.

E kështu, në një intervistë ekskluzive për programin, ata rrëfyen për dashurinë e tyre, duke na dhënë emocione të forta. Pra, është djalë apo vajzë?

Në një atmosferë të krijuar enkas për dy zogjtë e dashuruar, me tullumbace blu dhe rozë, zbuluam lajmin e ëmbël. Ata shpuan një tullumbace të zezë plot me pikëpyetje nga e cila dolën shirita rozë. Përqafime e lot gëzimi mbushën studion.

Ueda dhe Arlind janë bekuar me një vajzë!

Rudina Magjistari: Do të jetë një bebe vajzë, bebja juaj e parë. Urime, urime e dashur! Më bëhet qejfi që t’u plotësua dëshira ty (Uedës), nuk ka si vajza. Tjetër herë me djalë. Por shijojeni vajzën sepse vajzat janë të mrekullueshme, janë bekim! Si ndjeheni?

Ueda: E kam thënë Lindi, a të thashë?

Arlindi: E ka thënë, po. Jam shumë i gëzuar!

Rudina Magjistari: Më thuaj pak, kur i patë atë ngjyrën, petalet rozë…

Ueda: Ka pak dritë këtu dhe e pashë mirë: “A është rozë?” edhe kur e pashë…

Rudina Magjistari: U gëzove shumë?

Ueda: U gëzova shumë sepse kisha një ndjesi që është vajzë, edhe nuk gënjen intuita.

Rudina Magjistari: Sa bukur! 

Dëgjuan rrahjet e zemrës së bebit për herë të parë, Ueda dhe Arlind: Një ndjesi shumë e bukur!

18:57 26/02/2024

Një udhëtim që nisi në një ishull dashurie si në përralla! Ishte padyshim udhëtimi më i bukur që do i ndryshonte jetën çiftit fitues të edicionit të parë të “Love Island Albania’’.

Ueda dhe Arlindi, ishin të ftuar këtë të hënë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku zbuluan gjininë e fëmijës. E nëse ende nuk e keni lexuar lajmin, mund ta gjeni këtu: Kur dy bëhen tre! Ueda dhe Arlind zbulojnë mes emocionesh gjininë e foshnjës në emisionin Rudina“.

Gjithsesi, çifti gjithashtu tregoi si përjetuan momentin e ekos, ku kishin dëgjuar edhe rrahjet e zemrës së bebit për herë të parë. Ueda u shpreh se u emocionua shumë, kurse Arlindi tha se nuk ka fjalë pasi është diçka që duhet përjetuar.

Rudina Magjistari: Mirë, juve ekon nuk e kishit bërë në Gjermani. Ne vendosëm që ta bëjmë sot, në Tiranë, për të mësuar pikërisht gjininë e bebit. E di që dhe për juve është surprizë apo jo?

Ueda dhe Arlindi: Po.

Rudina Magjistari: Sepse e kemi organizuar të gjithën në mënyrë të tillë që me stafin tonë, i cili u përkujdes shumë që ju ta bënit vizitën në vendin më të mirë të mundshëm këtu në Tiranë, me doktoreshë Otiljan, gjinekologen, e cila të vizitoi dhe sigurisht përgjigjen e dha në zarf. Zarfi ka qenë i mbyllur dhe zarfin e ka marrë vetëm asistentja jonë, e cila sigurisht, koordinatorja e programit, e cila u kujdes më pas dhe për të realizuar të gjithë surprizën, në mënyrë që dhe brenda tullumbaces, i cili do të shpohet pas pak, të jetë ngjyra e duhur e letrave. Ja tek është momenti i ekos, si ishte ky çast për ty Ueda, ma trego pak.

Ueda: Ishte shumë i bukur, kam bërë eko më përpara, por ishte hera e parë që e bëja për të ditur gjininë e fëmijës. Ishte edhe hera e parë që dëgjova rrahjet e zemrës, u emocionova! Një ndjesi shumë e bukur, edhe çdo herë përpara një ekoje ose një takimi tjetër të merr malli për ta parë.  

Rudina Magjistari: Absolutisht! Arlind po ti si u ndjeve kur dëgjove rrahjet e zemrës?

Arlindi: S’ka fjalë, duhet ta përjetosh vetë. Jam shumë, shumë i lumtur.

Rudina Magjistari: Aty e kupton vërtetë, që aty është një njeri tjetër që po rritet pak nga pak për të ardhur në jetë, edhe për t’u bërë pjesë e jetës tuaj dhe e familjes tuaj. Nuk ka muzikë më të bukur, se të gjitha mamatë e kanë përjetuar këtë moment dhe është moment i jashtëzakonshëm./tvklan.al

E kishte kapur nepsi në orën 1 të natës, Arlindi rrëfen episodin për të qeshur me Uedën: Dyqanet ishin mbyllur

Ueda dhe Arlind, jo vetëm që rrëmbyen zemrën e njëri-tjetrit, por kjo dashuri u kurorëzua edhe me lajmin e ëmbël që do të bëhen prindër për herë të parë, duke sjellë në jetë frytin e një dashurie që lindi në “Love Island Albania”. Pas përfundimit të programit, ata u shpërngulën në Gjermani, atje ku jeton Arlindi.

Çifti ka qenë i ftuar këtë të hënë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku kanë treguar rreth jetës së tyre tani që çdo gjë ka marrë një rrjedhë tjetër, më të bukur. Duke folur në studio për nepset e Uedës, Arlindi kujton një episod shumë për të qeshur në lidhje me këtë temë.

Rudina Magjistari: Na trego ndonjë episod të tillë se është shumë e bukur kjo.

Arlindi: Mua më vijnë dy rastet, dy situata shumë të këndshme, shumë të lezetshme që… ora një e natës ka qenë më duket dhe ne jetojmë një çikë në provincë, sepse qyteti ka shumë gjullurdi, ka trafik, edhe për favorin tonë edhe ne jemi një çikë…

Rudina Magjistari: Në periferi le të themi.

Arlindi: Bravo, jemi një çikë më në periferi. Kishte vajtur ora një edhe tha: “O po më hahet”. Nuk e nis çfarë po i hahej, edhe i thashë: “Dyqanet janë mbyllur, ora një e natës”. “Po MacDonals’s?” tha. I Thashë: “Po edhe MacDonald’s-i mbyllur”. “Ua, po ti banon në fshat”, më tha. “Okej”, thashë, “stop, se ke harruar diçka, ne jetojmë në fshat”./tvklan.al

A i kanë dhënë fund martesës së tyre, Chiara dhe Fedez? Intervista që bëri bujë

Horoskopi/ Meri Shehu bën parashikimin për javën e fundit të shkurtit, kujdes këto shenja

Horoskopi/ Meri Shehu bën parashikimin për javën e fundit të shkurtit, kujdes këto shenja

Në ketë pjesë të tretë, si çdo të hënë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, jemi me astrologen e famshme, Meri Shehu, e cila do të na tregojnë se sa yje do të marrin shenjat këtë javë? Ajo u shpreh se kjo është një javë shumë e rëndësishme, ku duhet bërë kujdes me sensin e masës, pasi mund të ketë shpërdorime dhe debate.

Një javë shumë e rëndësishme kjo që fillojmë. Është edhe java e fundit e shkurtit, e pastaj futemi në javën e muajit mars, pranverën. Po si do jetë kjo javë? Është një javë që sensi i masës duhet ruajtur me çdo kusht. Kur them sensi i masës, do të thotë që do të ketë nervozizëm, shpërdorime; pamundësi për të kontrolluar ndjenjat, debatet, presione e që do t’i përjetojnë shumë njerëz. Sot, nesër dhe pasnesër janë ditë, ku këto ekstremet, ana ekonomike dhe ana personale e ndjenjave do të jenë shumë në luhatje dhe vështirësi të dukshme”, u shpreh Meri Shehu.

Dashi (1 yll)

Çështjet ekonomike janë shumë të vështira ose ata e shpërdorojnë dhe nga kjo, vjen një vështirësi më e madhe më vonë. Edhe në fushën e ndjenjës vështirësohen; dëshpërimisht japin më shumë ose kushtëzohen dhe çdo gjë fillon e tkurret dhe nervozohet, e shkon në një moment jo shumë pozitiv për Dashët.

Demi (3 yje)

Kemi një lloj pozitiviteti mbas datës 28 sepse vendosen disa qëllime të qëndrueshme, disa aleanca të qëndrueshme dhe shoqëri të qëndrueshme, që për Demët deri diku do justifikojnë fundin e shkurtit për të arritur në një mars më të mirë. Por fillimi i javës është me ndarje, me debate, me çështje ekonomike të paqarta.

Binjakët (3 yje)

Do të kenë një fillimjave të favorizuar sepse ata duan të jenë më të lirë dhe ndoshta do të shpëtojnë nga ndonjë marrëdhënie që i ka rezistuar kohës dhe i ka futur në presion. Vërtet kanë qenë marrëdhënie të qëndrueshme, por vetë Binjakët për natyrën e tyre, janë ndjerë të burgosur në këtë marrëdhënie dhe thonë: “Shyqyr shpëtova ose u çlirova”. Mesi i javës është pak me trysni, ndërsa në karrierë do kenë një takim të rëndësishëm.

Gaforrja (2 yje)

Kanë shumë shpenzime ekonomike, por ndiejnë edhe tradhti nga një mik, nga një shok ose nga një qëllim që pretendohet të shkonte mirë, por nuk shkon mirë. Kështu që, duke u ndjerë të tradhtuar nga gjërat që ata besonin më shumë, psikologjikisht ndihen keq. Fillimin e javës do ta shikojnë si të shpenzuar ose si jo të menaxhuar mirë, të paktën në fushën e ndjenjave.

Luani (1 yll)

Shumë vështirë në lidhje me karrierën dhe me punën. Do shpenzojnë shumë nga ana ekonomike, për një investim që nuk do t’u dalë, ose investimet që kanë bërë nuk do japin shumë rezultat. Të paktën deri të mërkurën, shumë Luan do të ndihen në krizë investimesh ose në krizë vetëbesimi.

Virgjëresha (2 yje)

U duket sikur jeta i ka kushtëzuar ose i ka futur me një tunel dhe po detyrohen të bëjnë gjëra dhe nuk ndjehen optimist. Nganjëherë mund të jetë çdo gjë mirë dhe ti duke mos u ndjerë optimist, ndjehesh si i detyruar që të bësh gjëra që nuk të gëzojnë ty. Kujdes shëndetin, fillimi i muajit do të jetë shumë herë më e mirë.

Peshorja (4 yje)

Do fitojnë një çështje ekonomike pas shumë vitesh vuajtje, pengesa, vështirësish. Detyrim që i kanë të tjerët, ose nga një gjyq, nga një marrëdhënie e prishur bashkëpunimi, ose nga një divorc. Shumë Peshore do fillojnë të ndihen më në qejf dhe të marrin një revansh më të mirë, për të mos thënë që fillimi i muajit mund ta gjejë me një punë më të mirë.

Akrepi (5 yje)

Shumë Akrep do vendosin ose do të vënë veten e tyre për të marrë një vendim të rëndësishëm. Pikërisht ky vendim i rëndësishëm, del i suksesshëm dhe kryesisht, në fillim muaji, kemi marrëveshje shumë të mira, kontrata shumë të mira që shumë Akrep do t’i gjejë fillimi i marsit si një lulëzim pak para pranverës.

Shigjetari (3 yje)

Nuk do të shijojnë dot të bukurat e fillimjavës ose lirinë e tyre. Shigjetarët ndihen të detyruar të rrinë akoma në një mjedis familjarë që nuk do të donin, ose në një mjedis pune ku nuk do të donin. Megjithatë, megjithëse kjo trysni ekziston, Shigjetarët do të ndiejnë kënaqësi këto tre ditët e fundit. Nëse e kaloni sensin e masës, mund të shpenzoni gjëra të cilat nuk i keni dhe ju duhet t’i shlyeni më vonë.

Bricjapi (1 yll)

E kanë ndierë veten shumë të çorientuar këtë periudhë, sidomos në çështjet e tyre personale diçka ka shkarë, ose në çështje pune. Pavarësisht kësaj, themi që fillimi i marsit do t’i gjejë shumë mirë. Kështu që Bricjapët duhet të presin fillimin e marsit, pasi do t’i gjejë atje ku duhet: në vendin e duhur, në tokën e premtuar, në vendin e lulëzuar.

Ujori (4 yje)

E meritojnë! Edhe dashuritë, edhe shoqëritë, edhe ambiciet e mëdha, ndodhin tek ujori sepse aty janë planetët më të rëndësishëm në këtë periudhë. Ujorët, me Marsin dhe Afërditën, mund të lozin një strategji shumë të bukur dhe të manipulojnë Zeusin e madh.

Peshqit (5 yje)

I pret një fat i madh nga fundi i javës. Deri atëherë të shikojnë çfarë mund të rregullojnë ose si mund të rezistojnë sepse Saturni i ka kushtëzuar shumë marrëdhënien e tyre. Fundi i javës, fillimi i muajit, do t’i gjejë më mirë, më të stabilizuar edhe më me fat Peshqit, sikur do lindin me këmishë. /tvklan.al