#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Të ftuar: Vladimir Luxuria, Arbër Kodra, Meri Shehu, Pellumb Pipero

Antibiotikët dhe shqiptarët/ Sa imunë jemi ne ndaj mjekimeve?

Ja 3 shenjat që morën 5 yje nga Meri Shehu: Binjakët, Peshorja dhe Ujori

“Na pret një javë interesante”, astrologia Meri Shehu jep yjet për çdo shenjë

Astrologia Meri Shehu ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, për të bërë si çdo javë ndarjen e yjeve për çdo shenjë. Sipas Merit kjo javë do jetë shumë interesante. Gjithë lidhjet ndërplanetare ndodhin këto dy tre ditët e para. Do kemi një përqafim planetesh në Virgjereshë. Ky përqafim do ndikojë te Virgjëresha, Peshqit, Binjakët dhe Shigjetarët. Duhet të shikojmë mirë çështjet ekonomike dhe personale. Kjo javë do jetë intensive, fundi i javës do jetë më e mirë për Binjakët dhe 1  Tetori do filloj shumë fuqishëm.

Dashi– 1 yll, megjithëse është  hëna e re në Peshore është në kundërshtim me Dashin, por kjo nuk do të thotë që çdo gjë do kundërshtohet.  Çdo gjë mund  të shkojë drejt bashkëpunimit,  por duke ditur që dashët janë egoistë dhe egocentrik duhet ta hapin dorën për një bashkëpunim të këndshëm. Kujdes me punën dhe një prapaskenë aty.

Demi- 2 yje, sepse do kenë problem me jetën erotike, në planet dhe projektet e tyre nesër do jetë një ditë shumë e rëndësishme për ta për atë përqafimin që thashë unë. Dikush nga e kaluara do vijë ti përqafojë, por ka një prapaskenë një as nën mëngë që nuk është shumë i mirë. Por një punë e re i pret gjithsesi.

Binjakët- 5 yje, sepse në fund të javës nga data 27-28 Marsi në Binjak bën një lidhje të bukur me Saturnin në ujor dhe binjakët do e shfrytëzojnë për të rehabilituar planet dhe projektet e tyre ligjore, studimet dhe një projekt shumë ambicioz.

Gaforrja – 3 yje, janë një nga shenjat kardinale që do merren shumë me shtëpinë me pasuritë e patundshme, ndryshime shtëpie rregullime debate, hapje e mbyllje shumë lëvizje aty, gjithë ky lëmsh lëvizjesh mund të humbasin energji.

 Luani- 4 yje, janë shumë mirë në të gjitha aspektet, por është një çështje ekonomike që shkon e vjen e nesër i mbërthen. Nesër o zgjidhet ajo, ose siç ka thënë Napoloni ajo që nuk zgjidhet pritet.

 Virgjëresha– 3 yje, megjithëse nesër kanë përqafimin e madh, por do kenë një debat ekonomik me këtë hënën e re në Peshore dhe ky debat ekonomik do duket në fund të javës, pikërisht me atë kundërshtimin Diell në Peshore.

 Peshorja– 5 yje, Afërdita futet në Peshore në fund të javës kështu që dashuria dhe shumë gjëra të bukura do ndodhin në jetën tonë, sepse peshorja ka të bëjë me stilin me sharmin me edukatën, me diplomacinë, kështu që diplomacia do filloj të mbizotëroj, por sot kemi hënë e re. Në dashuri kanë një tradhti, por nuk do jetë diçka e keqe, sepse tashmë do e kenë kaluar.

 Akrepi– 3 yje, Mërkuri i kundërt takohet me Afërditën në Virgjëreshë, një plan projekt i kaluar kthehet në çështjet sociale, miqësitë, ose qëllimet e tyre, por të shikojmë ky përqafim sa i ngrohtë do jetë edhe për akrepët.

 Shigjetari – 4 yje, hëna e re në peshore është shumë e mirë  për shigjetarët. Do kenë një lajm të ri në lidhje me punën dhe karrierën,  i cili mund ti kushtëzojë, diku mund të ndërpritet një punë po diku mund të rregullohet shumë fuqishëm.

Bricjapi – 2 yje, sepse Bricjapi duhet të fitojë.  Hëna e re i jep një fuqizim, por duhet të kenë kujdes nga njohjet e reja nga ndryshimet e punëve në këtë kohë sepse Mërkuri është i kundërt.

Ujori– 5 yje, Peshorja na jep  më shumë optimizëm. Ujori lidhet bukur me peshoren. Hëna e re sot në peshore tregon projekte të reja, udhëtime, dashuri të reja. Afërdita në Peshore në fund të javës do i japi shumë avantazhe  ujorëve

 Peshqit– 1 yll, hëna e re është në një pozicion  jo të mirë për peshqit, në shtëpinë e 8 të tyre, ka të bëjë me çështje ekonomike. Do ketë një ngatërresë të madhe.

Ekskluzive/ Vladimir Luxuria, historia e transgjinorit të famshëm italian

“Nuk jam ndier kurrë mashkull”, Vladimir Luxuria rrëfen vështirësitë e jetës së saj

Queer film marathon Albania” starton këtë të hënë, ai nuk është thjesht një festival filmi, por një shfaqje guximi. Për të folur për këtë festival dhe mesazhet e rëndësishme që ai përcjell për të drejtat e njeriut, ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan Vladimir Luxuria dhe Arbër Kodra.

Të dy janë aktivistë të të drejtave të njeriut në mbështetje të komunitetit LGBTQI. Vladimir Luxuria është aktore, shkrimtare dhe po ashtu ka qenë deputetja e parë transgjinore e Parlamentit Evropian . Kjo për të është hera e parë që vjen në Tiranë për organizimin e maratonës së filmit i cili do japë mesazhe shumë të rëndësishme për të drejtat e njeriut.

Edhe pse tani është e suksesshme dhe një figurë shumë e dashur për shumë njerëz, Vladimir, tregon se jeta e saj nuk ka qenë e lehtë, ajo madje rrëfen se ka pasur mendime të këqija për jetën duke menduar se njerëz si ajo nuk kanë vend në këtë botë. E ftuar për herë të parë në një televizion shqiptar transgjinorja rrëfeu se si është ndier kur ajo në fillim ka pranuar veten e saj. Bullizimi dhe dhuna që ajo ka provuar nuk kanë qenë aspak të lehta.

Rudina Magjistari: Vladi si është historia juaj. Mund të dimë pak, kushedi sa herë e keni rrëfyer por për të ditur momentet kryesore. Kur ju e kuptuat që ju ishit brenda një trupi që nuk ishit komod dhe të zgjidhnit të ishit ajo që ju vërtet ndieni në jetë.

Vladimir Luxuria: Unë mendoj se është gjithmonë është e rëndësishme të flasësh për këtë. Njerëzit duhet  ta kuptojnë se nuk është një tekë, nuk është një devijancë, nuk është një sëmundje, është thelbi ynë. Njerëzit që kanë lindur femra dhe ndihen  gra, dhe njerëzit që kanë  lindur meshkuj ndihen burra janë pjesa më e madhe në botë, por ka edhe njerëz nga unë. Unë isha djali i parë në familje. Të gjithë prisnin diçka nga unë, por nuk  jam ndier kurrë mashkull në jetën time. Kur isha i vogël më pëlqente të luaja me kukulla, më bezdisnin kur flisnin për ndeshjet e futbollit, por vdisja për thashethemet. Më pëlqente bota feminile, por ky ishte një mendim që duhet ta hiqja nga koka. Po të tregoja pjesën time femërore njerëzit do reagonin keq dhe reaguan keq. Unë kam tentuar ta mbaj të mbyllur këtë pjesën time femërore. Ishte tamam si një princeshë e mbyllur në një kështjellë që askush nuk po vinte ta shpëtonte dhe duhet të isha unë që duhet ta liroja.  Kur unë tregova feminilitetin tim filluan problemet. Filloi bullizmi, filluan të më godisnin, filluan të më pështynin. Jam përzënë nga kisha. Ka patur një moment kur kam menduar se njerëz si unë nuk kanë të ardhmen, nuk mund të kenë dashuri. Kam pasur edhe mendime të këqija, sepse askush nuk më mbështeste, prindërit, kisha, shkolla, ndihesha totalisht vetëm. Për fat të mirë unë rezistova. Jeta më ka shpërblyer me këtë zgjedhje për të jetuar, sepse unë e ndiej dashurinë e shumë njerëzve, prindërit kanë filluar të më duan për atë që jam. Sot mendoj se shumë njerëz që më kishin trajtuar keq, më kanë kërkuar falje. Unë ju them që në jetën time kam luftuar shumë për t’u ndier i barabartë me të tjerët. Unë nuk dua të ndihem superiore. Unë kam qenë deputete, jam e famshme, shkrimtare, por kurrë nuk jam joshur nga superioriteti./tvklan.al