20 vite karriere, Teuta Krasniqi: Rolet e mia ne teater, film dhe serial!

Në këtë pjesë të parë të programit do të kemi të ftuar një aktore shumë të dashur të Kosovës. E kemi parë të luaj shfaqje në teatër, filma, seriale, por edhe si moderatore në programe të ndryshme televizive. Ajo vjen për herë të parë në studion tonë për të folur për karrierën e saj 20 vjecare në kinematografi, por jo vetëm.

Teuta Krasniqi ne nje rrefim ekskluziv per jeten e saj private!

Teuta është dhe producente e serialit I-STAR dedikiuar adoleshentëve. Seritë e reja do të shfaqen së shpejti, ndërkohë bën edhe kurse për të rinj.

Teuta Krasniqi ka qënë e martuar me këngëtarin Bleron Muharremi, ku nga martesë me Bleron ka një vajzë, Tara (10 vjeç). Pas ndarjes me Bleron, Teuta është martuar (thjeshte celebrim) me Adonis Morinën, trajner fitnesi ku kanë një vajzë të quajtur Kaia 4 vjec.

Historia e Gjergj Bibes, fizioterapistit te veçante nga Elbasani!

Në këtë pjesë të dytë të programit do të kemi në studio një fizioterapist nga qyteti Elbasanit për trajtimet dhe terapinë që realizon ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim. Bëhet fjale për një teknike që ndryshe quhet oseteopatia, një teknikë shumë e vecantë. Por për të mësuar më gjatë se cfarë është kjo lloj tekinike mirepresim në studio, Gjergj Biba.