Arjan Konomi/ Saga e jeteve te 5 legjendave boterore.

Në pjesën e parë të emisionit do të kemi të ftuar një nga gazetarët dhe opinionistët më të njohur, një mik I programit tonë, të cilin e presim gjithnjë me shumë dëshirë. Këtë herë do të vijë në studio për të folur për librit e tij, vijimin në fakt të librit të tij të parë “Saga e jetëve legjendë”, vjen për publikun vëllimi I dytë, “Saga e jetëve legjendë 2”…

Për të folur më gjatë për këtë libër dhe gjithashtu për 5 figurat e njohura që ka përzgjedhur, biografitë e të cilëve gjenden tek ky botim presim në studio gazetarin dhe opinionistin Arjan Konomi. 

Supa magjike me presh”, sekreti i elegances se vajzave franceze.

Në pjesën e dytë të emisionit do të flasim tashmë për vetitë e një perimeje, e cila në fakt këto kohë është bërë edhe pjesë e një seriali mjaft të njohur në “Netflix”, pikërisht tek “Emily in Paris”, I cili vijoi sezonin e dytë të tij. Një moment mjaft interesant ishte pikërisht kur protagonisja e serialit Emily Cooper (Lily Collins) duhej të paraqiste një fushatë publicitare për klientët e saj lidhur me preshin. Do të ishte shefja e saj franceze, Silvie (Philippine Leroy-Beaulieu) më pas,e cila zbuloi që nëse ziejmë preshin dhe konsumojmë ujin e prodhuar nga zierja e tij, ka veti dobësuese, e duke e quajtur edhe si një sekret për elegancën e vajzave në Francë. Sesa veti dobësuese dhe cilat janë vetitë e tjera apo gatimet që mund të realizojmë me presh do të presim në studio dietologen tonë, mikeshën e programit Diola Dosti 

Winter sales në TOP SHOP: Uje deri ne 70%.

Në këtë pjesë të tretë do të ndalemi tek miqtë tanë në “TOP SHOP”, të cilët gjithnjë vijnë në studio me ofertat e tyre dhe uljet marramëndëse. Ata ofrojnë një gamë të gjerë produktesh që na nevojiten të gjithëve në shtëpitë tonë dhe me çmime fantastike. 

Winter Sales – Uljet e dimrit kanë filluar në “TOP SHOP” me ulje deri ne 70%. Ky eshte momenti më i mirë për të bërë blerje të zgjuara dhe me shumë kursim. Madje gjatë do të kemi edhe një surprizë të veçantë sot nga Top Shop, por për të sqaruar gjithçka prezantojmë menjëherë përfaqësuesin  e kompanisë TOP SHOP, Fatjon Troshku.