Rudina – Emisioni 27 Korrik 2020


Rudina – Emisioni 27 Korrik 2020

19:25 27/07/2020

Bujar Qamili prezanton bashkepunimin e pare me djalin e tij!

Sot do të kemi të ftuar një këngëtar shumë të njohur dhe të dashur të muzikës popullore në Shqipëri. E kemi patur në studio edhe gjatë kohës së karantinimit ku mbajti koncertin e tij në Shkodër për të gjithë qytetarët që e shijuan muzikën e tij nga ballkonet e shtëpisë së tyre. Vjen sot për të na prezantuar këngën e tij më të re të titulluar “Goca gjithë lezet”, Bujar Qamili.

Bujar Qamili ka publikuar këngën e tij të fundit më datë 6 korrik 2020. Ndryshe nga këngët e tij të mëparshme ku më së tepërmi I këndon Shkodrës, duket se kësaj rradhe Bujar Qamili ka zgjedhur të nxjerr një këngë me motive të Shqipërisë së Mesme. “Goca gjithë lezet” është kompozuar dhe orkestruar nga djali I tij, Artion Qamili. Klipi është realizuar në Tiranë e Durrës, në sheshin “Skënderbej”, kalaja e Tiranës dhe në plazhin e Durrësit.

Bujar Qamilit i kanë bërë një mini-ekspozitë të vogël në një cep të shtëpisë së tij, djali Artion dhe gruaja, me të gjithë trofetë, çmimet dhe fotografitë me artistë të ndryshëm në moment të ndryshme të jetës së tij artistike.

 Në studio: Bujar Qamili, këngëtar

Floke te bukur e te shendetshem pas te 40-ave!

Në këtë pjesë të dytë të programit do të flasim për trajtimin dhe mirëmbajtjen e flokëve gjatë verës. Sigurisht vera konsiderohet si stina perfekte për t’u çlodhur dhe për të fituar energji të reja. Megjithatë përkrah gjithë kënaqësive, gjatë verës mund të krijohen probleme të shumta me flokët. Dielli, vetë uji i detit ndikojnë negativisht, duke i bërë flokët më të thatë dhe mund të thyhen lehtësisht. Për të folur më gjerësisht për mbrojtjen e flokëve dhe kujdesin e tyre gjatë verës mirepresim në studio: dermatologen Eva Jorgaqi

 Diotologia Diola Dosti përmes  një sinkroni tregon ushqimet që duhet të konsumojmë gjatë stinën së verës për të pasur flokë të shëndetshëm. Ndërkohë ka realizuar dhe një maskë flokësh që ndihmon në forcimin e rrënjës, me caj hithre.

Në studio: Eva Jorgaqi, dermatologe

Universiteti Mesdhetar hap programet e reja 2-vjeçare!

Do të flasimnë këtë pjesë të tretë për arsimin. Një ndër dilemat kryesore që kanë maturantët në lidhje me të ardhmen e tyre të studimeve është përzgjedhja e Universitetit. Ky është një hap i rëndësishëm në jetën e tyre. Kjo përzgjedhje do të bëhet në datat 29 korrik- 3 Gusht në portalin U -Albania. Për t`ju ardhur në ndidhmë maturantëve, ne sot do të flasim për një ndër Universitetet më të mira në vend, I krijuar 11 vjet më parë Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ofron për studentët 3 fakultete. Fakultetin e Ekonomise, Shkencave Juridike &Marredhenieve ndërkombetare dhe Fakultetin e Shkencave Psiko-sociale. Për të na treguar më shumë për këtë universitet, ne kemi në studio: rektorin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Prof. Dr Ardian Civici dhe drejtoreshën e marketingut pranë këtij universiteti, Zirina Llambro. 

Informacione: Universiteti Mesdhetar ka aktualisht 3500 studentë në 35 programet e tij të studimit, bachelor dhe master. I krijuar 11 vjet më parë Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, ka 3 fakultete. Fakultetin e Ekonomise, Shkencave Juridike dhe Marredhenieve ndërkombetare dhe Fakultetin e Shkencave Psiko-sociale.Misioni i Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë është përgatitja e specialistëve dhe liderëve të spikatur për sektorin publik, privat dhe jofitimprurës dhe gjenerimi i ideve që u japin përgjigje dhe zgjidhje sfidave aktuale dhe perspektive të zhvillimit të vendit dhe rajonit.Filozofia e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë  është ndërtimi i një komuniteti,  mësimi dhe krijimi në të cilin respektohet, vlerësohet dhe besohet çdo pjestar dhe zhvillohen pritshmëri të larta për veten dhe të tjerët, nëpërmjet inspirimit, arritjeve dhe ekselencës.

Në studio: Prof. Dr Ardian Civici – rektorin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë

Zirina Llambro – drejtoreshën e marketingut pranë këtij universiteti




Të ngjashme