Të ftuar:

Lidra Meidani – Ish – Zonja e Pare

Ajo ka qenë Zonja e Parë e vendit tonë nga viti 1997 deri në 2002, bashkëshortja e Presidentit të 3-të të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani. Bëhet fjalë pikërisht për Lidra Meidanin. Me profesion matematiciene dhe me një karrierë 40-vjeçare në arsim, ajo vazhdon edhe sot të japë kontributin e saj në këtë fushë.

Sot Lidra Meidani për herë të parë ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të na treguar jo vetëm për periudhën kur ajo ka qenë zonja e parë, por edhe për jetën private.

“Kam filluar të mendoj gjithnjë e më pak për atë kohë. Kanë kaluar 17 vjet, por bëmë çfarë mundëm me ato kushte që kishim sepse ishte një periudhë e vështirë për Shqipërinë ’97-2002. Por unë edhe fitova shumë sepse deri në atë kohë mendoja se Shqipëria ishte si rrethi im shoqëror, apo ambienti im familjar. Mu desh të shëtisja në gjithë Shqipërinë dhe pashë që kishte familje në nevojë, kishte dhunë, nuk kishte barazi gjinore dhe unë pata një ndërgjegjësim që jo vetëm politika, por edhe më gjerë duhej të bënin më shumë që situata të ndryshonte. Një nga përpjekjet e mia të mëdha ka qenë që gratë të përfshiheshin në politikë që të sillnin diçka ndryshe, por për fat të keq nuk jam shumë entuziaste për këtë gjë. Shoh që ato nuk dalin nga ajo që thotë partia, nuk e ngrenë zërin kur dëgjojnë qoftë edhe një rast. Kam një zhgënjim. Unë kam qenë anëtare e këshillit bashkiak dhe kam qenë njeri që nuk mund të rrijë pa thënë fjalën e vet kur shikon që diçka nuk ecën mirë. Pas përfundimit të mandatit të Meidanit nuk më erdhi keq. Jam një nga ata njerëz që mendoj se çdo gjë ka një fund dhe duke mos u shkëputur nga shkolla nuk ndjeva ndonjë ndryshim të madh. Jam përpjekur që ato gjëra që mësova t’i vë në praktikë. Iu dedikova mësimdhënies dhe aktiviteteve të ndryshme. Unë dhe Rexhepi kemi 41 vite të martuar dhe kemi qenë tolerantë me njëri-tjetrin dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Lidra Meidani.

Gjatë intervistës Meidani gjithashtu tregoi se i ka kushtuar rëndësi shumë të madhe edukimit të fëmijëve të saj. Madje shtoi se vajza e saj e cilëson si nënë hiperprotektive.

“Vajza ime Adea thotë që unë si mama kam qenë hiperprotektive. Ajo ka studiuar në Paris dhe Londër dhe punon në Paris. Unë jam marrë shumë me fëmijët dhe i kam ndjekur në çdo hap të edukimit të tyre. Me djalin jam marrë edhe më shumë. Kam dashur që bazat në matematikë t’ia mësoja vetë sepse nuk kisha besim te njeri tjetër. Denioni është tipi im, nuk rri dot pa e thënë atë që mendon”, tha Lidra Meidani.

Iris Elezi – Drejtoresha e Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmi