Babai vret djalin/ Detaje nga ngjarja e rende qe tronditi Prishtinen.

Do ta nisim emisionin ditën e sotme me një ngjarje të rëndë të ndodhur pasditen e djeshme në Prishtinë. Albert Krasniqi, biznesmen e gjithashtu menaxher grupesh të njohura këngëtarësh është vrarë me armë zjarri. Ajo çfarë e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është se autori i kësaj vrasje është babai i tij, biznesmeni Skënder Krasniqi. Sipas mediave mendohet se gjithçka ka ndodhur për shkak të një konflikti mes tyre. Për të mësuar më gjatë rreth kësaj ngjarje të rëndë që tronditi Prishtinën dhe jo vetëm do të kemi të ftuar: Dasara Karaiskaj, gazetare.

Hena e plote e 28 janarit/ Si do na ndryshoje jeten?

Hëna e Plotë është gjithmonë e bukur sidomos në janar, kur qielli duket se është më i afërt, më i qartë se zakonisht, por ajo që do të mund të admironi në mbrëmjen e sotme është gjithashtu shumë speciale. Njihet ndryshe si Hëna e Plotë në Luan, se ccfarë do të ndodhë dhe ccfarë do të thotë kjo, do të kemi në lidhje direkte: Meri Shehu, Astrologe.

Dontai dhe Kaory: Ju rrefejme eksperiencen tone ne Shqiperi.

Sot do të kemi të ftuar një çift shumë simpatik blogeresh, të cilët kanë ardhur nga Londra për të vizituar Shqipërinë. Janë shumë të pëlqyer nga të rinjt sepse bëjnë video shumë të bukura në Tik tok dhe në youtube. Kanë miliona klikime në rrjetet social dhe sot do të zbulojmë se çfarë I bën kaq të ndjekur.

Dontai dhe Kaory prej 3 javësh ndodhen në Tiranë dhe janë ditët e fundit të qëndrimir të tyre këtu. Sot vijnë për të na treguar të gjithë eksperiencën e tyre në Tiranë.