#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Jam krenar që jam shqiptar!/ Histori që na frymëzojnë

Receta speciale: Më thuaj që je shqiptar, pa më thënë që je shqiptar

Festë në studio me vallet e bukura shqiptare!

Me poezi, këngë e valle, emisioni “Rudina” feston 110-vjetorin e pavarësisë

Në këtë ditë të shënuar të 110-vjetorit të pavarësisë emisioni “Rudina” në Tv Klan u organizua krejt ndryshe. Këngë, valle, poezi, punime dhe ushqime tradicionale çdo gjë ju kushtua 28 Nëntorit duke sjellë kështu një ditë feste në ekranet tona.

Emisioni i kësaj të hëne nisi me fëmijët e korit “Mrekullia” të cilët na mrekulluan të gjithëve me performancën e tyre në kor, e menjëherë pas kësaj u shfaqën video urimi nga qytetarë nga vende të ndryshme ku jetojnë shqiptarët.

Por një nga momentet më emocionuese të kësaj feste ishte kur aktori Kristian Koroveshi interpretoi një nga poezitë më të bukura të kushtuara Shqipërisë, “Atdheu” nga Fatos Arapi.

“Atdheu është dhimbje, është dhimbje.
një prill i pikëlluar në shpirt.
Atdheu është kryq, është kryq.
e mban – dhe të mban ty – në shpirt”, janë disa nga vargjet e kësaj poezie që Kristiani zgjodhi të sillte në emision në këtë ditë kaq të veçantë për të gjithë shqiptarët.

Sigurisht nuk munguan as punimet tradicionale dhe as ushqimet me të cilat ne krenohemi ku vetëm për emisionin shefi Altin Prenga përgatiti pjatën “më thuaj që je shqiptar pa më thënë që je shqiptar”.

Emisioni u mbyll me muzikë e me valle ku valltarë të Ansamblit të Tiranës të njohur ndryshe si “Xhevahiri i Tiranës” të cilët sollën gjallërinë që i duhet një feste./tvklan.al