Rudina – Emisioni 28 Shtator 2020



Rudina – Emisioni 28 Shtator 2020

19:26 28/09/2020

Këngetari Robert Berisha për herë të parë para publikut si prezantues!

Ai është një ndër personazhet që shumë shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për karrierën e tij artistike, por kohët e fundit edhe për jetën e tij personale.

Këngëtari i njohur Robert Berisha është një personazh që jo rrallë herë ka bërë bujë mediatike me postimet dhe deklaratat e tij nëpër rrjetet sociale apo intervista të ndryshme.

I ftuar ditën e sotme në emisioni Rudina në Tv Klan, Roberti ka folur për emisionin e tij më të ri +16 që do nisë së shpejti, për nënën e tij që ka kaluar një sëmundje të rëndë para disa vitesh dhe për periudhën e pandemisë së koronavirusit. Ai ka treguar se para një viti ka pasur probleme me kordat e zërit dhe ka përdorur Dexason dhe Gentamicinë, ilaçe të cilat tani janë bërë edhe trajtim për Covid-19.

Rudina Magjistari: Ti je i kujdesshëm, e mban maskën gjithmonë?

Robert Berisha: E mbaj. Që kur kam filluar palestrën para 10 viteve dhe trajneri im personal më ka sugjeruar të konsumoj vitaminë C, magnez, kalcium dhe nuk i kam ndërprerë asnjëherë. Kam pasur probleme dhe me kordat e zërit dhe kam përdorur Dexason dhe Gentamicinë. Tash disa mjekë anglezë kanë thënë që kush ka përdorur Dexason dhe Gentamicinë është shumë e mirë sepse tani po i përdorin dhe për trajtimin e Covid-19. Ndoshta këto më kanë ndihmuar, por edhe kam patur shumë kujdes. Që tre muaj në Kosovë pas orës 22:30 nuk lejohet më qarkullimi dhe mbyllet gjithçka. Dënimi është 200 euro. Në Kosovë gjobitesh edhe nëse je pa maskë, edhe në makinë nëse s’ke maskë gjobitesh.

Rudinia Magjistari: Më the që ke pasur probleme me kordat e zërit.

Robert Berisha: Po vjet në Mars mua më thërrasin për 8 Marsin, për këto festat e grave dhe kam pasur nga dy koncerte në ditë. Ditën isha në Zvicër, prej orës 1 deri në 4, pastaj merrja avionin për në Londër prej orës 9 deri në 2 të mëngjesit. Ka qenë kështu prej 28 Shkurtit deri më 15 Mars, pagjumësia është armik për kordat e zërit. Duhani, udhëtimet dhe kështu ndikuan të gjitha në kordat e zërit. /tvklan.al

“Dekalogu i nje lagjeje Tiranase”/Nis rrugetimi i shtepise botuese “Berk”!

Berk është shtëpi botuese por edhe një qendër ku lexohet apo studiohet e cila është ngritur në shtëpinë e vjetër tiranase të stërgjyshes së Anna Shkrelit në rrugën Him Kolli. Elementët e traditës së një shtëpie të vjetër tiranase i ka ruajtur duke e kthyer në një qendër leximi e studimi për të gjitha moshat.  

Shtëpia botuese Berk ka vetëm 2 muaj që është hapur. Në këtë shtëpi përveç leximit herë pas herë Anna ka menduar që të hapë dhe ekspozita të ndryshme që përçojnë traditën. Një ekspozitë e fundit që ajo kishte hapur ishte paja e stërgjyshes së saj, Serfete Tafaj që nga përparëset, peshqirët, çentrot, jelekët, benevreket, rrobdishani, fustani etj, të cilat janë përpunuar nga stërgjyshja që nga copa e mëndafshit duke marrë pushin nga krimbat e mëndafshit dhe duke e bërë çdo gjë me dorë. 

Rreth librit: “Dekalogu i një lagjeje Tiranase”: Libri vjen i shkruar nga autorë që mbajnë pseudonimin “Krymi”. Autorët e këtij libri nuk dëshirojnë që të jenë të identifikueshëm. Libri sjell rrëfime jetësore të traditave tiranase.

10 urdhëresa të një qyteti që ndryshon, vrullin e të cilit nuk e ndalim dot. Një letër dashurie në 100 vjetorin si Kryeqytet.

Libri sjell rrëfimit të jetëve njerëzore përgjatë shtatë dekadave, krijon një panoramë të historisë dhe etnokulturës së Tiranës.

Dekalogu vjen gjithashtu si një homazh ndaj arkitekturës lokale dhe asaj arkitekture e cila formësoi dhe u formësua.

Transplanti i palces kurrizore ne Acibadem Healthcare Services!

Sot do të flasim për një temë mjaft të rëndësishme që lidhet me shëndëtin, për transplantin e palcës kurrizore. Zhvillimi I teknikave mjekësore ka bërë që shumë jetë të shpëtohen falë këtyre ndërhyrjeve të cilat janë mjaft të vështira.Pikërisht në rrjetin e spitaleve Acibadem realizohen transplante të tilla, të suksesshme kjo fal profesionistëve të kujdesit shëndetësor të një niveli të lartë, teknologjinë mjekësore të fjalës së fundit, infrastrukturë moderne dhe standarde shëndetësore të akredituara.

Por ëfarë është transplanti I palcës kurrizore? Është pikërisht Prof. Dr. Siret Ratip – Pergjegjes i departamentit te Hematologjise dhe Trasnplantit te palces kurrizore ne Acibadem, I cili përmes këtij inseti do të na tregojë më shumë për këtë problem shëndetësor.




Të ngjashme