Rudina – Emisioni 29 Mars 2021



Rudina – Emisioni 29 Mars 2021

18:32 29/03/2021

Bashkim Fino humbi betejen me covid/ Sot dite zie kombetare.

Tek emisioni “Rudina” në Tv Klan është folur për humbjen e deputetit të Ps-së Bashkim Fino nga Covid-19 në moshën 59 vjeç. Prej më shumë se 1 muaji, Fino ishte infektuar me Covid-19, por nuk e fitoi dot betejën për jetën.

Në nder të tij, qeveria ka shpallur 29 Marsin ditë zie, ku flamujt në të gjitha institucionet janë ulur në gjysmështizë. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë anuluar aktivitetet elektorale në nderim të tij.

Në një lidhje në Skype ka qenë gazetari Mentor Kikia është shprehur për Finon se nuk do e konsideronte si heroin e politikës shqiptare sepse nuk ka bëri asnjë iniciativë me karakter revolucionarizues në fushën e demokracisë etj, por një njeri që nuk i bëri kurrë keq vendit të tij.

“E konsideroj si të pavend faktin që në ditën e tij të lamtumirës dëgjuam shumë njerëz brenda dhe jashtë familjes të tij politike që flisnin për një njeri, për një politikan të shquar, një politikan që kishte merita, dhunti, aftësi etj, por në këto kushte ne kemi të drejtë të pyesim që kur paskemi patur një politikan kaq të shquar brenda një kampi politik, pse nuk u mbështet ky njeri sepse ne dimë që kemi shumë nevojë për politikanë të ri kur ne ankohemi në mënyrë sistematike për klasën tonë politike , ankohemi kur nuk ka dalë një njeri që të jetë me këto virtyte siç ishte zoti Fino, ose jemi në kushtet kur i miri sado i mirë të jetë nuk bën dot përpara për shkak të këtij mjedisi vrasës që sundon në politikën shqiptare, ose kemi të bëjmë me një hipokrizi kolektive të politikanëve që në një ditë zie janë gati të thonë fjalët më të mira pa doganë.

Nuk do ta quaja heroin e politikës shqiptare, sepse nuk mban firmën e tij ndonjë iniciativë me karakter revolucionarizues në fushën e demokracisë, në fushën e të drejtave të njeriut apo të ekonomisë etj. Por ishte një politikan që nuk qëndronte brenda atij rreshtit apo gardhit duke votuar në mënyrë të verbër për projektligjin që sillte qeveria. Ishte një njeri që thoshte fjalën dhe mendimin e tij kur duhej.

Megjithatë ndaj një vlerësim për modelin e politikanit që ka qenë përtej konflikteve politike, përtej atij servilizmit vulgar që karakterizon pjesën më të madhe të politikës shqiptare, vazhdoj të këmbngul që zoti Fino nuk ishe heroi i politikës shqiptare, por mendoj që ishte një njeri që nuk i bëri keq këtij vendi, në kushtet kur ka shumë njerëz që janë gati të zhvasin çdo gjë, zoti Fino nuk ishte pjesë e kësaj babëzie ku janë futur pjesa dërmusese e politikës”, është shprehur Mentor Kikia. /tvklan.al

Aktori Luran Ahmeti humb betejen me covid-19.

Në këtë pjesë të programit do të flasim për një humbje të një artisti që kishte prekur tashmë famën ndërkombëtare. Ai njihej për role të shumta në serialet turke dhe rolet e tij teatrore.


Vetëm pak muaj më parë ai ka qenë pjesë ë këtij programi në një intervistë ekskluzive kur foli për karrierën e tij artistike. Ai është aktori i njohur shqiptar Luran Ahmeti i cili u nda nga jeta me datë 25 Mars 2021 nga Covid-19. Një ndarje e parakoshme qëm la një dhimbje të madhe tek të gjithë. Ne sot do ta kujtojmë në programin tonë me rolet e tij që la pas. Do të kemi në lidhje skype aktoren e mirenjohur Zamira Kita.

Ne lidhje direkte xhaxhai dhe vellai i Arjan Sales, “Deshmor i Atdheut”.

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë në një lidhje direkte vëllai dhe xhaxhai i Arjan Salës,shefit të sigurisë që humbi jetën nga flakët ku përfshinë një magazinë në një qendër tregëtare në 24 mars. Ishte i ndjeri Arjan Sala që shpëtoi 25 persona, por që mbeti i bllokuar vetë brenda duke humbur jetën. Pas 3 ditesh kërkime mes flakëve të zjarrit ditën e shtune u gjet trupi i pajetë i tij.

Vëllai i Arjanit, Edmon Sala mes dhimbjesh ka pohuar edhe faktin se vëllai i tij mund të ketë qëndruar gjallë 24 orët e para brenda një dhome në magazinë.

Rudina Magjistari: Më tregoni pak, çfarë mund të themi për ngjarjen. Ka qenë e gjatë pritja për të mësuar lajmin, të gjithë ishim me një shpresë të madhe për të zbuluar se ai do shpëtonte, por mesa duket fati i tij ishte paracaktuar dhe misioni i tij ishte të shpëtonte 25 jetë njerëzish.

Edmon Sala: Ishte shumë e vështirë, në momentin që mora vesh lajmin aty tek objekti, isha i pari nga familja që vajta i pari në objekt. Unë po shkoja në shtëpi dhe më tha njëri në telefon që ka rënë aty zjarr dhe ka ngelur dikush i sigurisë aty brenda. Vajta u futa tek dera, çfarë të shihja. Çava gardhin e policisë, u futa tek shkallët dhe ngela, tym, tym, tym, Gërdec, nuk di ç’të them. Kaloi nata e parë me mendimin që do rikthehet, me shpresën që do ia dalim do e nxjerrim. Kaloi dita e dytë, kaloi, dita e tretë, duke u futur në ditën e katërt ora 2 e 30-3:00 u gjet trupi i tij i ndjerë. Ishte në një dhomë aty, edhe kamerat do e kenë parë vendin. Nuk e di çfarë të them.

Rudina Magjistari: Është e vërtetë që Arjani ka qëndruar aty brenda për shumë orë? Pra është bllokuar në magazinë për shumë orë. Nuk e di sa është e vërteta që thonë se ka qenë 24 orë gjallë në pritje të ndihmës.

Edmon Sala: Aty ku është gjetur vërtet që po, është lajm i saktë sepse ne çdo gjë kemi kërkuar, kam pasur dhe xhaxhain në krah, sa e mori vesh ka ardhur dhe kemi qenë gjatë gjithë kohës në terren, por aty ishte fati i tij. /tvklan.al







Të ngjashme