#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen

Të ftuarit: Orgesa Zaimi, Sonila Strakosha, Katerina Zoto

Orgesa Zaimi prezanton videoklipin “Nostalgjia”/ Dedikim për 17-vjeçaren që nuk jeton më

17-vjeçarja i dha fund jetës 5 vite më parë, historia tronditëse pas këngës “Nostalgjia”

5 vite më parë, Gejda vendosi që për arsye të panjohura, t’i jepte fund jetës së saj. 17-vjeçarja kujtohet nga familjarët  e të afërmit për energjinë, dëshirën e mirë për të ndihmuar dhe për të lënë gjurmën e saj.

Kjo ishte arsyeja pse prindërit e Gejdës vendosën ta përjetësonin kujtimin e së bijës në një këngë të gëzueshme që do përmblidhte esencën e saj. Kënga e krijaur nga Aida Baraku dhe Armend  Rexhepagiqi, e titulluar “Nostalgjia”, iu besua Orgesa Zaimit me të cilën konkurroi në “Kënga Magjike 2021”.

2 vite më vonë, kënga vjen e plotësuar me një klip ku kanë marrë pjesë edhe miqtë e Gejdës. Në një videomesazh për “Rudina” në Tv Klan, mësuesja kujdestare kujton nxënësen që ka lënë pas një kujtim të fortë.

“Është sfiduese të flasësh për të me një lloj vetëzotërimi emocional, megjithatë janë momente të jetësuara dhe të shkruara me gërma të arta në kujtime të bukura për këdo që e njohu Gejdën. Gejda ishte këmbëngulëse në dëshirën e saj për t’i kontribuar një shoqërie më humane që e konsideron, që e vlerëson, që e respekton tjetrin. Ajo ishte unifikuese e buqetës së nxënësve të klasës.

Ajo ishte një vajzë shu,ë e edukuar dhe në çdo rast i vinte krejt natyrshëm të përshëndeste, të falenderonte, të uronte dhe mbi të gjitha kishte një zemër shumë të madhe për këdo që kishte nevojë. Ishe një mendjendezur si të thuash, që mbante një oaz virtytesh të cilat i përcillte denjësisht në përditshmërinë e saj por gjithashtu edhe nëpërmjet veprimtarive të ndryshme. Le të jetë kënga “Nostalgjia” përjetimi i kultivimit të këtyre kujtimeve, për t’i ruajtur këto momente të cilat janë sjellë kaq ëmbël në zërin e Orgesës. Një falenderim për mundësimin e këtij realizimi”, përfundon mësuesja.

Modë/ Ja 5 ide si t`i lidhim bukur dhe me stil shajet

Gatuajmë nëpër shqipëri/ Receta tradicionale kavajase, “Kimë”

“Ngjyrat e viteve” i autores Sonila Strakosha/ U riktheva në atdhe pas 20 vitesh emigrim

/tvklan.al