Rudina – Emisioni 29 Prill 2020



Rudina – Emisioni 29 Prill 2020

18:59 29/04/2020

Heidi Lushtaku rrefen karrieren si modele!

Heidi Lushtaku është me origjinë kosovare e cila ka shkëlqyer në botën e bukurisë. Ajo e ka nisur karrierën e modelingut prej moshës 13-vjeçare, por suksesi i saj shpërtheu menjëherë pas pjesëmarrjes në “Miss Zvicra 2013”.

Heidi, një prej 3 vajzave (Dorina Podrimja, Anita Mustafa dhe Heidi Lushtaku) me origjinë shqiptare që konkurruan në këtë kompeticion bukurie, ishte pretendetja kryesore për kurorën e më të bukurës së Zvicrës. Megjithatë, juria i dha vendin e 6.

Heidi ka nisur tashmë suksesshëm karrierën e saj si modele dhe kulmin e ka arritur në kontinentin aziatik, ku prej afro dy muajsh ia doli të sfidojë tajlandezet me bukurinë e saj ekzotike. Kjo eksperiencë në Bangkok të Tajlandës Heidit dyert e modës ndërkombëtarisht, e tashmë vajza me origjinë shqiptare ka firmosur disa kontrata të rëndësishme.

Heidi nuk harron asnjëherë të përmendë vendlindjen e saj, Kosovën. Ajo është fëmija e një familjeje të madhe, me 7 motra e vëllezër të tjerë. E lindur në Vushtri, edhe pse është larguar nga vendi i saj shumë e vogël, lidhjet me të janë ende të forta. Heidi ka qenë në një lidhje dashurie prej 3 vitesh me boksierin nga Kosova,Robin Krasniqi. Në disa portale është bërë i ditur lajmi se ata janë ndarë pasi kanë fshirë fotografitë e tyre në rrjetet sociale.

Heidi ka bërë të ditur se është bërë pjesë e një projekti kinematografik Italian me titull “Un figlio di nome Erasmus”. ”( është publikuar me 12 Prill/ regjisor: Alberto Ferrari/kasti:Luca Bizzarri, Paolo Kessisoglu, Daniele Liotti, Ricky Memphis, Carol Alt)

Nora Malaj rrefen dhimbjen e ndarjes nga jeta te nenes se saj!

Ish-deputetja Nora Malaj ka humbur nënën e saj,pas luftës me sëmundjen e ishemisë. Ajo është ndarë nga jeta në orën 01 të natës së 24 prillit  dhe përcjellja për në banesën e fundit është bërë në orën 15.00 për në banesën e fundit në Sharrë. Nënë Vita ka lënë pas fëmijë, nipër e mbesa, të cilët nuk do të jenë më pranë ngrohtësisë së saj. Mamaja e Nora Malajt ka qenë me profesion mësuese për shumë vite.

Ish-deputetja ka bërë një status në facebook ku  gjithashtu ka falenderuar të gjithë mjekët e Durrësit që bënë të mundur që ajo të ishte pranë saj në momentet më delikate edhe në këto momente izolimi me rregulla shumë të rrepta. Nora Malaj ka vetëm një djalë,Dritani I cili e ka bërë gjyshe me mbesen , Solei.

“Izolimi nga Covid rrit rrezikshmërinë e joshjes online për të miturit”!

Më datë 24 Prill Besarta ka bërë një shkrim me titull “Izolimi nga Covid rrit rrezikshmërinë e joshjes online për të miturit”. Ajo shkruan 3 këshilla nga se duhet të kemi kujdes. Gjitashtu tregon se çfarë duhet të bëjnë prindërit me fëmijët e tyre në këtë rast. Besarda Taci është Presidente e një shoqate Italo- Shqiptare (Emdr Albania).

Gjithashtu drejton një qëndër në Tiranë “Centro Clinico in Psicoterapia e Psicotraumatologia” ku kryesisht ushtron profesionin si psikologe klinike, psikoseksologe dhe psikotraumatologe. Ofron këshillim dhe terapi për personat që përjetojnë ankth, atak paniku, depresion, përdorin substanca psikotoksike(alkol, marjuana, kokaina) dhe janë të varur nga seksualiteti- partneri/ja, gjithashtu dhe personat që kanë përjetuar trauma në fëmijëri dhe në moshë madhore.



Të ngjashme