Rudina – Emisioni 29 Qershor 2020



Rudina – Emisioni 29 Qershor 2020

18:40 29/06/2020

Jeri, Teuta dhe Gjergji zbulojne objektet, qe lidhen me pushimet e tyre!

Kujtimet me te bukura te pushimeve te femijerise!

Në këtë pjesë të parë do të flasim për pushimet, por jo për pushimet e ditëve të sotme, ku nuk na mungon asgjë. Do të kujtojmë “Pushimet e fëmijërisë”., të para viteve 90-të, kur kushtet ishin fare modeste, por aman kaloheshin pushime të paharrueshme.

Për të na folur për këtë temë kemi një panel shumë interesant, të cilët i ftoj pa humbur kohë: kantautori Gjergj Leka, specialistja e udhëtimeve Teuta Borova dhe Konsulentja PR-it dhe Komunikimit Jeri Lalaj Jeri e ka kaluar fëmijërinë e saj 3 muaj pushime kryesisht ne Vlore,pastaj ne Pogradec, Durrës dhe veri Theth. Teuta Borova është lindur dhe rritur tek ish Stadiumi Dinamo dhe lagjja e tyre ka patur shume parqe..Dhe nje nje nga parqet e lodrave eshte xhiruar dhe filmi “Shoku im Tili”.

Ide kreative make up-i per veren/Disa sugjerime nga Eda Vorfi!

Në këtë pjesë të tretë do të kemi të ftuar një vajzë interesante, të cilën pasioni për fotografinë e bëri të hapë kanalin e saj në youtube si blogere ku ndan video për fotografinë dhe për make upin. Prej dy vitesh ajo sjell edhe ide makeupi kreative dhe sot do të vijë pikërisht të na flasë për një make up shumë të vecantë që realizon, sipas shënjave të horoskopit.

Do të jetë ne studio Eda Vorfi. Eda Vorfi është 25vjeçe, e rritur në Laç dhe me origjinë nga Mirëdita. Ka studiuar Inxhinieri Ndërtimi por pasioni i saj për fotografinë e ka sjellë të punojë më shumë në këtë profesion. Herë si modele, herë vetë si fotografe. Para 4 vitesh vendosi të hapë kanalin e saj në Youtube si vlogere të quajtur “Eda LunarClips”, ku me anë të videove ndante pasionin për fotografinë dhe prej dy vitesh ndan gjithashtu pasionin për makeupin, edhe në Instagram. Eksperienca e saj si modele, fotografe dhe editore fotosh bashkuar me pasionin e saj për pikturën dhe makeupin janë bërë bashkë për të sjellë këto ide makeupi kreative. Misioni i saj është të frymëzojë që të përdorim më shumë ngjyra dhe të argëtohemi më shumë me makeupin!



Të ngjashme