8 muaj e bekuar me Noah/Fatma Methasani rrefen emocionet per here te pare!

Në emisionin Rudina në Tv Klan, ka qenë e ftuar moderatorja Fatma Methasani e cila prej 8 muajsh është bërë mama për herë të parë dhe ka nisur një etapë krejtësisht të re në jetën e saj. Fatma ka sjellë në jetë djalin e saj të quajtur Noah. Gjatë emisionit, ajo ka folur më gjatë për emocionet e të qenit nënë për herë të parë.

Rudina Magjistari: Pse i keni vënë emrin Noah?

Fatma Methasani: Ne ja kemi gjetur emrin në muajin e fundit. Unë isha 9 muaj dhe ne nuk kishim një emër. Unë e gëdhija me prindërit e Alfios duke shfletuar libra për t’i gjetur emër. Unë me Alfion jemi një çift paqësor nuk para zihemi shpesh. Në muajt e fundit të shtatzënisë ziheshim më shumë se asnjëherë tjetër dhe arsyeja ishte emri i Noah-s. Unë jam shumë e dhënë pas emrave shqip, kisha krijuar një listë të emrave shqip dhe për dreq të gjitha emrat e bukura që kam gjetur nëpër libra dhe romane ishin emra gocash. Kisha bërë një listë me emra shqip, por duke qenë së prindërit e Alfios jetojnë në Itali, Alfio poashtu ka jetuar shumë vite në Itali, emrat shqip i thonin me një theks më ndërkombëtar.

Pasi diskutuam jo ky emer më pëlqen jo ky emër nuk më pëlqen, erdhi një ditë në shtëpi dhe më tha unë e kam gjetur emrin dhe nuk dua diskutime. Tha emrin Noah, e kam pyetur pse ky emër dhe më ka thënë ashtu më erdhi është diçka organike dhe u vendos që do e ketë Noah. /tvklan.al

Alfio & Fatma: Historia jone e dashurise!

Fatma Methasani prej 5 vitesh ka prezantuar emisionin rinor në IN Tv “Fun Day”. Përpara se të t’i futej botës së ekranit (e cila nuk ka qenë gjithnjë një qëllim për të), Fatma ka qenë asistentja e Vera Grabockës kur ka qenë vetëm 16 vjeç kur punonte në produksionet e saj televizive.

Ka studiuar për juridik dhe tani mbush 26 vjeç. Prej gati 3 vitesh, Fatma dhe shefi i njohur i kuzhinës Alfio Rrotani janë bashkë dhe janë prindër të një djali që quhet Noah. Noah ka lindur në janar të 2020 dhe tani ai është 8 muajsh. Emrin e djalit e ka zgjedhur Alfio. Alfio Rrotani është tërhequr tanimë nga ekrani, por i është dedikuar restorantit të tij “Kripe dhe Piper” dhe para pak kohësh ka hapur shkollë gatimi që quhet “Master Chef”.

Pas mbylljes së programeve të IN Tv, ky televizion është shndërruar në një kanal muzikor ku transmetohet vetëm muzikë e huaj. Në krye të In Tv është vendosur Fatma si drejtoresha e tij, ku pritet që shumë shpejt ta shndërrojë në një televizion rinor sic ka qene në fillimet e tij si “Mad Tv”.

Jeta ne Gjermani dhe pasioni per moden e blogeres Vjosa Muriqi!