Anuela Ristani – Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës

E ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan ka qenë nënkryetarja e re e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani. Ajo ka spikatur me portretin e një gruaje të re në moshë, elegante, të cilën e kemi parë shpesh herë në aktivitet të ndryshme të Bashkisë së Tiranës, si drejtore kabineti 4 vitet e kaluara në prapavijë, ndërsa sot e shohim si protagoniste, me një profil më shumë publik.

Ristani ka folur dhe ka ndarë për publikun më tepër detaje nga profesioni i saj, puna e përditshme në Bashkinë e Tiranës, sfidat që ka hasur deri më tani, por edhe jetën private.

Unë personalisht kam drejtuar më përpara Agjencinë e Rinisë në Ministrinë e Mirëqenies dhe Rinisë. Pas asaj, kryetari ishte në kërkim për drejtimin e kabinetit dhe pozicioni i drejtorit të kabinetit është pozicion politik, pra caktohet dikush, që është edhe personi që kryetari zgjedh për të ndjekur çdo gjë, çdo porosi që ai lë. Është pozicion politik, pra emërohesh aty”.

Anuela Ristani është shkolluar për Administrim Biznesi dhe Studime Evropiane në Universitetin Amerikan në Bullgari, MBA në Marketing dhe Komunikim Strategjik në Universitetin e Mizurit, Columbia si Fulbright Scholar. Përpara punës në Bashkinë e Tiranës, ajo ka punuar në sektorin privat, ku spikasin kompanitë telefonike apo puna në Bankën Botërore, ku ka drejtuar grupet e punës për reformën në sistemin banker/financiar dhe përdorimin për herë të parë në politikëbërje në Shqipëri të vlerësimit të impaktit.

Anuela është e martuar dhe ka dy fëmijë, vajzën 12 vjeçe Sibel dhe një djalë 3 vjeç, Gias. Si një grua në karrierë, e cila ka dhe një familje, ajo ka ndjerë vështirësi sidomos duke punuar në Bashki, ku puna me orar dhe pa orar është diçka normale, ku orarin e të ushqyerit me gji duhej ta alternonte me axhendën e ngjeshur të takimeve.

Unë them që ekuilibri gjendet. Por e para, e vërtetë që duhet të pranojmë është se jo të gjitha bëhen ashtu si duhet. Por unë kam vendosur personalisht mos ndihem në faj, në raport me kohën që u mungoj fëmijëve. Ata janë prioriteti, por unë nuk ndihem në faj nëse nuk kam sasi në kohë për të shpenzuar me ta. Mënyra si e kam zgjedhur është që edhe nëse kemi një orë në ditë, ajo orë do jetë cilësore, do jetë vetëm për ne. Do jetë një orë, ku unë i pyes për ditën, ata më thonë çfarë bëjnë. Pra nuk do jetë një moment, ku pyes dhe e kam mendjen diku tjetër apo do merrem me diçka tjetër në shtëpi dhe ata nuk e kanë vëmendjen. Preferoj më mirë të kaloj çfarë mundësie kam, çfarë kohe kam me ta dhe pastaj pasi flenë, të bëj çfarë duhet të bëj sesa të jem gjysëm me ta. Mundohem patjetër që me gjithë lëvizjet dhe udhëtimet fundjava të jetë e tyre”./tvklan.al

Dilan Reka – Këngëtar

https://youtu.be/EKBq8NMfqaY

Aida Baro – Kryeredaktore e shtëpisë botuese “Pegi”