Rudina – Emisioni 29 Tetor 2020



Rudina – Emisioni 29 Tetor 2020

19:41 29/10/2020

Ariton Pollozhani, aktori protagonist ne filmin e fundit te Gjergj Xhuvanit!

Në këtë pjesë të dytë do të kemi një ftuar një djalë të ri, vetëm 16-vjeç I lindur në Strugë, por shumë premtues në fushën e aktrimit. Debutimi i tij si aktor ka qenë në filmin e fundit të realizuar nga regjisori Gjergj Xhuvani, i cili u nda nga jeta më 14 gusht të vitit 2019. Filmi i fundit nën firmën e Xhuvanit, me titull “My Lake” u prezantua gjatë edicionit të fundit të ‘Tirana International Film Festival’ (TIFF) ku krahë kastit të njohur të aktorëve, spikati edhe interpretimi i 16-vjeçarit, Ariton Pollozhani. Ne e kemi sot këtu Aritonin për ta njohur më tepër si personazh dhe gjithashtu për të na treguar eksperiencën e tij në këtë prodhim kinematografik.

Na mungojne! Takim virtual me Zonjat e Publikut!

Në pjesë të parë të emisionit ditën e sotme do të realizojmë një lidhje direkte apo e thënë ndryshe një takim virtual me zonjat tona të publikut, të cilat për shkak të situatës krijuar nga pandemia e COVID-19, kanë të pamundur të jenë në studion tonë. Ne do të flasim sot me disa prej tyre për të ditur sesi po kalojnë dhe se çfarë kanë bërë këto ditë.

“Winter blu”, fenomeni qe provokon luhatjet e shpeshta te humorit!

Tek emisioni i Rudinës në Tv Klan është folur për depresionin sezonal apo siç njihet ndryshe “winter blu”. Psikologët dhe studiues të ndryshëm kanë thënë të gjithë një zëri që periudha e vitit që konsiderohet si “ëinter blue” tashmë ka trokitur. Për të folur pikërisht për këtë fenomen se nga se shkaktohet dhe çfarë sugjerohet të bëjmë për ta kaluar sa më shpejt dhe më mirë në studio ka qenë psikologia Oriola Plaku.

Rudina Magjistari: Çfarë do të thotë winter blue?

Psikologia Oriola Plaku: Winter Blu karakterizoheshe nga një gjendje emocionale e cila mund të jetë akute që shkaktohet si rrjedhojë e ndryshimit të stinës. Nuk ka ende shkaqe të mirëfillta nga se shkaktohet kjo lloj vështirësie, por dihet se kjo ndikon tek ulja e nivelit të saratoninës që lidhet komplet me pjesën e humorit dhe pjesën e melaninës. Njëra merr pjesë në rregullimin e humorit dhe tjetra melatonia merret me pjesën e gjumit që normalisht prek individët që karakterizohet nga problemet, motivacioni, por që kriteri kryesor duhet të jetë një javë dhe kur kalon dy javshi, atëhere mund të kemi një gjendje alarmante që do të thotë që ka ardhur koha për t’u drejtuar tek mjeku specialist.

Rudina Magjistari: Tek mjeku apo psikologu?

Psikologia Oriola Plaku: Në momentin që duhet të bëhen disa ekzaminime sepse shqetësimet mund të vijnë dhe me bazë biologjike dhe bëhet ndarja nga mjeku specialist që i drejtohet. Pastaj nëse është psikologu do të merret me pjesën e vlerësimit të nevojave të rastit dhe me pjesën e ndërhyrjes.

Rudina Magjistari: Pse winter blue shfaqet në këtë stinë dhe deri kur mund të ndeshemi me këtë gjendje të humorit?

Psikologia Oriola PlakuKjo shfaqet si rrjedhojë e uljes së dritës, të diellit, ndikon në pjesën e humorit. Ka disa njerëz që e përjetojnë shumë këtë gjendje, por ama duhet të kemi parasysh edhe këtë gjë, por ama duhet të kemi parasysh edhe këtë pjesën që historitë e kaluara, nësa ka mbivendosje të patologjive të mëparshme, normalisht që e bëjnë akoma dhe më të vështirë daljen nga situata. Femrat janë më të predispozuara që të preken nga winter blu.

Rudina Magjistari: Pse?

Psikologia Oriola Plaku: Ndoshta janë më të ndjeshme, por nuk ka ende studime të mirëfillta që unë të bazohem më konkretisht.

Rudina Magjistari: Cilat mund të jenë pasojat e forta nëse ne nuk marrim një masë?

Oriola Plaku: Një sërë komplikacionesh në sensin nivele të larta të stresit, mungesë përqëndrimi, mungesë dëshire për të bërë gjërat që bënim më përpara humbje të komunikimit apo refuzim kontakti me të tjerët, por që këto janë çështje që individi duhet ta kuptojë veten e vet nëse ka ndryshime dhe më pas të dije se ku duhet që të drejtohet ose të merret vetë me pjesën e rregullimit emocional, jo gjithmonë është në fazën që mund të jetë një javore për t’u drejtuar tek mjeku. Mund t’ja dalë dhe vetë sepse ka metoda shumë të mira vetërregulluese që individi i indentifikon vetë cilat janë pikat e tij të forta.

Rudina Magjistari: Si mund t’ja bëjnë personat që të vetëmotivohen?

Oriola Plaku: Mund të dalin një shëtitje në natyrë, një komunikim me miqtë virtual sepse jemi dhe në kohë pandemie, do ndikonte mirë në aspektin e tyre emocional, palestra në kushtet e shtëpisë, joga, meditimi, janë çështje individuale që njeri i zgjedh vetë se çfarë preferon të bëjë.

Rudina Magjistari: Gjatë vitit njëriu mund të bëjë shpesh herë mund të gjendet në situate të tilla, çfarë ndryshon kjo javë, apo dy javshi i winter blue nga këto fenomenet e shkurtëra që mund të përballojmë gjatë vitit?

Oriola Plaku: Do ishte shqetësuese nëse do ishim me humor gjatë gjithë vitit. Ndryshon kjo pjesa e gjendjes shpirtërore e cila bëhet më e zymtë deri në një farë mase sepse kur kalon pjesën e kufirit të normalitetit atëhere mund të themi se kemi sinjale për një patologji që duhet trajtuar me vigjilencë sepse është çështja që mos kalojë në një depresion sezonal. /tvklan.al




Të ngjashme