Miriam Cani ne nje rrefim ekskluziv per familjen dhe sipermarrjen e re.

Këngëtarja e njohur Miriam Cani ka qenë e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit në Tv Klan, ku ka folur për brendin e saj më të ri të veshjeve për vajzat e vogla, për marrëdhënien me Albanin dhe si është jeta e tyre me dy fëmijë. Albani dhe Miriani janë mjaft diskret përsa i përket jetës së tyre private, por Miriami ka treguar edhe një sekret, ditën që do bënin celebrimin, kuptuan se ajo ishte shtatzënë.

Rudina Magjistari: Nuk të kemi pyetur as për dasmën, ka qenë shumë e veçantë dhe e bukur në Maldive. Si u organizua, na trego diçka që nuk dimë ende.

Mirjam Cani: Kemi pasur Amelin dhe Duamin në bark. Në ditën kur u realizuaceremonia ne morëm vesh që unë isha në pritje të ëmbël ndaj vendosëm që ta quani Duam, ti jepnim titullin e këngës. Është një kujtim i mrekullueshëm. /tvklan.al

Trendet e dekoreve te eventeve dhe festave te fundvitit.

Në këtë pjesë të dytë të emisionit do të fokusohemi tek atmosfera festive, e simodos tek dekori që përdorim për shtëpitë tona, apo për dekore të ndryshme që përdorim në festa, në evente që organizojmë ku padyshim arredimi zë një vend të veçantë. Për të folur për trendet e zbukurimeve këtë fundvit, por edhe për zbukurimet e eventeve të ndryshme kemi të ftuar arkitekten nga agjensia e eventeve “Sara Event”, Sara Laloshi, që ka bërë edhe arredimin e studios sonë.

Megatek/ “Shkruaji Babagjyshit online”.

Dje prezantuam një projekt shumë të bukur nga Megatek, ku shumë dhurata po presin të shpërndahen për të gjithë fëmijët, pergjatë gjithë muajit dhjetor.

Në ditët e sotme, takimet virtual dhe komunikimi online kanë thyer çdo barrier për të përmbushur dëshirat e njerëzve edhe pse distancimi fizik ka qenë, por jo ai social. Platforma në Megatek- “Shkruaji Babagjyshit online”, do të bëjë realitet endrrat e cdo fëmije nga Babagjyshi I Megatek, I cili sot do të vijë në studion tonë…