Ermiranda Ndoj -Miss Inteligjenca

Monika Ndoj – Miss Turizmi

Ermiranda Ndoj, 21 vjeç, nga Puka, ka lindur dhe rritur në Durrës. Ajo ka marrë pjesë në Miss Shqipëria në vitin 2017  ku është vlersuar si Miss inteligjenca 2017 Momentalisht vazhdon  studimet për Shkenca Politike dhe është në   vitin e 3 të bachelorit.

Ermiranda do iki në muajn Mars në Egjipt, pasi do marrë pjesë në Miss Eco Internacional. Monika Ndoj 23 vjeç, mori pjesë në Miss Shqipëria në vitin 2019 dhe fitoi çmimin Miss Turizmi dhe u përzgjodh mes 10 vajzave më të bukura. Monika ka mbaruar studimet për gjeografi. Ishte Ermiranda shkak që Monika të merrte pjesë në Miss Shqipëria.

Ajo e shtyu Monikën për të marrë pjesë në Miss Shqipëria. Momentalisht të dyja jetojnë  në Tiranë për arsye të studimeve te Ermirandës, ndërsa  familja jeton në Durrës  aty ku janë lindur dhe rritur, ndërsa origjinën e kanë nga Puka.

Bujar Alimani – Kineast/regjisor/skenarist

Bujar Alimani, 51 vjeç, ka lindur në Patos të Fierit. Bujari ka kryer shkollën 8 vjeçare në Patos dhe më pas ndoqi  Liceun Artistik në Fier për pikturë. Në vitin 1988 studion në Akademinë e Arteve për regji teatri dhe pasi mbaroi studimet në 1992 iku në Greqi, Athinë. Në vitin 1996 merr një propozim për të qenë asistent regjisor në një produksion grek dhe zgjati gati 1 vit e gjysëm. Në vitin 1998 filloi punë si rekuizitier në një Teatër. Qëndron në Athinë deri në vitin 2012( 20 vite) dhe më pas largohet për Neë York. Alimani është regjizor, skenarist dhe producent. Buajari Limani është i martuar me Tefta Bejko, e cila është producente e pothuajse të gjithë filmave të Buajrit.

Ai ka një vajzë, Sabrina e cila studion regji filmi në Neë York Alimani është skenarist i gjithë filmave të tij, përveç “Delegacionit” që është shkruar nga Artan Minarolli. Filmat e tij  me metrazh të shkurtër: “Katoi”(2003);“Gas”(2006) dhe “Bussulla” (2006); “Histori  dashurie”(2009) Filmi “Vëthi i munguar” ka si protagoniste aktoren e njohur Ema Andrea dhe Adele Gjoka. Në qendër të filmit, një grua të cilës sapo i ka vdekur i shoqi fton një natë të dashurën që ai ka pasur. I thotë se i shoqi në testament ka lënë edhe diçka për të dhe që të mos hapë proces gjyqësor do e lërë siç është testamentin, por me kusht që ajo ti tregojë të gjithë historinë e tyre. *Filmat e tij  me metrazh të gjatë: Në vitin 2011 realizoi filmin “Amnistia” është i vetmi film shqiptar që është shfaqur në Muzeun e Artit Modern MOMA në Neë York në Janar të 2012. -Në vitin 2015 realizoi filmin “Krom” i cili mori pjesë në Festivalin në Karlovy Vary -Në vitin 2018 realizoi filmin “Delegacioni” i cili është shfaqur në shumicën e festivaleve ndërkombëtare dhe madje, edhe në festivalet e Kategorisë A.Mori çmimin e parë në Varshavë, dhe më pas mori 12 çmime.

Bashkëprodhim Shqipëri, Francë, Greqi, Kosovë, me skenar të Artan Minarollit që trajton periudhën e fillimit të tranzicionit në Shqipëri menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit, fitoi ndër të tjera, në tetor të  2018-ës Çmimin e Madh të Festivalit të Varshavës. Në film luajnë aktorët: Viktor Zhusti, Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa, Richard Sammel, Kasem Hoxha, ndërsa nga Kosova në film paraqiten aktorët Bislim Muçaj, Selaman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Fatlume Bunjaku, Armend Ismajli, Gani Morina, Artan Selimi, Imer Loshi. / Buajar Alimani ka realizuar dhe dokumentarët “DOM” dhe “ Zois”. Film i fundit “Virgjëresha Shqiptare, sapo ka përfunduar xhirimert. Një bashkëpunim, gjerman, shqiptar, belg dhe Kosova, në pranverën e vitit të ardhshëm mund të jetë premiera. Interpretojnë aktorët Nik Xhelilaj, Viktor Zhusit, Igli Zarka, Jonida Vokshi,  Astrit Kaashki ,Aurita Agushi, Gresa Pallaska, Rina Krasniqi, protagoniste, Shkurte Sulejmani, Mimoza Azemi, Alban Nukaj. Xhirimet e filmit janë realizuar në Fushë Arrës, Shkodër dhe Prishtinë, ka xhiruar dhe në Gusht pjesën më të madhe dhe tani në dimër pjesën e mbetur. Ka një dashuri shumë të madhe për nënën,

Elvira Prençe – Specialiste e luleve

Lulet janë një lloj dashurie e veçantë për shumë njerëz! Por jo vetëm…Stina e pranverës është ajo stinë që faktikisht na shton më shumë dëshirën për t’u marrë dhe për t’u kujdesur për to. Llojet që mund të mbillen në këtë periudhë janë të ndryshme, karafilat, trëndafilat, borzilok…etj.