Kujt i thotë “Më besoje”, Xheisara në këngën e saj më të re?

Ritakohemi sërish këtë të mërkurë për të folur për tema të bukura dhe me personazhe interesantë. Do ta nisim fillimisht me një këngëtare të talentuar, mike e programit tonë, e cila së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re “Më besoje” në bashkëpunim me këngëtarin Mario Bregu. 

E mirëpresim menjëherë në studio për të na prezantuar këtë projekt të ri muzikor, por jo vetëm. Herën e fundit kur e kemi pasur në program e kemi lënë për të na realizuar një performancë me një instrument shumë të dashur për të, me çifteli.

Si të lehtësojmë dhimbjen e shpinës? Këshillat e fizioterapistit Ervin Kapaj

Gjumi është padyshim një element kyç për shëndetin dhe mirëqenien tonë në përgjithësi. Pikërisht në këtë pjesë të programit do të ndalemi te rëndësia e një gjumi të mirë dhe kryesisht e pozicionit të fjetjes. Jemi me fizioterapistin Ervin Kapaj, i cili do të na demonstrojë edhe pozicionet e duhura të fjetjes.

Informacion:

Rëndësia e pozicionit të fjetjes është thelbësor për shkak të efekteve të tij në cilësinë e gjumit tonë. Nëse jemi në pozicion të rehatshëm gjatë gjumit, zvogëlohen dhimbjet e trupit dhe sigurojmë një gjumë të thellë dhe të rehatshëm. Në anën tjetër, pozicionimi i gabuar i trupit gjatë gjumit mund të çojë në probleme të shumta shëndetësore, duke përfshirë dhimbje në shpinë, madje edhe mund të krijojë disa probleme me frymëmarrjen.

Modelet e xhaketave, që na duhen këtë pranverë/ Zbuloni tendencat e këtij sezoni

Me ardhjen e pranverës, temperaturat rriten dhe sigurisht kjo nënkupton se duhet të ndërrojmë gardërobën, të zëvendësojmë rrobat e dimrit me ato të pranverës. Xhaketat janë padyshim një veshje që nuk duhet të na mungojnë, si një alternativë e lehtë për të përballuar pse jo edhe ndryshimet e herëpashershme të motit të kësaj stine. Modelet e xhaketave që na duhen këtë pranverë, do të japim disa ide/sugjerime me bloggeren Enxhi Valteri

/tvklan.al