#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Të ftuarit: Noset Shijaku, Arbër Çepanin, Eraldo Rexho, Ledja Canaj, Alma Sulstarova Laci

Të hapësh një muze privat, trendi i viteve të fundit/ 4 histori personale

Gatuajmë nëpër Shqipëri/ “Tavë qefulli”, receta që na vjen nga Lushnja

Birësimi i fëmijëve në Shqipëri/ Si funksionon? Cilat janë problematikat?

Në vendin më ‘Instagrammable’ të Tiranës ju nevojitet vetëm celulari dhe një buzëqeshje

“Selfie Museum Albania” është muzeu më i ri dhe argëtues në Tiranë që padyshim do të shndërrohet në vendin e preferuar për të shkrepur fotot më të bukura për Instagram dhe jo vetëm. Ideatori i saj, gazetari i njohur Eraldo Rexho shpjegon në “Rudina” në Tv Klan se frymëzimi erdhi nga muzetë e ngjashme të këtij lloji nëpër botë dhe tani një i tillë vjen edhe në Shqipëri. Skena të ndryshme shumëngjyrëshe do t’ju bëjnë të riktheheni dhe të ‘ushqeni’ rrjetet tuaja sociale me përmbajtje aspak të zakontë.

Eraldo Rexho: Është një hapësirë që e ndarë në disa dhoma apo photobooth-e ku secili mund të gjejë veten dhe të bëjë fotografi. Kjo është pak a shumë koncepti, janë pak a shumë më shumë se 20 dhoma ku ti mund të gjesh veten dhe të bësh foto. Kanë ardhur shumë prindër bashkë me fëmijët, kanë ardhur shumë çifte se meqenëse jemi në këtë muajin e Shën Valentinit, disa prej skenave më të përdorura janë skenat kushtuar dashurisë kështu që…

Rudina Magjistari: Me zemra, me trëndafila.

Eraldo Rexho: Do të jetë një koncept që do të jetë i ndryshueshëm gjithë kohën. Kështu ndodh edhe në muzeumet e ngjashme në botë, por kështu do të ndodhë edhe në Shqipëri. Çdo dy muaj ne do të kemi rifreskimin e hapësirave, momentalisht janë 20 hapësira por në të ardhmen do të jenë 28 dhoma kushtuar këtij koncepti dhe të gjithë ata që janë dashnorë të fotove të bukura mund të vijnë të bëjnë foto shumë të bukura në “Selfie Museum”.

Eraldo shton se ngjyrat e skenave janë përdorur posaçërisht sa më të gjalla e të forta për të ndihmuar në algoritmin e Instagramit pasi fotografitë në këto tonalitete janë ato që pëlqehen më shumë.

Punë e qëndrueshme dhe një shtëpi, kriteret kryesore që nevojiten për të birësuar një fëmijë

Komiteti Shqiptar i Birësimeve ka parë gjatë vitit 2022 një rritje të adoptimeve, të cilat kanë shkuar në 34 nga 19 që ishin më parë. E ftuar në “Rudina” në Tv Klan për të folur mbi këtë fenomen, drejtoresha Alma Sulstarova Laci thotë se shihet që kërkesat do të jenë edhe më të mëdha këtë vit, por do të nevojitet shumë punë për të lumturuar sa më shumë çifte që duan të kenë një fëmijë.

Mes të tjerash, Laci rendit kriteret thelbësore për të mundësuar një birësim. Tashmë birësimi është i mundur edhe për nënat beqare.

Alma Sulstarova Laci: Në fakt janë disa kritere, por kriteri kryesor është të pasurit një punë stabël, i një punësimi të qëndrueshëm dhe të ardhurat sigurisht të jenë të mjaftueshme për të rritur mirë një fëmijë dhe të kenë një shtëpi të cilën ta posedojnë ata, të dokumentuar, të hipotekuar dhe bëhen edhe vizita në familje ku shikohen edhe kushtet e banimit. Janë një sërë faktorësh, por dhe më e rëndësishmja, janë intervistat psikosociale që bëhen ku në mënyrë të detajuar dhe të thellësishme, ekspertët tani psikosocialë kuptojnë  pse X çift ose X familje dëshiron të birësojë. Nëpërmjet një pyetësori personal,  ato bisedojnë me çiftin dhe përpiqen të kuptojnë arsyen që i ka sjellë në zyrën tonë për birësim.

Rudina Magjistari: Dhe pak a shumë sa zgjat e gjitha si procedurë, sa kohë merr i gjithi si proces?

Alma Sulstarova Laci: Shiko, është i supozuar të përfundojë në një hark kohor prej 2-3 vjet por ne kemi raste që nuk kemi përfunduar dot në këtë hark kohor kështu që edhe ky është një propozim që bëhet, që përshtatshmëria që çiftet marrin dhe që ka një invaliditet 2-vjeçar, kjo vlefshmëri më falni ta them shqip, të bëhet 4 vjet, pra që çifti të mos jetë i detyruar që gjatë kohës që ka depozituar kërkesën tek ne, të rinovojë dokumentat sepse ne mendojmë dhe ekspertët gjykojnë që gjatë një harku kohor të dy vjetëve nuk ka shumë gjasa që të ndryshojnë faktorët social-ekonomikë të familjes. Ato mund të verifikohen përsëri, por vlefshmëria e dokumentave të bëhet 4 vjet./tvklan.al