Eva Murati rrefen eksperiencen ne “Tiki Taka”, emisionin e famshem te futbollit.

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë moderatorja e sportit Eva Murati e cila së fundmi është bërë pjesë e emisionit të famshëm Italia 1 “Tiki Taka” që drejtohej nga Piero Chiambretti. Aty kane qene te ftuar shume personalitete te njohur te futbollit boteror si dhe djali i legjendes se futbollit, Diego Maradonna-Diego Maradonna Junior.

Eva Murati tregoi eskperiencën e saj të bukur në këtë emision dhe pasi përfundoi ajo është kontaktuar nga disa përfaqësues të kompanive të ndryshme për të nënshkruar një kontratë pune.

Rudina Magjistari: Kur u përgatite, më trego pak për veshjen, u trukove aty?

Eva Murati: U trukova atje, është e njëjta gjë që ne bëjmë edhe këtu përditë, thjesht atje çdo gjë është 100 herë më e madhe, 100 herë më e shndritshme.

Rudina Magjistari: Do të të pëlqente të kishe një karrierë në Itali?

Eva Murati: Për ta bërë publike këtu, për herë të parë, arrita të finalizoj një kontratë me një kompani. Praktikisht para se të futesha në emission, mua mu tha që nëse t’i del mirë, nëse je e talentuar, këtu nuk të lënë më. Thanë të paktën 2 persona do të të kontaktojnë, unë i thashë aman njëri të më kontaktojë mjafton që ta bëj një kontratë, por që më kontaktuan rreth 6 persona, përfaqësues të kompanive të ndryshme të talenteve atje dhe e finalizova kontratën me njërin atje dhe për këtë jam shumë e lumtur.

Rudina Magjistari: Kështu që ne shumë shpejt do na lësh?

Eva Murati: Jo nuk mund ta them që do e lej, puna ime këtu në Shqipëri është shumë e rëndësishme dhe padyshim unë ndihem shumë mirë me gjithë karrierën time që kam ndërtuar këtu, po pse jo këto vajtje ardhjet më pëlqejnë shumë aq më tepër në televizionin italian.

Rudina Magjistari: Mund të dimë diçka më tepër në lidhje me kontratën? Ishte kontratë me një kompani menaxhimi apo me një kanal televiziv?

Eva Murati: Është një kontratë me një kompani menaxhimi dhe padyshim për punë dhe projekte të ndryshme. Deri tani kemi përmbyllur me dy firma shumë të rëndësishme që operojnë edhe në Shqipëri, për çanta dhe rroba banjo.

Rudina Magjistari: Këtu je në kuadrin e modeles apo jo?

Eva Murati: Në kuadrin e imazhit

Eva tregon se i pëlqen shumë të përfshihet edhe në botën e sportit në Itali dhe shpreson që në të ardhmen të ndodhë dhe kjo gjë.   /tvklan.al

Vlashent Sata prezanton kengen dedikuar babait te tij, “Fryme”.

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë këngëtari i njohur Vlashent Sata i cili ka prezantuar dhe këngën e tij më të re “Frymë”. Ai ka folur edhe për lidhjen e dashurisë që po përjeton me moderatoren Dojna dhe si u njohën.

Rudina Magjistari: Jeni njohur në një intervistë që Dojna të ka bërë në programin e saj?

Vlashent Sata: Po, unë sa kisha ardhur nga Franca, kisha 10 ditë pushim dhe i kisha e gjitha te ngarkuara, as më shkonte mendja që do njihja një njeri, e aq më pak Dojnën. Takohemi në emision, ajo ishte në ditë pushimi dhe e mërzitur që do dilte për intervistë, unë me timen isha vonë dhe gjatë intervistës ka qenë e gjitha saqë gjithë njerëzit thonë që këta kanë qenë bashkë.

Në fakt Dojna është një person që e bën shumë mirë punën që bën dhe të bën të ndihesh mirë. Nuk e ka pasur vetëm me mua por me shumë njerëz dhe thoja që kjo është e sjellshme me të gjithë, i bën njerëzit që të ndihen rehat, të hapen dhe të marrë informacion, siç e bëjnë të gjithë prezantuesit. Kur e shoh në distancë pastaj, unë shkrihem gjatë intervistës, mendoja një vajzë të bukur, nuk e njihja dhe aty vura re që nuk ishe vetëm inteligjente, por kishte dhe humor. Shkrihesha sepse bënte batuta fantastike, shumë të thjeshta.  

Vlashenti tregon se në emision lindën shkëndijat e para më pas i shkruajti për t’u takuar dhe për ta falenderuar për pozitivitetin që ajo kishte. Pastaj me kalimin e kohës kanë vazhduar të flasin dhe pas disa kohësh ata u lidhën me njëri-tjetrin. Ai tregon se bashkëjtojnë dhe janë gati që të marrin dhe hapa më të rëndësishme për jetën e tyre /tvklan.al

Quiz-I/ Sa fasule jane ne kuti?

Në këtë pjesë të tretë do të zhvillojmë quiz-in telefonik. Do ta nisim lojën me
shifrën 95.000 lekë. Numri është 4 shifror, nese arrini te gjeni sa fasule ka në kuti do ti fitoni, nëse jo, shumës do t`I shtohet pas cdo telefonate 5000 lekë deri sa të kemi fituesin…


Numrin e parë e kemi zbuluar javën e kaluar dhe është 27XX