Arber Bytyqi, make-up artisti i preferuar i VIP-ave shqiptare.

Make-up artisti i VIP-ave ka qenë i ftuar në emisionin e “Rudinës” në Tv Klan. Ai përveçse ka folur për profesionin e tij ka folur dhe për jetën e tij private. Grimieri ka rrëfyer historinë tragjike të jetës së vet, ku në vitin 2004 ai humbi vëllain 32 vjeç dhe të atin. I vëllai vdiq nga një sulm në zemër dhe nga e keqja dhe mërzia brenda një viti vdiq dhe i ati.

Rudina Magjistari: Në familjen tënde në vitin 2004 ka ndodhur një fatkeqësi, janë larguar nga jeta dy njerëz shumë të rëndësishëm babai dhe vëllai yt të dy në të njëjtin vit. Është një histori shumë e fortë kur e dëgjon dhe si është e mundur që ka ndodhur brenda një viti?

Arbër Bytyqi: Ndodhi shumë shpejt, vëllai ka qenë 32 vjeç në atë kohë dhe nuk mundi të përballante një sulm në zemër dhe ka qenë një periudhë errësirë në familje, ku gjithçka ndryshoi pas vdekjes së vëllait. Baba nuk e përballoi shumë lehtë, thjesht një prind kur humb fëmijën e vet i shkatërrohet jeta dhe e kishte shumë të vështirë të përballonte jetën më vonë kështu që brenda një periudhe 1-vjeçare, baba ndërroi jetë.

Mami ishte shumë e mërzitur, pësoi sulm në zemër. Kanë lënë shumë shenja në jetë, të kalosh jetën pa dy persona shumë të shtrenjtë është shumë e vështirë dhe nuk kalon ditë pa i kujtuar. Zgjohem çdo mëngjes dhe i kujtoj disa momente që kemi kaluar bashkë. Baba ka menduar se do jemi mjekë të suksesshëm, ai ka qenë gjenerata e parë e mjekëve në Kosovë dhe e ka pasur gjithmonë qëllimin që ne të shkolloheshim dhe të ishim po aq të suksesshëm sa ai. Më vjen shumë keq që nuk ka mundur të përjetojë ndjenjën e suksesit tim apo të shohë ku kam arritur unë sot. /tvklan.al

Eneda Dedej, shqiptarja qe ben pasta shumengjyreshe ne Itali.

Në këtë pjesë të dytë do të kemi një lidhje nëpërmjet Skype me një vajzë shqiptare që jeton në Parma të Italisë e cila në mënyrë artizanale realizon lloje të ndryshme makaronash me forma dhe ngjyra shumëllojëshe. Kuptohet që në Itali makaronat janë një traditë italiane por për Enedën, nënë e tre vajzave tashmë ato janë bërë pjesë e pasionit në blogun e saj, “Impasta con Eneda”, por edhe e punës së saj të përditshme në shtëpi prej tre vitesh.

Kantautorja Eltina Minarolli, nje soprano qe ben muzike hip-hop dhe r&b.

 Ajo është një kantautore e cila fillesat e saj i ka si soprano. Më pas muzika hip-hop dhe R&B e përfshiu më tepër duke u fokusuar në këtë rrymë muzikore dhe duke marrë pjesë në festivale muzikore. Që prej nëntorit të viti të kaluar ka sjellë për publikun  plot 14 këngë të reja. Përveç muzikës, Eltina ka qenë dhe prezantuese e programeve muzikore. Për ta njohur më tepër për të folur për jetën e saj artistike dhe këngët e fundit ftojmë në studio. Eltina Minarolli, kantautore