Rudina – Emisioni 30 Qershor 2020



Rudina – Emisioni 30 Qershor 2020

18:30 30/06/2020

Isida Mollaymeri dhe Alba Hoxha zbulojne lidhjen si kusherira!

Në këtë pjesë të parë të parë të programit do të kemi të ftuara dy ballerina, që përvec pasionit për kërcimin kanë edhe lidhje gjaku, pasi janë kushurira. Në fakt ato kanë një lidhje të fortë mes tyre që është zbuluar vetëm së fundmi. Kur balerina Isida Mollaymeri ishte e ftuar në programin tonë, kushurira e saj, ballerina dhe prezantuesja e motit në Tv Klan, Alba Hoxha teksa shihte programin postoi një video ku shkroi: Kushërira ime.

Ky fakt na ka surprizuar të gjithë pasi askush deri tani nuk ishte në dijeni për lidhjen e ngushtë familjare mes dy vajzave. Ne do ti kemi sot të ftuara në studio, për të na rrëfyer për pasionin për baletin, por edhe marrëdhënien si kushurira.

Diten e diel u shua në moshën 84- vjeçare Besim Zekthi, një nga figurat kryesore të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore për pothuajse 5 dekada.Besim Zekthi lindi më 5 shkurt 1936 në Tiranë, kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, solist i pakrahasueshëm i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili shkëlqeu veçanërisht në vallet e njohura “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria” dhe ishte ndër protagonistët kryesorë që i dha Gjerdanin e Artë vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970. Karriera e tij shënon kulme suksesi jo vetëm në trevat shqiptare, por anekënd botës, ku me Ansamblin Popullor të Këngëve e Valleve, Besim Zekthi “i dha zë e shpirt” valles dhe muzikës tonë tradicionale.

Alba Hoxha prezantuese motit. Alba balerinë në Tv Klan është dhe korerografe.

Isida Mollaymeri balerinë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Alba dhe Isida janë kushërira të dyta ( mamatë e tyre janë kushurira të para). Të dyja kanë mbaruar shkollën e baletit, Balet klasik. Ndërkohë Alba ndryshoi profil

Alba dhe Isida kanë qenë së bashku pjesë e “Ëndërra një nate vere”

Rolando Lekaj tregon historine e dashurise me vajzen milionere kineze!

Në këtë pjesë të dytë do të zhvendosemi virtualisht në Shanghai, Kinë ku do të lidhemi nëpërmjet Skype me Rolando Lekaj, një shqiptar nga Lezha i cili është bërë i famshëm në eventin më të madh në Amfar, Kanë si shqiptari që bëri blerjen më të “çmendur” prej 1.6 milionë euro mes shumë të famshmëve që morrën pjesë në këtë ankand, për një koleksion fustanesh. 

Ai ka nisur rrugëtimin e tij në Kinë si model e tashmë është një sipërmarrës i suksesshëm. Rolando është i martuar me një prej sipërmarrëset më të famshme në Kinë, Tereza Lekaj dhe kanë një djalë. Do të flasim me të në lidhje me një nisme që ai së bashku me bashkëshorten kanë bërë duke dhuruar 300 mijë maska për vendin tonë por do te flasim edhe për karrierën dhe jo vetëm.

Rolando Lekaj jeton në Kinë prej 8 vitesh ku ka punuar si model në Kinë. Ai është i martuar me Tereza Lekaj, sipërmarrësen e famshme në të gjithë botën jo vetëm në Kinë, që shpesh është komentuar për pasurinë e saj në fushën e bukurisë pasi ka kompaninë më të madhe, ku në çdo qytet të Kinës ka një klinikë apo spital ku kryen operacione Plastike.

Ata kanë një djalë që e quajnë Roywen Lekaj (2-3 vjeç).

Kur coronavirusi u përhap në Kinë, Rolando bashkë me familjen udhëtoi në Dubai, më pas në Shqipëri për tu rikthyer në Kinë sërish. Ai jeton me bashkëshorten, Tereza Lekaj dhe djalin në Hangzhou, Shanghai.

Rolando Lekaj me bashkëshorten Tereza Lekaj nepermjet Ambasades Kineze ne Tirane kanë dhuruar 100 mije maska per siptalin Lezhe, Bashkine dhe Drejtorine e Policise dhe 200 mijë maska për spitalin Nënë Tereza.

Rolando është bërë i njohur më së shumti në eventin e Amfar 2018 në Kanë ku surprizoi jo vetëm miliarderët botëror, por të gjithë personazhët më të famshëm që marrin pjesë në këtë event pasi ofroi shifrën më të lartë për koleksionin e përbërë nga 30 fustane të Carine Rotfield. Për 1.6 milion euro, Roland Lekaj mori bonus dhe puthje nga super modelet e momentit.

“Stroke Unit” ne Spitalin Amerikan 3!

Në këtë pjesë të tretë të programit do të flasim për qëndrën më të avancuar në rajon për trajtimet e goditjeve në tru, qëndra “Stroke Unit”, që ndodhet në spitalin Amerikan 3. Kemi në studio: Dr.Ina Buxhelaj, neurologe dhe dr. Klodian Caci, radiolog pjese e ekipit të radiologjise intervencionuese në Spitalin Amerikan 3




Të ngjashme