Entela Zadrima – Këngëtare

Marsel Zadrima – Këngëtarë

Frensi Zadrima – Këngëtarë

Vanina Çala – Këngëtare

Ata janë katër pjesëtar të një grupi muzikor, i cili prej vitesh është i organizuar duke krijuar atmosferë festive nëpërmjet karaokeve dhe këngëve shqiptare. Marsel Zadrima, Entela Zadrima, Frensi Zadrima dhe Vanina Çala, përveçse i bashkon pasioni për këngën janë praktikisht dy çifte të dashuruar që kanë lidhur kurorë.

Por jo vetëm kaq, Marsel dhe Frensi Zadrima janë vëllezër, ndërsa Entela me Vaninën janë kunata. Ky grup muzikor është krijuar që në nisje të historisë së dashurisë së çifteve me njëri-tjetrin, 15 vite më parë. Përveçse argëtojnë me atmosferën që krijojnë me këngë 100% shqiptare, ata kanë realizuar deri më tani edhe dy këngë të suksesshme për publikun shqiptar. “A isha dashnia” bashkëpunim me Sabri Fejzullahun dhe “Koka ty ta boni”, bashkëpunim me këngëtaren Artiola Toska.

Kënga është pasioni i tyre pasi të katërt kanë pasione të ndryshme. Sot grupi “Magic 4” ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të treguar më shumë rreth pasionit të tyre për muzikën.

“Për ne ishte hera e parë që merrnim pjesë tek Maratona e Këngës dhe u impenjuam vërtetë. Kjo eksperiencë na bëri ne të kuptojmë edhe më shumë që ishim kaq shumë grup me njëri-tjetrin, ndoshta edhe ngaqë jemi familje dhe kemi shumë vite që punojmë me njëri-tjetrin. Jemi ndjerë shumë mirë në këtë eksperiencë dhe kemi spikatur për shkak të veshjes, mënyrës se si interpretonim”, tregoi Vanina Çala.

“Ne jemi grup i formuar në moshë adulte dhe lidhja familjare e bën edhe më rezistent grupin. Fakti që këndojmë të katërt ka qenë rastësi”, u shpreh Entela Zadrima.

“Unë kam qenë rreth 30 vjeç kur kuptova se merrja vesh nga muzika, më pas ndodhi kjo që ndodhi. “Magic 4” nga një rastësi u bë dëshirë e madhe e njerëzve. Gjithçka nisi kur ne shkonim si klientë diku për të kënduar. Në një moment ndodhi një thyerje mes nesh dhe vendit ku shkonim dhe aty thashë do hapim tonën”, tha Marsel Zadrima./tvklan.al

Dj Vicky (Vik Kraja) – Kengëtarë

Ai është padyshim një nga Dj më të njohur dhe më të kërkuar dhe prej shumë vitesh është pjesë e industrisë së muzikës. Dj Vicky bën pjesë në labelin Threedots dhe është i njohur për atmosferën energjike që krijon kudo që merr pjesë. I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nën drejtimin e Rudina Magjistarit, Dj ka folur për shkëputjen e tij nga muzika, por edhe detaje të tjera interesante.

U mendua se vendimi i tij për t’u larguar nga muzika ishte përfundimtar, por nuk është aspak kështu, sepse jo vetëm që do të jetë pjesë e industrisë së muzikës, por tani do vijë edhe me diçka të re, një projekt të ri që do vijë si një ndërthurje mes muzikës dhe artit.

Do vazhdoj të jem pjesë e industrisë së muzikës, por jo vetëm të muzikës. Unë profesionin tim parësor e kam dizanjer, jam edhe drejtor kreativ tek një agjenci e madhe ndërkombëtare, që është edhe në Shqipëri, e marketingut. Do mundohem të bëj një fuzion midis artit, dizajnit dhe muzikës që të paktën njerëzit të mund të kenë diçka për të thënë në fund të natës. Shohin artin dhe shijojnë pijet, muzikën. Të krijoj vërtet diçka që quhet argëtim, sepse kështu siç është bërë industria nuk më pëlqen më. Më mirë marr një risk, bëj diçka më rrallë, por për mua si Vicky është më e rëndësishme të ndihem i plotësuar dhe njerëzit që unë do i ftoj dhe njerëzit që mendojnë që ia vlen të bëjmë këtë festën të jenë pjesë dhe të kënaqen”, shprehet Dj i njohur.

Ai tha më tej se projekti më i fundit do të jetë në 31 Tetor./tvklan.al