Ingrit Gjoni – Këngëtare

E ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë këngëtarja e suksesshme dhe e dashur për publikun, Ingrit Gjoni. Pak ditë më parë, Ingrit ka publikuar klipin e radhës, këtë herë në bashkëpunim me një këngëtar nga Rumania. Kënga titullohet “Lumja unë” dhe shoqërohet me një videoklip mjaft të veçantë. Në studio, këngëtarja ka folur për prapaskenat e këngës së re, por edhe detaje të tjera nga jeta e saj.

Produksioni i saj i ri muzikor, në bashkëpunim me Cristi Mega është në gjuhën rumune dhe në gjuhën shqipe.

Ingrit Gjoni: Meqë këngët e mia kanë marrë këtë rrjedhë, pak nga folku kisha dëshirë ta bëja me një këngëtar rumun, sepse ata e kanë atë lloj muzike që mua më pëlqente. Në fakt, nuk është se e kam kontaktuar vetë, studio ku unë punoj, kompozitori im e ka bërë këtë lloj marrëveshje. Nuk është se kemi një miqësi shumë të ngushtë, e kam takuar Cristin për rreth 3 orë, gjatë kohës që xhironim.

Rudina Magjistari: Aty jeni takuar për herë të parë, domethënë?

Ingrit Gjoni: Aty jemi takuar për herë të parë.

Rudina Magjistari: Pra secili e ka punuar këngën në studiot e veta?

Ingrit Gjoni: Ai e ka kënduar në Rumani, pastaj ne nuk na pëlqeu diçka. Ne donim perfeksion akoma më shumë dhe zgjodhëm ta bëjmë këtu dhe anën vokale të atij.

Rudina Magjistari: Kështu që janë studiot që kanë bashkëpunuar më shumë me njëra-tjetrën.

Ingrit Gjoni: Po! E kishte kohën të limituar, xhiruam dhe njëkohësisht bëmë edhe audion e zërit për një ditë.

Klipi është xhiruar në jug të Shqipërisë, ndërsa pjesa më e veçantë e tij është realizuar në Kriporet e Nartës, të cilat në këtë periudhë të vitit e kanë të theksuar më shumë se kurrë ngjyrën rozë që krijohet pas tharjes së ujit. Pjesë e klipit janë edhe miqtë e Ingritit, ndër to Xhani Demnika dhe Genta Gjalpi.

Doja një risi të re. Duke qenë se kam nja 42 klipe, mos gabohem, i kemi bërë e stërbërë dhe i bie të përsërisnim veten. Vendi ishte gjetje dhe një fat, sepse uji rozë nuk qëndron më shumë se 2-3 orë. Një detaj i bukur është që u bëra shumë pishman që kisha marrë çarçafët rozë, sepse thashë unë ambienti do jetë i bardhë, se kështu ma kishin shpjeguar bashkëpuntorët e mi, doja diçka shumë të veçantë. Më ndihmoi dhe fati atë ditë që ishte rozë dhe më kombinoi me çarçafët. Jam surprizuar, isha përgatitur për diçka tjetër. Unë vetë kur e pashë vendin u mallëngjeva, thashë: Çfarë është ky vend kaq i bukur. Nuk do ta besojnë njerëzit se është reale dhe i kërkoj me shumë dashuri kameramanit tim, i them: Të lutem të bëj një ecje unë, por e provova, u përcëllova”.

Gjatë verës, këngëtarja ka realizuar një tatuazh në krahun e majtë, ku imazh kryesor është vetë ajo.

Është interesante se kur je përballë një sipërfaqeje të tillë, ti mendon çfarë duhet të bësh. Sigurisht që gjëja më e shtrenjtë dhe më e madhe e botës është çuni. Por më shpjeguan, që nuk është gjë e mirë të kesh fëmijën foto, edhe pse bota i ka këto gjëra nuk është si ne. Dhe thashë çfarë do bëj? Shikoj bashkë me Olsin, tatu dhe vendosa të bëj një zotëri që ecën dhe portretin tim. I kam pasur gjithmonë dëshirë, por nuk merrja guximin. Familjarët e mi më thoshin mos u zhgaravit. Tani unë e bëra dhe meqë motrat më thanë mos u zhgaravit, unë do bëj dhe ato të dyja”./tvklan.al

Kujtim Prodani – Kantautor

Kujtim Prodani është një kantautor shumë i njohur, i cili gjatë këtyre 30 vite në muzikë është prezantuar pranë publikut me krijime mjaft të veçanta, nga më të ndryshmet. E kemi parë të marrë pjesë në festivale të ndryshme, ku gjithmonë ka dalluar me tekstet e tij.  

Së fundmi, ai do të vijë me një koncert në Teatrin Eksperimental, të quajtur “I am from Tirana”.  I ftuar në programin Rudina në Tv Klan nën drejtimin e moderatores Rudina Magjistari, Prodani ka ndarë detaje rreth koncertit dhe këngës, të cilën ia ka lënë të shkruar babai i tij, kompozitori i madh, Agim Prodani. 

Festivali “I am from Tirana”, do të jepet në datat 6 dhe 7 Nëntor në orën 20:00 në Teatrin Kombëtar Ekperimental “Ar turbina”. Të ftuar do të jenë tre këngetarët e njohur Eranda Libohova, Elton Deda dhe Ardian Trebicka. Ndërsa si kitarist është Ergys Turku.

Jam nervoz se është përgjegjësi e madhe. Është një format ndryshe, një format që me sa informacion unë kam, nuk para është realizuar në Shqipëri. Unë do jem i ulur në piano, madje një piano e kuqe, i shoqëruar nga kitaristi Ergys Turku, kitarë akustike. Kështu do jetë gjithë programi. Është një rrëfim artistik, që fillon në moshën 7-vjeçare dhe deri sot. Shoqëruar nga 20 këngë, këngët më të spikatura në këto 30 vite karrierë, të jetës sime. Kam kënaqësinë por edhe nderin të këndoj me Elton Dedën, Eranda Libohovën dhe natyrisht nuk mund të mungoj në evenimentet e mia, Ardian Trebicka. Janë duete, pra janë 3 të ftuarit e mi specialë, që do këndojnë këngët e mia bashkë me mua.

Këtë edicion të 58-të në Festivalin e RTSH-së, Kujtimi Prodani përfundoi krijimin e babait të tij, Agim Prodani, këngën “Xhelozia” dhe e paraqiti në konkurim, por organizatorët e festivalit e kanë kthyer mbrapsht. Këngëtari nuk dëshiroi të fliste mbi këtë temë, sipas tij ishte një çështje shumë e ndjeshme dhe personale, duke marrë parasysh edhe faktin që babai i tij ka 30 vjet që është ndarë nga jeta.

Melodinë e kisha në kokë. Gjatë këtyre 30 viteve në pianobare të ndryshme edhe në Europë unë e luaja, njerëzit dëgjonin dhe dhuronin një buzëqeshje, siç duket melodia ishte aq e brishtë dhe delikate se tërhiqte vëmendjen. Nuk e di pse e fshiva nga memoria, nuk e di si më ndodhi, nuk duhet ta kisha fshirë. Anitën duhet ta kisha ngjitur në skenë me këtë këngë, nuk gjeja tekstin. Dija përmendësh linjën melodike dhe mbaja mend vetëm vargun e parë, e kisha fshirë materialin fare. Para dy muajsh marr në telefon Pandi Laçon dhe i them: Pandi kam një melodi të Agimit, por nuk gjej tekstin, sikur ta dëgjosh njëherë dhe ndoshta të lind një ide. Me shumë kënaqësi tha, lemë një takim këto dy ditë se jam i zënë. Kërkoja një foto dhe e kthej shtëpinë përmbys dhe në vend të fotos, çfarë gjej…. gjej formatin A4 të zverdhur, tekstin e shkruar me dorën e Agimit. Thashë: Kujtim kjo është aktuale edhe sot… Kënga është punuar me shumë dashuri nga Saimir Çili”./tvklan.al

Donika Godaj – Drejtoreshë ekzekutive e organizatës joqeveritare të YËCA of Albania