Festojme se bashku ne pritje te vitit te ri 2021

Viti që po lëmë pas ndoshta ka qenë një ndër më të vështirët që të gjithë ne kemi përjetuar. Jeta jonë ndryshoi brenda 24 orëve dhe rutina nuk ishte më ajo e mëparshmja, duke u gjendur përball një normaliteti të ri. 

Gjithsesi në këto orë të fundit ne i kemi sytë drejt 2021. Jemi para një viti të panjohur por le të shpresojmë dhe të urojmë që ky vit të jetë i mbarë, të jetë i bardhë dhe të kemi shëndet. Askush prej nesh nuk mund të shkojë mbrapa, por le të kemi një fillim të mbarë dhe ta bëjmë atë sa më të suksesshëm.

Sot program ynë do të jetë edhe më special nëpërmjet një bisede mes miqve për të përçuar sa më shumë emocione, muzikë e hare në familjet tuaja.