Leksione aktrimi per femijet, Marjana Kondi flet per angazhimin e ri.

Shumë fëmijë që në moshë të vogël zgjedhin të ndjekin talentet e tyre në fusha të ndryshme të artit. Edhe shumë prej prindërve të ditëve të sotme i inkurajojnë fëmijët që në vegjëli që të ndjekin pasionet e tyre. Sot do të flasim me aktoren e njohur Marjana Kondi si dhe disa fëmijë, të cilët I kushtojnë shumë rëndësi kësaj pjesë madje prej disa kohësh Marjana Kondi i është dedikuar leksioneve të aktrimit për aktorët e ardhshëm. (bëjnë kurse pranë qendrës “TEN”)

“Shkon mire me mesim ti? He si je ti, nxenes i mire?”/ Pyetjet qe nuk duhet t’ia beni femijeve.

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë në një lidhje me Skype pediatre Lira Gjika. Ajo shpesh jep këshilla se si të sillen njerëzit me fëmijët, të jenë prindër më të mirë dhe të rrisin fëmijë të suksesshëm dhe me besim në vetvete. Janë prindërit, sipas Gjikës, të cilët modelojnë heshturazi fëmijën, njeriun e rritur të së ardhmes i cili nuk do të jetë peng i dyshimit dhe i pasigurisë.

Sot në studio është folur për një prej këshillave të fundit që Lira Gjika ka ndarë me publikun, në lidhje me reagimin që duhet të kemi kur fëmijës tonë i bëhen pyetje në lidhje me shkollën dhe ecurinë e tyre. 

Rudina Magjistari: Kur jemi në këtë situatë është prindi, fëmija dhe takojnë një të njohur rrugës. Ai fillon dhe pyet fëmijën që a je mirë me mësime, a je djalë i mbarë, vajzë e mbarë dhe prindi në pjesën më të madhe të rasteve kthehet nga fëmija dhe ushtron të njëjtin persion që ushtron edhe personi që sapo ka takuar, duke pritur që fëmija të përgjigjet. Ju thoni që kjo është një sjellje e gabuar e prindërve, çfarë duhet të bëjmë?

Lira Gjika: E vret sigurinë tek vetja, pra ndihet i braktisur nga prindërit dhe e dyta, i vret atë kënqësinë e të mësuarit. Fëmija ka kënaqësi të mësojë gjëra të reja, por për fat të keq me këto ndërhyrjet tona nuk i bëjmë shkollën të bukur që fëmija të shkojë me atë që do mësojë një gjë të re. Asnjëri nuk e pyet fëmijën se çfarë gjë të re mësove sot në shkollë dhe asnjëherë nuk i thonë fëmijës e shikon sa punë të bukur ke bërë, kur hyre në shkollë nuk dije asnjë gërmë dhe tani i di gjithë gërmat.

Rudina Magjistari: Pra edhe një herë kur kemi takuar një njeri-tjetër dhe vendos fëmijën para një presioni, ju sugjeroni që prindi në atë moment duhet të ndërhyjë, të mos e lejë fëmijën të kthejë përgjigje.

Lira Gjika: Ti vendosë dorën në sup dhe t’i thotë që fëmija im më nderon, është i zoti dhe mëson çdo ditë gjëra të reja. Duke i vënë dorën në sup i tregon që ai të mos ketë frikë, është me mamin, me babin, gjyshen apo gjyshin. Ne këto gjëra të buta, fine, kemi vështirë t’i bëjmë.

Rudina Magjistari: Çfarë pyetje duhet t’i drejtojë një i rritur një fëmije 6-vjeçar dhe çfarë pyetje duhet të përjashtojë?

Lira Gjika: E mira është që atë pyetjen pse të mos e përdorin kurrë më, e dyta ta pyesin fëmijën duke i treguar “unë kur kam qenë në shkollë kisha frikë, po ti ke frikë?”, etj. Ti tregojë kështu gjëra të vogla që janë shumë të rëndësishme që fëmija të thotë nuk më ndodhin vetëm mua këto gjëra por të gjithve. Ndërsa fjala e prindit për të është absolute, është gati sikur ta ka thënë Zoti, fëmija mendon që prindi di çdo gjë, është Zoti  në tokë për të, ai që e mbron, e mëson dhe që është me të çdo moment. /tvklan.al

Kush eshte “Tjetra”? Xheisara prezanton videoklipin e ri.

Në emsionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë këngëtarja e njohur Xheisara. Ajo është një këngëtare e re, por shumë premtuese në fushën e muzikës, ka marrë pjesë në një sërë kompeticionet muzikore dhe vetëm pak ditë më parë ka publikuar klipin e saj më të fundit me titull “Tjetra”. Xheisara gjatë intervistës ka treguar se kur filloi të merrej me muzikë nuk e ka ditur askush nga familja dhe në “X Factor” ka ardhur pa i treguar prindërve. Në atë kohë këngëtarja jetontë në Burrel dhe mamaja e saj nuk e besonte se e bija dinte të këndonte për këtë arsye nuk i kishte kushtuar rëndësi dëshirës apo pasionit të saj.

Rudina Magjistari: Është e vërtetë që ti kur ke nisur të merresh me muzikë prindërit e tu nuk e kanë ditur?

Xheisara: Unë vija nga Burreli që merrja pjesë në “X Factor”, kam qenë 15 vjeç, unë i thoja mamit  kur shikoja “X Factor” dhe i thoja mamit një ditë do jem unë atje dhe unë do të fitoj. Dhe mami më thoshte ti do fitosh? Ti ik lësho lopët atje në fshat, s’je ti për të dalë në televizor.

Rudina Magjistri: Pse ta thoshte mami këtë?

Xheisara: Sepse mami nuk besonte që unë vërtet dija të këndoja sepse thoshte ku do dalësh ti me talent. Ne jetonim në qytet por shkonim çdo fundjavë fshatin e babait dhe mami për t’u tallur me mua ti mund të këndosh kur të lëshosh lopët. Pastaj një ditë të bukur unë pashë që po bëheshin kompeticionet e “X Factor” dhe i them mamit më duhen 10 mijë Lekë se më duhen në shkollë kam një projekt për të bërë. Ma jep mami 10 mijë lekëshin, paguaj furgonin, vij në Tiranë, hip autobuzin, vij në Klan, marr pjesë, fitoj, më thonë që duhet të vish 4 ditë të tjera, të 4-ta herët me 10 mijë Lekë borxh dhe një ditë të bukur isha në divan dhe e dija se kur do dilja dhe po shikoja emisionin. Dal unë dhe mami që po shikonte televizorin, më shikon mua dhe më thotë ku je t’i aty dhe i thashë eh dola një ditë dhe lëshova lopët. Që prej asaj dite mami nuk më pengoi kurrë më.  /tvklan.al