#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Jemi në 31 tetor në atmosferën e Festës së Halloween, siç e shikoni studioja jonë është transformuar fal miqëve tanë të GERALDINA SPOSA, duke na sjellë atmosferën e kësaj feste të frikshme, argëtuese që çdo vit e më tepër po bëhet pjesë e traditës sonë moderne, duke u bërë gjithnjë e më familjare për të gjithë ne.
Festa e Halloween-it është një ngjarje që shkon përtej simbolikës së saj, duke ofruar një mundësi për t’u shijuar dhe festuar. Kjo ditë është e njohur për kostumet e saj të çuditshme dhe krijuese, që shpesh reflektojnë imagjinatën e pafund të njerëzve. Një atmosferë e gjallë krijohet përmes festimeve, dekorimeve dhe aktiviteteve të ndryshme. Ndërsa njerëzit shijojnë ëmbëlsirat dhe ndihmojnë në krijimin e atmosferës, ata gjithashtu festojnë lirinë për të shprehur veten me kostume nga më të ndryshmet dhe ccuditshme…
Edhe ne sot në studio do të sjellim disa ide kostmesh me të ftuarit tanë, por jo vetëm sepse për
ta kemi përgatitur edhe disa ëmbëlsira të frikshme nga pastiçeri REKA.
Të ftuar: Helena Halilaj, Xhani Demika, Valbona Miekley, Edlina Losha, Elidon Alika
Nga Joker tek Zonja Bovari/ Rudina dhe të ftuarit befasojnë me kostumet për Halloween
“Halloween party” në studio/ Si festohet në Shqipëri, kostumet më të preferuara
Kiço Londo ngjit në skenë në Tiranë “Agnesa e Zotit”/ Një dramë për të mos u humbur
Në këtë pjesë të emisionit do të flasim për një shfaqje të veçantë dhe të bukur që vjen këtë herë nga Teatri Shëtitës “Çajupi” nga regjisori i mirënjohur Kiço Londo. “Agnesa e Zotit” është vepra dramatike e shkrimtarit amerikan John Pielmeier, që do të ngjitet në Universitetin e Arteve në datat 5, 6, 7 nëntor, pas suksesit në Teatrin Skampa në Elbasan dhe Teatrin “Aleksandër Moisu” në Durrës. Kjo shfaqje vjen nën interpretimin e aktoreve të njohura Eni Jani, Laura Nezha dhe Violeta Trebicka. Bëhet fjalë për një nga veprat dramatike më të fuqishme dhe provokuese në historinë e artit skenik, pasi trajton tema si besimi, sakrifica dhe fuqia e dashurisë. Por për të zbuluar më shumë rreth shfaqjes dhe mbi mesazhet dhe simbolikën e kësaj vepre ne do të kemi sot të ftuar në studio, vetë regjisorin e shfaqjes, Kiço Londo.
/tvklan.al