Nje balade per dashurine e humbur/ Çfare e frymezoi Aurel Thellimin.

Këngëtari Aurel Thëllimi ka qenë i ftuari i pasdites së kësaj të marte në emisionin “Rudina” në TV Klan.

Ai ka folur për pjesëmarrjen në Kënga Magjike me këngën e titulluar “Fjalët”, me të cilën do të konkurojë.

Aureli ka shpjeguar edhe kuptimin e titullit të kësaj kënge, ndërsa jep edhe një mesazh.

“Të thuash vetëm fjalë të mira në këtë botë, e cila është shumë e shkurtër dhe kalimtare, kjo është gjëja më e rëndësishme. Unë jam rritur në Shqipëri dhe me mentalitetin tonë, gjithmonë fjala ka ndikuar edhe në lidhjen e dashurisë. Gjithmonë kemi ndikuar negativisht duke thënë një mendim në një vend që s’na ka takuar. Duke menduar sot që jemi njerëz dhe emocioni është individual, fjala kuptohet në mënyrë individuale. Qëllimi i këngës time është që të themi fjalë të duhura në momente të duhura për të krijuar një jetë të bukur. Është një këngë që është ndërtuar bukur. E falenderoj Mario Bregun për këtë material, ai është kompozitori. E kemi bërë të dy këngën, teksti është i shkruar nga unë. Momenti kur kam thënë ‘askush s’na pa dhe foli’, në Shqipëri gjithçka flet në heshtje. Kam dashur të them një mesazh që dua ta ripërsëris. Sa më mirë të flasim aq jetë më të mirë bëjmë ne dhe njerëzit që na rrethojnë”, u shpreh këngëtari./tvklan.al

Filmat vizatimore qe demtojne femijet dhe çfare duhet te bejne prinderit.

Shumë filma vizatimorë të cilët na janë dukur edukativë, rezulton se janë të dëmshëm në edukimin e fëmijëve, duke bërë që tek ata të shfaqen shenja dhune dhe agresiviteti.

E ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan, psikologia Aljona Aliajdaraj ka përmendur disa filma vizatimorë të cilët kanë efekte negative tek të vegjëlit.

Madje ajo thekson se fiksimi pas këtyre filmave të animuar mund të çojë në autizëm virtual.

“Fëmijët kur shohin lëvizje dhe ngjyra tërheq vëmendje dhe bën që të fokusohen. Në momentin që ndodh fokusimi dhe fëmija është nën moshën 2 vjeç, moshë në të cilën kategorikisht nuk lejohet të shohi filma vizatimorë apo ekrane telefonash, mund të ndodhë që mos përgjigjet kur e thërret apo nuk reagon. Flasim për një autizëm virtual që nuk është autizmi klasik, por është një autizëm që është formuar falë kukullave”, shpjegon ajo.

Shumë prej filmave vizatimorë ndërtojnë stereotipe të gabuara dhe përmbajnë mesazhe të dëmshme për fëmijët, madje nga muaji Tetor i vitit që lamë pas, Disney ka zgjedhur të ndalojë disa filma të animuar për më të vegjlit se 7 vjeç./tvklan.al