Greta Koçi – Këngëtare

Greta Koçi, datëlindja 26 shtator 1991. Është me origjinë nga Shkodra, por siç shkruhet online, ka lindur në Kuçovë teksa prindërit e saj ishin për një vizitë tek gjyshërit e këngëtares.

Së fundmi ka nxjerrë disa këngë që kanë rezultuar suksese. ‘Për ty po pi’, para 3 muajsh, ‘Jeta ime’ para 8 muajsh (bashkëpunim me Dani) dhe ‘E kuqe’ para 11 muajsh. ‘Lum Kush m’ka’ është kënga e re, të cilën e ka publikuar me 29 shkurt, një këngë me motive tradicionale.

Pëllumb Pipero – Mjek Infeksionist në QSUT

Koronavirusi numëron tashmë mbi 3 mijë viktima në gjithë globin dhe mbi 92 mijë të infektuar. Me ritme të shpejta, koronavirusi ka nisur të përhapet në gjithë globin, duke prekur më shumë se 60 vende të botës, ndërsa numri i rasteve të shëruara është 48 mijë. Në Shqipëri janë testuar 36 persona nga ku të gjithë kanë rezultuar negativ.

Në Itali rezultojnë të infektuar 2 mijë persona ndërsa 79 persona kanë ndërruar jetë. Masat që duhet të marrim janë larja e duarve me ujë dhe sapun ose disifektimi i tyre me alkool, kur të kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre, duhet të mënjanojmë kontaktet me njërëz që janë më kollë ose temperaturë, të përdorim maskë dhe doreza.

Ekspertët e ekonomisë përllogarisin 5 triliardë dollarë humbje në tregjet globale për shkak të koronavirusit.

Albatrit Muqiqi – Këngëtar

Albatriti Muqiqi ka nisur të këndojë që fëmijë. Ka mërrë pjesë në Gjeniu i Vogël.  Ndërsa studimet i ka mbaruar në degën e biznesit. Albatriti është djali i këngëtarëve Merita Spahiu dhe Nysret Muqiqit.

Albatriti ka realizaur shumë këngë, ndër të tjera edhe dy këngë në bashkëpunim me Flor Mumajesin me titull “Tequila Vava” Ndërsa në vitin 2017 ka sjellë bashkëpunim me Genta Ismajli “Po du met pa”. “Fotografia”, është kënga e fundit e Albatritit me 23 nëntor.

Albatriti është i martuar me Egzonën dhe kanë tre fëmijë, fy fëmijë binjakë, djalë dhe vajzë Erald dhe Elia. Si dhe një vajzë tjetër të quajtur Amelia.