#rudinamagjistari , një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Në studio: Artenisa Ozaj, Blerim Nikeziq, Enkelejda Brahimi, Xhesjana Brahimi
Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare regjisori Kristaq Mitro
Artenisa Ozaj/ Rikthimi në Tv dhe intervista 2+3: Miqësia e prishur prej biznesit
Artenisa Ozaj: Ju prezantoj tre momentet më të lumtura të jetës sime
E ftuar në “Rudina” në Tv Klan për një intervistë rreth jetës së saj, Artenisa Ozaj ka ndarë momentet më të bukura të jetës së saj. Tre ngjarjet që sipërmarrësja ka zgjedhur i kanë dhënë asaj mundësinë që të quhet bashkëshorte, teze e nënë.
Artenisa Ozaj: Të gjithë e dimë që i pari është lindja e një fëmije. Lindja e Abit është momenti më i bukur i jetës time, dasma dhe ardhja në jetë e nipit. Nipi ishte fëmija i parë që vinte në jetë në familjen tonë.
Rudina Magjistari: Pra ti përpara se të bëheshe mama je bërë teze?
Artenisa Ozaj: Ekzakt. Nuk mendoja ndonjëherë në jetën time që unë do të doja një njeri aq shumë sa kam dashur nipin tim.
Rudina Magjistari: Pse thua “kam dashur?”
Artenisa Ozaj: Por sigurisht që e dua akoma.
Rudina Magjistari: Ndryshojnë gjërat kur je bërë vetë pastaj?
Artenisa Ozaj: Këtë doja të thoja. Para se të lindte Abi, mendoja që dashuria më e madhe që mund të ekzistonte rreth botës ishte vetëm e Aron. Dhe sigurisht në momentin që lindi Abi më pas, le të themi dashuria u shpërnda pak, mund të them që i kam të dy njësoj.
Rudina Magjistari: Secili ka vendin e tij.
Artenisa Ozaj: Po sigurisht. Madje herë pas here, Aron tani është 11 vjeç dhe më thotë “teze, po pse na e bëre këtë Abin? Ç’deshe që na e solle në jetë?”
Bashkëshorti nuk ishte i pranishëm në lindjen e vajzës në SHBA, Artenisa: I dërgoja foto duke qarë
Në historinë e dytë të vështirë që Artenisa Ozaj rrëfen për rubrikën “2+3” nga “Rudina” në Tv Klan, është lindja e vajzës Abigail në SHBA. Bashkëshorti i saj nuk mundi të ishte prezent në momentin e ardhjes së saj në jetë për shkak se nuk kishte mundur të siguronte vizën në ambasadë.
Artenisa Ozaj: Kur unë kam lindur Abin, Olsi nuk pati mundësi të ishte prezent.
Rudina Magjistari: Dhe si ka ndodhur?
Artenisa Ozaj: Unë normalisht, e dimë të gjithë që vajta për ta lindur Abin në Amerikë dhe Olsi nuk arriti dot të merrte vizën. Unë isha tërësisht vetëm.
Rudina Magjistari: Vetëm fare?
Artenisa Ozaj: Jo vetëm fare, me njerëzit e mi dhe sigurisht të Olsit, por Olsi nuk ishte.
Rudina Magjistari: Kur thua njerëzit e tu, të afërmit fare?
Artenisa Ozaj: Jo, jo. Nuk kisha ata që unë doja, por sigurisht ajo që ishte më e rëndësishme ishte Olsi, ti e di shumë mirë sa shumë e rëndësishme është, ndoshta jo të jetë brenda në sallë, por të jetë pas dere. Mendoj që kjo ka qenë një nga gjërat që do kisha dashur shumë të ishte aty.
Rudina Magjistari: Si e kujton, ma trego pak si moment, momenti kur ai … Ishit këtu, të dy në Shqipëri kur ai nuk e mori dot vizën apo ai kishte shkuar dhe e prisje atje?
Artenisa Ozaj: Unë kisha vajtur dhe e prisja atje. Nga momenti në moment, kur do hynte në ambasadë etj, dhe ai përpiqej të shtynte ditët “më ka thënë ambasada pas një jave, më ka thënë pas dy javësh” sepse e dinte që unë do merrja vendimin dhe do kthehesha, por do ishte totalisht e pamundur të kthehesha sepse isha shumë e madhe, kisha kaluar mbi 8 muajshe, normalisht nuk i bënte mirë as mua, as bebit dhe ai përpiqej që të mos më tregonte sepse na bënte keq të dyjave. Derisa erdhi pika pastaj, me thënë të drejtën kur vajzat më kërkuan sot, unë nuk doja të sillja foto por kam dërguar shumë foto duke qarë por nuk doja që të sillja sepse çfarë mund të sillja, foto që unë i dërgoja Olsit që qaja.
Artenisa shton se gjatë lindjes ka komunikuar në një videotelefonatë me bashkëshortin dhe ai ka parë gjithçka. Vajzën ka mundur ta takojë për herë të parë në aeroport kur ajo ishte 1 muajshe e gjysmë.
Personazhi publik i mori projektin, sipërmarrësja: Biznesi prishi miqësinë tonë 20-vjeçare
Në rubrikën “2+3” nga “Rudina” në Tv Klan këtë herë është Artenisa Ozaj ajo që sjell historitë e saj. Një nga dy momentet e vështira që sipërmarrësja ka zgjedhur për të ndarë për herë të parë për publikun është thyerja e një miqësie 20-vjeçare. Ajo zbulon se bëhet fjalë për një personazh publik që sot ka një prej projekteve më të mëdha të Artenisës.
Artenisa Ozaj: Unë në fakt nuk e kam thënë ndonjëherë, është për herë të parë, sigurisht që po e them këtu, ashtu siç e the ti vetë. Jam zhgënjyer shumë nga një person, një shoqe fëmijërie për të cilën unë dhashë dhe bëra pafund. Nuk do më pëlqente të jepnim emra, mund të jap detaje por ndoshta emra nuk do të më pëlqente sepse nuk dua që…
Rudina Magjistari: Është një personazh publik?
Artenisa Ozaj: Është një personazh publik, pikërisht. Bëra pafundësisht shumë që të sistemoja disa gjëra nga jeta e saj, të rregulloja disa gjëra dhe në fund jo vetëm që nuk u shpërblye, por unë dola shumë e keqe, unë dola një person që përkundrazi, gjithë gjënë që kisha bërë nuk e kisha bërë për të mirën e saj dhe sot që flasim ajo ka një nga projektet e mia më të mëdha që unë kam bërë para 5 vjetësh, por është bërë diçka jo në mënyrë jo korrekte nga ana e saj dhe kjo ka qenë një nga zhgënjimet dhe periudhat që unë e kam përjetuar shumë keq sepse po flasim për një shoqe që unë kisha 20 vjet që e kisha shoqe.
Rudina Magjistari: Ka qenë një lidhje shumë e fortë dhe dhemb miqësia kur thyhet, dhemb shumë.
Artenisa Ozaj: Pafund, por unë mendoj që kur futet biznesi në mes, aty pastaj ti e kupton se me kë ke të bësh, kupton se kë ke përballë. Sepse deri në momentin që jeni shoqe jeni çdo gjë shumë mirë dhe pastaj shikon që në një moment të caktuar nuk të konsideron më edhe pse ti bën maksimumin për të.
Rudina Magjistari: I bie që miqësia s’ka qenë e ndërsjelltë dhe besimi e ndjenja jo reciproke.
Artenisa Ozaj: 20 vite janë shumë dhe kjo është gjëja që realisht më ka vrarë dhe më ka lënë një shije shumë të keqe në jetën time./tvklan.al
Blerim Nikeziq, 23-vjeçari shqiptar i famshëm në TikTok nga Mali i Zi
Qirinjtë e festës së Pashkës/ Si t’i realizojmë vetë në shtëpi